• e enjte, 05 dhjetor 2024

Mickoski: Do të vazhdoj të dërgoj porosi që gjykatësit dhe prokurorët të vendosin fokusin në përballjen me krimin dhe korrupsionin

Mickoski: Do të vazhdoj të dërgoj porosi që gjykatësit dhe prokurorët të vendosin fokusin në përballjen me krimin dhe korrupsionin

Kumanovë, 4 dhjetor 2024 (MIA) – Kushdo që nuk do ta arsyetojë besimin, pavarësisht nga roli i tij në shoqëri duhet të largohet, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski lidhur me dorëheqjen e kryetares së mëparshme të Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva. Mickoski paralajmëroi se do të vazhdojë t'u dërgojë porosi prokurorëve dhe gjykatësve, siç tha ai, "të bëjnë punën e tyre, të mos jenë partnerë me kriminelët, qofshin ata kriminelë politikë ose të vërtetë nga rruga, por të luftojnë krimin dhe korrupsionin".

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve para konferencës në Institutin për Studime Komunikimi në Shkup, kryeministri porositi se gjykatësit dhe prokurorët duhet të vendosin fokusin në përballjen me krimin dhe korrupsionin duke theksuar se kushdo që nuk do t’i përmbushë pritjet e qytetarëve, duhet të shkojë. 

Sipas tij, ky rregull nuk duhet të ketë përjashtim në të ardhmen, pa dallim të funksionit në shoqëri. 

I pyetur për koment nëse vlerëson se prokurori shtetëror publik e ka “kuptuar porosinë” pas thirrjes që të bëhet riorganizim në Prokurori, theksoi se “nuk është veçori e Qeverisë aktuale të akuzojë dhe gjykojë siç ishte praktikë e disa qeverive të kaluara”, por se do të dërgojë porosi se çdonjëri duhet ta kryejë punën. 

Ai shtoi se përmes organeve hetuese, Policisë Financiare, Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Ministrisë së Punëve të Brendshme, etj, etj, mund të përgatitet rast dhe t’i jepet Prokurorisë. Por potencoi, ajo parashtron kallëzim, ndërsa më vonë nëse pranon gjykon. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR