• e shtunë, 14 dhjetor 2024

Mickoski e dënoi tentativën për atentat ndaj Trampit

Mickoski e dënoi tentativën për atentat ndaj Trampit

Shkup, 14 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski e ka dënuar tentativën për atentat ndaj ish-presidentit amerikan Donald Tramp në një tubim parazgjedhor në Batler të Pensilvanisë.

"Në këto momente trishtimi, tronditjeje dhe shqetësimi të popullit amerikan, si president i Qeverisë, shpreh dënimin më të lartë për tentativën frikacake për të vrarë presidentin Donald Tramp. Në të njëjtën kohë, presidentit Tramp dhe qytetarëve të lënduar ju uroj shërim të shpejtë. Mendimet dhe lutjet tona janë me presidentin Tramp, familjen e tij dhe popullin amerikan", theksoi Mickoski në një postim në Fejsbuk. mb/

Foto: FB i Mickoskit

QËNDRONI TË LIDHUR