Mickoski: Do të ketë përgjegjësi për secilin që do të gabojë para ligjit pa dallim se nga cila parti politike vjen
- Kushdo që shkel ligjin dhe nuk punon me ndërgjegje do të mbajë përgjegjësi, pa dallim se nga cila parti politike vjen, nëse është nga VMRO-DPMNE, nga ZNAM ose dikush që ka punuar me neglizhencë në të kaluarën për të cilën janë vërtetuar kriminelë të mëdhenj, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.
- Post By Sara Ademi
- 12:14, 12 gusht, 2025
Shkup, 12 gusht 2025 (MIA) - Kushdo që shkel ligjin dhe nuk punon me ndërgjegje do të mbajë përgjegjësi, pa dallim se nga cila parti politike vjen, nëse është nga VMRO-DPMNE, nga ZNAM ose dikush që ka punuar me neglizhencë në të kaluarën për të cilën janë vërtetuar kriminelë të mëdhenj, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.
"Disa nga ata, për të cilët janë vërtetuar krime të rënda, në të kaluarën që kanë luajtur futboll, basketboll etj. në zyra, për fat të keq janë në arrati dhe nuk mund të mbahen përgjegjës para organeve përkatëse, por shpresoj se do të vijë dita kur ata do të mbahen përgjegjës. Megjithatë, ka edhe një numër të madh të atyre zyrtarëve për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm në të kaluarën se kanë kryer krime të rënda, kanë blerë qendra tregtare, kanë pasuruar flotën e tyre me makina Majbah, kanë krijuar kompani që u bënë milionerë brenda natës, dhe mund të rendis raste të panumërta të tilla", tha Mickoski në një deklaratë për mediat gjatë një vizite në Klinikën e Urologjisë të IPSH-së.
Kjo Qeveri, shtoi kryeministri, "është Qeveri e cila sjell drejtësi për të gjithë qytetarët në Maqedoni, dhe ne do të veprojmë në të njëjtën mënyrë për këdo që në të kaluarën është dyshuar se ka kryer një krim ose ka vepruar me neglizhencë në shërbim dhe kështu do të veprojmë edhe tani, pavarësisht se nga cila parti politike vjen". sa/
Foto: printskrin