• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: Duhet të bashkohemi nën të njëjtin flamur dhe të punojmë për të ardhmen e përbashkët

Mickoski: Duhet të bashkohemi nën të njëjtin flamur dhe të punojmë për të ardhmen e përbashkët

 Strugë, 24 maj 2024 (MIA)  - Qeveria e re do të promovojë dhe përfaqësojë unitet dhe bashkim të potencialit krijues dhe progresiv. Duhet të bashkohemi nën të njëjtin flamur, nën të njëjtin qiell dhe të punojmë për të ardhmen e përbashkët, porositi sot nga Struga lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski gjatë tribunës "Shën Kirili dhe Metodi, shtylla e ekzistencës!".

Nevoja për një jetë më të mirë dhe për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët, theksoi është ajo që do të përkushtohet në punën e tij, duke nënvizuar se mbështetja e madhe nga qytetarët, do të thotë edhe një përgjegjësi e madhe të dalin para tyre dhe të tregojnë se si janë gjërat realisht, pa zbukurime, por dhe të japin rezultate të shpejta. 

 "Po vjen një kapitull i ri, ku shteti i kthehet popullit, dhe Maqedonia duhet të ketë rezultate dhe forcë për fitore të mëdha. Kapitulli i ri bazohet në përgjegjësi, moral dhe vlera të cilat janë kredo detyruese që duhet të respektohet. Së shpejti do të kemi një qeveri të re. Por, formimi i qeverisë është hapi i lehtë, sepse hapat e mëdhenj duhet të jenë rezultatet që duhet t'i japim. Shumë prej jush këtu shihen në pozicione, funksione dhe vende të ndryshme, por për mua nuk përfaqësonte një biletë për një jetë të mirë, por një detyrim me përgjegjësi të madhe ndaj atij që e jep këtë pushtet,  që është populli. Jini të vetëdijshëm se çdo mosplotësim i juaj do të jetë zhgënjim për popullin dhe njerëzve të cilëve ua shtrënguam pëllëmbët në betejën tonë shumëvjeçare për t'i dhënë fund kësaj qeverisje", theksoi Mickoski në forumin e organizuar nga VMRO-DPMNE për nder të Shenjtorëve Kirili dhe Metodi.

 Funksionarët e ardhshëm i porositi që në ditën e parë të punojnë në mënyrë të pakursyeshme, të zgjidhin sa më shumë probleme dhe të jenë ndryshimi që mund dhe duhet të shihet që në orën e parë.

Vlerësoi se betimi i presidentes së shtetit ka tërhequr vëmendjen e të gjithë publikut grek dhe evropian, ndërsa, siç theksoi, pritja jonë joparimore në sallën e pritjes para Bashkimit Evropian për më shumë se dy dekada e gjysmë, me shumë çmimet të larta të paguara për hyrje, në asnjë mënyrë nuk komentohet as është objekt i interesit. 

 

"Jam i vetëdijshëm edhe për dobësitë objektive në potencialin e institucioneve, në prani të korrupsionit dhe paaftësisë akute për rezultate të e qeverisë në largim, por Maqedonia po paguan një çmim të lartë për shkak të bllokadave të fqinjëve të saj, edhe pse e ndajmë dhe meritojmë ëndrrën e përbashkët evropiane, që është qëllimi ynë i përbashkët. Në atë pritje të vazhdueshme, humbet dinjiteti ynë. Gjithashtu goditet edhe vetëbesimi dhe vetëvendosja jonë kolektive", tha Mickoski.

Para të pranishmëve tha se nuk heq dorë nga ëndrra evropiane, sepse, siç theksoi, edhe Maqedonia është Evropë dhe ka të drejtë të anëtarësohet në Union.

 Qëllimi i tij, theksoi është tejkalimi i të gjitha ndarjeve, mposhtjes së urrejtjes dhe përgjegjësisë absolute dhe joselektive.

Historinë,  sipas tij, do ta ruajmë vetëm nëse vazhdojmë veprën e Shën Kirilit dhe Metodit, vetëm nëse ne vetë krijojmë shanse dhe luftojmë për unitet të pathyeshëm, të veprojmë si një, të gjithë të bashkuar si një.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR