• e martë, 19 nëntor 2024

Mickoski dhe Taravari për vizitë në Klinikën universitare për kirurgji diogjestive

Mickoski dhe Taravari për vizitë në Klinikën universitare për kirurgji diogjestive

Shkup, 16 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari sot (12:00) do ta vizitojnë IPSH Klinikën universitare për kirurgji digjestive Shkup, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Njëherit, do të hapet reparti tërësisht i rinovuar për kirurgji digjestive që filloi me rikonstruim para 30 ditëve në vlerë prej rreth 700.000 eurove, donacion nga Ambasada japoneze dhe nënkupton furnizim me shtretër të rinj, dollapë, dyer dhe ndriçim.

Gjithashtu, përmes Ministrisë së Shëndetësisë këtë vit është furnizuar aparatura në vlerë prej 1.000.000 eurove për shtyllën laparaskopike dhe kryerje të ndërhyrjeve operative me përdorimin e kontrastit fluoroscent.

Nga shërbimi qeveritar për shtyp theksojnë se është paraparë Mickoski dhe Taravari gjatë ngjarjes të japin deklarata për mediumet. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR