• e diel, 22 dhjetor 2024

Mickoski: Diaspora masivisht të dalë të votojë në zgjedhjet e ardhshme

Mickoski: Diaspora masivisht  të dalë të votojë në zgjedhjet e ardhshme

 Shkup, 3 shkurt 2024 (MIA) - Qasja e ardhshme është sfiduese dhe nevojitet mobilizimi sa më i madh i diasporës të dalë dhe  të votojë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, sepse ato janë thelbësore për të ardhmen e Maqedonisë, deklaroi sot kryetari i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski në Zvicër.

Siç informon VMRO-DPMNE, Mickoski së bashku me nënkryetarin e partisë Aleksandar Nikolloski dhe anëtarin e KE të VMRO-DPMNE-së Dragan Kovaçki janë për një vizitë dyditore në Zvicër. 

"Ajo që kam dëgjuar nga njerëzit këtu është pakënaqësia se si Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së sillet ndaj  diasporës, marrëdhënies injoruese, mungesës së mekanizmave për t'iu përgjigjur kërkesave dhe nevojave të tyre, pastaj barrierat për investime   të mundshme në Maqedoni. Niveli i  madh i  korrupsionit dhe krimit në kuadër të institucioneve shtetërore, arsimit gjithashtu ishte  edhe objekt diskutimi dhe dërgimi i personave që zhvillojnë procesin arsimor  në kuadër të diasporës", tha kryetari i VMRO-DPMNE-së.

 

Mickoski paralajmëroi formimin e një trupi koordinues ndërmjet institucioneve për pensionistët nga diaspora të cilët do të vendosin të kthehen në shtet.  Vlerësoi se Qeveria në largim dhe Spasovski lanë, siç tha, problem shkatërrues me dokumentet e udhëtimit për qytetarët në Maqedoni. Shtoi se do të nevojiten dy vjet që të rinovohen dokumentet e udhëtimit.

 Sipas tij, diaspora e maqedonase në Gjenevë ka plan se si të veprojnë në muajt e ardhshëm. Paralajmëroi se sot vazhdojnë me një tribunë në Lozanë, ndërsa nesër me një forum në vendin Tringen.

 Foto: VMRO-DPMNE

 

QËNDRONI TË LIDHUR