• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski dhe Perinski për vizitë në Kavadar në kuadër të projektit "Ku zemra është shtëpi"

Mickoski dhe Perinski për vizitë në Kavadar në kuadër të projektit

Shkup, 2 maj 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski sot do të vizitojnë Komunën e Kavadarit në kuadër të vizitave në terren "Ku zemra është shtëpi" dhe do të inspektojnë aktivitetet ndërtimore në disa projekte.

Sipas agjendës, Mickoski dhe Perinski në mesditë do të kryejnë inspektim të aktiviteteve ndërtimore në rrethrrotullimin duke mos përfshirë rrugën rajonale Rosoman–Kavadar. Ndërtim i rrethrrotullimit është me sipërfaqe prej 2.700 metra katrorë në R1107 duke mos përfshirë hyrjen në komunën Kavadar. Investimi është përmes kredisë hungareze dhe grant nga Qeveria, në vlerëprej  11.300.000 denarë me TVSH.

Pastaj do të marrin pjesë në lëshimin në përdorim të rrugës "8 Shtatori" e rikonstruktuar dhe asfaltuar plotësisht në gjatësi prej 2500 metra katrorë. Rikonstruksioni i kësaj rruge përfshin ndërrimin e bordurave, ndërrimin e elementeve të bekatonit në trotuar, heqjen e asfaltit të vjetër dhe asfaltimin e plotë në dy shtresa. Investimi është nga kredia hungareze në vlerë prej 9.107.498 denarë me TVSH.

Në fshatin Sopot do të hapet salla sportive e cila ka sipërfaqe të dobishme prej 500 metra katrorë. Investim i Komunës së Kavadarit në vlerë prej 22.000.000 denarë. Në objektin që është në kuadër të shkollës fillore ndodhen zhveshtore, tualete dhe një dhomë për mësuesit. 

Do të hapet edhe Qendra Rajonale për Strehimin e Kafshëve Endacake dhe Shëndetësinë Veterinare e vendosur në Komunën e Kavadarit, e cila është e destinuar për të gjitha nëntë komunat e rajonit planor të Vardarit. Ndodhet në lagjen Glishiq në sipërfaqe prej 5.470 metra katrorë, ku janë paraparë deklarata për mediat. 

"Me këtë projekt, përmes trajtimit të kafshëve endacake nga shërbimet profesionale të stacionit, do të arrihen disa qëllime strategjike në nivel rajonal, si rritja e sigurisë në rajon dhe zvogëlimi i dëmeve të shkaktuara nga kafshët endacake, por mbi të gjitha, strehimi dhe kujdesi për to. E njëjta ndodhet në lagjen Glishiq me sipërfaqe prej 5470m². Kjo qendër për strehimin e kafshëve endacake dhe shëndetësinë veterinare në rajonin planor të Vardarit ka të bëjë me trajtimin human të kafshëve me ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin dhe sigurinë e njerëzve. Projekti është i financuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Ambasada Zvicerane, me vlerë totale prej 21.000.000 denarë dhe bashkëfinancim nga Komuna e Kavadarit", informon shërbimi për informim i Qeverisë. 

Kryeministri Mickoski dhe ministri Perinski do të bëjnë mbikëqyrje të aktiviteteve ndërtimore në ujësjellësin e Moklishtit (vendi Moklisht), projekt përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësimor. Punohet në ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe rikonstruksion i kaptazheve në vendin Moklisht. 

"Këto kaptazhe ekzistojnë që nga vitet ’50, por janë të rrënuara për shkak të mospërkujdesit, prandaj tani po bëhet rikonstruksioni i tyre, ku uji dërgohet me tuba në një rezervuar prej 150 m³. Nga rezervuari uji shpërndahet te të gjithë banorët që gravitojnë në këtë pjesë të qytetit. Realizimi përfshin ujësjellës dhe kanalizim prej 6,5 km. Investim në vlerë prej 50.000.000 den, prej të cilëve 34.540.000 den nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe 15.679.000 den nga Komuna e Kavadarit", bëhet e ditur në kumtesë. 

Ministria e Vetqeverisjes Lokale me vizitat në terren në komuna "Ku zemra është shtëpi" ka për qëllim që përmes takimeve të drejtpëdrejta, shkëmbimit të përvojave, ideve dhe propozimeve, të identifikohen sfidat me të cilat përballen komunat dhe bashkësitë që të gjenden zgjidhje për tejkalimin e tyre në drejtim të përparimit më të madh. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR