Mickoski drejtuar Petrovskës: Në fund të procesit do të ketë një rezolutë që do t'i ngjajë asaj të SHBA-së dhe që të gjithë do ta mbështesin
- Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e deputetes Sllavjkanka Petrovska nga LSDM-ja për votimin e rezolutës për Ukrainën, tha se vende anëtare të BE-së nuk kanë pasur një qëndrim të përbashkët dhe ishte logjike që të mbështetet rezoluta e SHBA. Mickoski pyeti nga foltorja e Kuvendit pyeti nëse kanë qenë kundër, pse vendet anëtare të BE-së nuk kanë votuar kështu në Këshillin e Sigurimit të KB-së.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:26, 27 shkurt, 2025

Shkup, 27 shkurt 2025 (MIA) - Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e deputetes Sllavjkanka Petrovska nga LSDM-ja për votimin e rezolutës për Ukrainën, tha se vende anëtare të BE-së nuk kanë pasur një qëndrim të përbashkët dhe ishte logjike që të mbështetet rezoluta e SHBA. Mickoski pyeti nga foltorja e Kuvendit pyeti nëse kanë qenë kundër, pse vendet anëtare të BE-së nuk kanë votuar kështu në Këshillin e Sigurimit të KB-së.
"Vendimi ishte i tillë, sepse kishim zgjedhjen ose të rreshtoheshim ndër të parët së bashku me partnerin tonë strategjik SHBA-në, ose të mbështesnim qëndrimin e përbashkët të Bashkimit Evropian. Kur pamë se në Bashkimin Evropian nuk kishte një qëndrim të përbashkët për rezolutën, atëherë ishte logjike të mbështesnim rezolutën e propozuar nga SHBA-ja", deklaroi kryeministri Mickoski.
Siç tha në Këshillin e Sigurimit ka vende anëtare të përhershme dhe vende anëtare që ndryshojnë.
"Pyetja është pse ato vende anëtare, të përhershme apo të përkohshme, që janë pjesë e BE-së, nuk e bllokuan miratimin e rezolutës së SHBA-së?! Pse nuk votuan kundër?", tha Mickoski.
Të njëjtat vende në periudhën e ardhshme do të vizitojnë Uashingtonin me qëllim arritjen e një paqeje të qëndrueshme.
"Në fund të atij procesi do të ketë rezolutë që do t’i ngjajë asaj të Amerikës, rezolutë për të cilën ne si shtet jemi bashkësponsorë dhe që do të mbështetet nga të gjithë" konsideron kryeministri.
Maqedonia, në koordinim të plotë me SHBA-në, përsëriri Mickoski votoi e përmbajtur për rezolutën e ndryshuar që më parë kishte kaluar në Këshillin e Sigurisë.
"Shoh që sot e gjithë bota flet për paqen në Ukrainë. Nëse flasim për paqen në Ukrainë dhe nuk kemi standarde të dyfishta, atëherë të punojmë për paqen. Si arrihet paqja? Ulet, bisedohet dhe negociohet. Shpallet armëpushimi nga të dyja palët dhe ulet në tryezën e bisedimeve. Kjo është mënyra për të arritur paqen dhe duhet të diskutohet deri në momentin kur paqja të arrihet. Me veprime ushtarake në terren, me viktima dhe të zhvendosur, nuk arrihet paqe. Pikërisht për këtë flet rezoluta e SHBA-së", tha Mickoski.
Shihni se çfarë do të ndodhë për disa muaj, shtoi ai duke theksuar nëse unë gaboj, jam i gatshëm të kërkoj falje.
"Por nëse ndodh ashtu siç po ju them, atëherë do të duhet një konferencë e re për shtyp nga kryetari juaj, vetëm këtë herë mos e "lani", tregojini realisht gjërat dhe të kërkoni falje", i tha Mickoski deputetes së LSDM-së, Sllavjanka Petrovskës.
Kërkoi nga ajo të vijë në seancën e ardhshme gjyqësore lidhur me pretendimet për djalin e tij sepse ajo nuk erdhi javën e kaluar.
"Ju lutem herën tjetër mos u justifikoni se arsyeja është Parlamenti, keni detyrime këtu etj, ju paraqitët pretendime në opinion, duke sulmuar fëmijën tim", tha ai.
Petrovska, ndërkaq, tha se për Mickoski ka gabuar për gjykimin sepse nuk ka të bëjë me të.
Foto: Printskrin