• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: Dhjetë milionë euro nga buxheti i vitit 2025 të synuara për të rinjtë deri në 29 vjeç për të filluar bizneze

Mickoski: Dhjetë milionë euro nga buxheti i vitit 2025 të synuara për të rinjtë deri në 29 vjeç për të filluar bizneze

Shkup, 7 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot theksoi se në buxhetin e ri që po përgatitet për vitin e ardhshëm 2025, do të parashikohen masa për studentët, ndërsa mes tyre edhe vauçerë prej 250 euro për blerjen e pajisjeve elektronike, si dhe mjete prej 10 milionë eurosh që do të synohen për të rinjtë deri në 29 vjeç për të filluar biznese.

"Masat që promovuam dje nënkuptojnë që të gjithë studentët, do të thotë të gjithë studentët këtu, do të marrin një vauçer me vlerë 250 euro, me të cilin do të mund të blejnë një pajisje elektronike - telefon, kompjuter ose tablet, me të cilin do të mund të lidhen me kolegët e tyre në rajon, por edhe në Evropë dhe botë. Dhe vlerësojmë që në këto kohë të vështira sfiduese kjo është ndihmë për të rinjtë, por në të njëjtën kohë në buxhetin e ri për vitin e ardhshëm do të sigurojmë dhjetë milionë euro të cilat do të dedikohen për të rinjtë deri në 29 vjeç që do të fillojnë biznesin e tyre dhe varësisht nga plani i biznesit do të marrin grant në vlerë prej njëmijë deri në 30 mijë euro", tha Mickoski.

Siç sqaroi, Komisioni do të kryejë zgjedhjen dhe selektimin e projekteve. 

“Ne mendojmë se ky do të jetë një motiv i shkëlqyer për të rinjtë që të fillojnë të bëjnë biznes këtu dhe në të njëjtën kohë të lidhen me bashkëmoshatarët e tyre në rajon dhe në Evropë”, tha ai.

Kryeminsitri Mickoski deklaratën e bëri në konferencën e përbashkët për shtyp me kolegun e tij serb Millosh Vuçeviq, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Shkup, në të cilën të dy iu referuan lidhjes së dy vendeve dhe rajonit përmes projekteve energjetike dhe infrastrukturës hekurudhore.

"Bota u përket të rinjve. Çdo gjë që bëjmë sot varet nga ata. Të gjitha këto projekte për të cilat folëm dhe lidhja energjetike dhe lidhja rrugore dhe hekurudhore janë një investim për të ardhmen e të rinjve për të ofruar më shumë mundësi që ata të qëndrojnë këtu, të punojnë, të krijojnë, të ndërtojnë familjet e tyre këtu. Ata që u larguan për t'u kthyer, thotë Mickoski. ls/

Foto: MIA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR