• e hënë, 02 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mickoski dhe Ristovski në lëshimin në përdorim të sallës së rikonstruktuar sportive "25 Maji" në Radovish

Mickoski dhe Ristovski në lëshimin në përdorim të sallës së rikonstruktuar sportive

 Shkup, 3 janar 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i Sportit Borko Ristovski, sot në mesditë do të marrin pjesë në lëshimin në përdorim të sallës së rikonstruktuar sportive "25 Maji" në Radovish.

 Siç njoftuan nga Ministria e Sportit, rikonstruksioni i plotë i brendshëm i sallës sportive në Radovish, e cila ka përfunduar para afatit të paraparë, është një nga investimet kapitale të Ministrisë së Sportit në infrastrukturën sportive.

 Me projektin, i cili është realizuar në më pak se dy muaj,  janë rinovuar plotësisht dyshemeja dhe tribunat në sallë.  Vlera e investimit është 20 milionë denarë, theksojnë nga pres shërbimi i qeverisë.

 Foto: Ministria e Sportit

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR