• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski drejtuar Filipçes: Thuaj publikisht çka mendon për mentorin dhe gurunë tënd nga Strumica

Mickoski drejtuar Filipçes: Thuaj publikisht çka mendon për mentorin dhe gurunë tënd nga Strumica

Gostivar, 7 tetor 2025 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në tubimin e sotëm popullor në Gostivar në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025 me slogan "Zgjedhja e duhur! Njeriu yt! Vendi yt! Për të ardhmen tënde!" i bëri thirrje Venko Filipçes të tregojë publikisht çka mendon për mentorin fhe gurunë e tij nga Strumica. 

"Për shkak se turpërohet ta thotë, dhe për shkak se është hipokrit dhe thotë një gjë publikisht, ndërkohë që vepron, punon dhe bën plane të përbashkëta me të, i bëj thirrje Filipçes të thotë publikisht se çfarë mendon për mentorin dhe gurunë e tij, nëse ishte kryetar i mirë i Qeverisë dhe nëse bëri mirë për Maqedoninë. Natyrisht, nuk pres që ai të japë një përgjigje që të gjithë e njohim mirë si qytetarë. Prandaj, në këto zgjedhje çdo njeri ka një moment në jetë kur duhet të vendosë. Jo për politikën. Por për atë se kujt i beson, kë e njeh si të vetin. Kush është këtu kur është e vështirë, kush nuk fshihet kur duhet të përgjigjet, kush e njeh lagjen tënde, problemet e tua, luftën tënde", theksoi Mickoski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së ju bëri thirrje qytetarëve më 19 tetor të dalin dhe të votojnë për numrin 9 për të ardhme më të mirë dhe dinjitoze. 

"Është shumë e rëndësishme që të dilni në zgjedhje dhe të votoni. Maqedonia është e gatshme të ecë përpara! Nuk ka forcë më të madhe se njerëzit që besojnë, njerëzit që dinë çfarë duan dhe që e dinë se e ardhmja është në duart e tyre. Lufta jonë nuk është vetëm për një komunë, nuk është vetëm për një qytet. Lufta jonë është për çdo familje, për çdo fëmijë që dëshiron një shkollë më të mirë, për çdo të ri që dëshiron një punë dhe qëndron këtu, në shtëpi, në Maqedoni. Lufta jonë është për dinjitetin e çdo qytetari", theksoi Mickoski.

Bartësi i listës së anëtarëve të Këshillit të komunës Gostivar, nga koalicioni "Maqedonia jote", Martin Andonovski në fjalimin e tij para bashkëqytetarëve dha premtim se do të jetë në dispozicion, i hapur për bashkëpunim dhe zërin e çdonjërit që do të paraqitet me propozim, nismë ose nevojë. 

"Do të ndihmoj sa herë që të jetë e mundur dhe do të jem këtu për të gjithë ju. Dua të them se këto zgjedhje janë zgjedhje në të cilat duhet të vendosim nëse do të zgjedhim cilësinë, ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin, apo nëse do të mbetemi në një gjendje stagnimi dhe mosveprimi. Ne e dimë pse jemi këtu dhe e dimë interesat e kujt duhet të mbrojmë. Së bashku, me njeriun tuaj, për vendin tuaj, për të ardhmen tuaj, mund të bëjmë shumë më tepër. Kjo vjen nga një brez politikanësh që nuk kanë bagazhe dhe hije nga e kaluara. Ne vijmë para jush me ndërgjegje të pastër, me kokën lart, duke kërkuar besim që nuk do të tradhtohet kurrë", theksoi Andonovski.

Sipas tij, politikat e Qeverisë së kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja, sollën kthesë në raportin ndaj vetëqeverisjes lokale gjegjësisht pas disa viteve stagnim, përfundimisht pushteti qendror i mbështet komunat në realizimin e projekteve të rëndësishme. 

Andonovski ju bëri thirrje banorëve të Gostivarit që pa dallim të përkatësisë së tyre kombëtare ose fetare ta rrethojnë numrin 9, ta mbështesin listën e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit "Maqedonia e jote". 

Në tubimin në Gostivar foli edhe Dafina Stojanovska anëtare e KE të VMRO-DPMNE dhe deputete në Kuvend, duke theksuar se kur VMRO-DPMNE është në pushtet, përsëri fillon të ndërtojë nga themeli - aty ku të tjerët kanë lënë hi. 

Stojanoska foli edhe për kundërshtarët nga LSDM-ja dhe E majta. 

"Më është dashur ta them këtë për ta - që banorët e Gostivarit ta dinë se Dimçe nuk është patriot, por një mercenar që punon për agjendat e huaja. Ai punon për Aliun dhe një votë për Dimçen në Gostivar është një votë për Aliun", tha Stojanovska.

Foto: VMRO-DPMNE, MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR