• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski do ta fitojë mandatin një ditë para skadimit të afatit, përgatitje për ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive

Mickoski do ta fitojë mandatin një ditë para skadimit të afatit, përgatitje për ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive

Shkup, 5 qersor 2024 (MIA) - Një ditë para përfundimti të afatit përfundimtar pritet që presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska t'ia ndajë mandatin për formimin e Qeverisë së re kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoskit. Nga VMRO-DPMNE thonë se qeveria do të formohet konform afateve kushtetuese, ndërsa nga koalicionit "Vlen", me të cilin VMRO-DPMNE negocion, presin për tre deri në katër ditë të ketë marrëveshje përfundimtare.

Afati për dërgimin e mandatit përfudnon të premten më 7 qershor, pasi që fillojnë të rrjedhin njëzet ditët për formimin e Qeverisë.  

"Është e mundur edhe më herët të ndahet mandati. Varet nga situata. Kushtetuta thotë 10 ditë dhe pastaj 20 ditë që të përbëhet qeveria. Unë do t'i studiojë terminet", tha Siljanovska Davkova në përgjigje të pyetjes para fillimit të panel diskutimit "Bashkimi Evropian si sfidë dhe sfidat e Bashkimit Evropian: Evropa 74 vite pas Deklaratës së Shumanit".

Me siguri të enjten presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova do t'ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë së re kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, informojnë për M

Ndërkohë vazhdojnë negociatat mes VMRO-DPMNE-së, VLEN dhe ZNAMt për formimin e qeverisë së re. Ndonëse tashmë është bërë e ditur ndarja e dikastereve dhe jozyrtarisht përmenden emrat e ministrave të rinj, megjithatë ende nuk ka informacion zyrtar se kur do të finalizohet marrëveshja përfundimtare për formimin e qeverisë.

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski dje deklaroi se sipas pritshmërive të tij, qeveria e re mund të formohet pak më herët se afati, por se bisedimet ndërmjet VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM-it janë ende në vazhdim.

"Siç e dini, mandatari, gjegjësisht kryetari i VMRO-DPMNE-së ende nuk e ka marrë zyrtarisht mandatin, që do të thotë se afatet kushtetuese janë duke rrjedhur. Ajo që mund të them në këtë moment është se qeveria e re do të formohet sipas afateve kushtetuese", tha Mucnski, i cili në të njëjtën ngjarje mori pjesë me presidenten Siljanovska Davkova.

Sot në zyrat qendrore të koalicionit VLEN, është mbajtur takim mes përfaqësuesve të këtij koalicioni dhe të VMRO-DPMNE-së. 

Arben Taravari, i cili është pjesë e koalicionit VLEN, që negocion me VMRO-DPMNE-në për formimin e qeverisë së re dje deklaroi se është i sigurt se kjo qeveri do t'i fillojë bisedimet me Bashkimin Evropian, ndërsa në pyetjen nëse do të jetë ministër i vjetër i ri i Shëndetësisë, u përgjigj "sipas gjitha gjasave po".

Nëse nesër i jepet mandati Siljanovska Davkovës, më 25 qershor skadon afati prej 20 ditësh për formimin e qeverisë. Burime partiake thonë për MIA-n se Kuvendi mund të votojë për qeverinë e re edhe më herët.

Që Qeveria të votohet, nevojitet një shumicë absolute prej të paktën 61 deputetësh nga gjithsej 120 deputetë.

Në Kuvend, megjithatë, po bëhen përgatitje për ndryshime në Ligjin për organizimin e punës së organeve të administratës shtetërore në mënyrë që të votohet qeveria e re e riorganizuar dhe të zgjidhen anëtarët e saj. Për të miratuar amendamentet e këtij ligji duhet një shumicë prej dy të tretash ose 80 deputetë dhe sipas matematikës aktuale koalicioni VMRO-DPMNE (58) me VLEN (14) dhe ZNAM (6) së bashku kanë 78 deputetë.

null

VMRO-DPMNE në programin e saj zgjedhor “Platforma 1198”, paralajmëroi riorganizimin e ministrive. Risi do të jetë hapja e Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, e cila deri më tani ishte vetëm një sektor në Ministrinë e Ekonomisë dhe shndërrimi i Agjencisë për Rini dhe Sport në Ministri të Sportit. Sektori i rinisë duhet të hyjë në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe sektori i Punës duhet të hyjë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës dhe prej andej të ndahet turizmi dhe të jetë pjesë e Ministrisë së Kulturës. Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës duhet të bëhet Ministria e Transformimit Digjital. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR