• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Mickoski dhe Kostovski në Butel në mbikëqyrje të projektit për shtratin e lumit Seravë

Mickoski dhe Kostovski në Butel në mbikëqyrje të projektit për shtratin e lumit Seravë

Shkup, 11 shkurt 2024 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski dhe kryetari i komunës Butel, Darko Kostovski sot kryen mbikëqyrje në aktivitetet ndërtimore për rregullimin dhe ndërtimin e shtratit të lumit Seravë. 

"Jam shumë i lumtur që jam dëshmitar i një transformimi serioz të komunës së Butelit. Një komunë e cila, do të thosha, disi ishte vënë në margjina të qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së. Por, falë kryetarit Darko Kostovski, administratës, këshilltarëve, shumicës në këshill, shohim se si po ndryshon çdo ditë në kuptimin pozitiv, po transformohet dhe ky është vetëm një shembull i shkëlqyer se si pas fitores më 8 maj qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së do ta transformojë Maqedoninë", theksoi Mickoski.

Kryetari Kostovski sqaroi se rregullimi i plotë dhe ndërtimi i shtratit të lumit Seravë, është projekt që kushton 42 milionë denarë. 

"Ky është projekt i cili ishte premtuar disa dekada më parë por tani jemi dëshmitarë se po bëhet realitet. Bëhet fjalë për projekt, më saktë ndërtim të shtratit të lumit në gjatësi prej një kilometër e gjysmë, 1.500 metra në afërsi të vendbanimit Radishan, që kushton 42 milionë denarë", sqaroi Kostovski. 

Theksoi se përveç ndërtimit të shtratit të lumit, në fazën e dytë do të ndërtojnë një shteg fitnesi për të cilin, siç tha, më në fund qytetarët e komunës Butel do të kenë një vend të vërtetë për zbavitje. 

Kostovski informoi se në mbledhjen e këshillit duhet të kalojë plani detaj urbanistik për ndërtimin e një poliklinike në territorin e komunës Butel. fc/

Fotografia: VMRO-DPMNE

QËNDRONI TË LIDHUR