• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: Deri në qëllimin përfundimtar, anëtarësimin në BE do të vijmë me sinergji të përpjekjeve për reforma dhe ruajtje të dinjitetit

Mickoski: Deri në qëllimin përfundimtar, anëtarësimin në BE do të vijmë me sinergji të përpjekjeve për reforma dhe ruajtje të dinjitetit

Shkup, 24 tetoir 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot në konferncën e përbashkët për shtyp me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen theksoi se nevojitet sinergji e përpjekjeve që investohen në drejtim të përmirësimit të cilësisë së jetesës së qytetarëve dhe reformat konform standardeve evropiane nga njëra anë dhe ruajtja e krenarisë dhe dinjitetit të qytetarëve nga ana tjetër.

Duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse në BE ka disponim për planin për ndryshime kushtetuese me veprim të anuluar dhe nëse do të merrnin ndonjp garanci nëse ato zbatohen, se nuk do të ketë kërkesa të reja nga Bullgaria, mickoski përmendi se vetëm me atë sinergji do të arrihet deri në qëllimin përfundimtar e ajo është që venndi të bëhet pjes e familjes evropiane.

"Mendoj se kryetarja ishte shumë e qartë dhe e saktë në konferencën për shtyp. Ne duhet të punojmë, edhe atë shumë për të arritur qëllimin, dhe qëllimi është rajoni dhe ne të jemi pjesë e familjes evropiane dhe BE-së. Ne si Qeveri do të vazhdojmë të ndajmë vlerat evropiane. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për ta afruar BE-në me qytetarët, gjë që është edhe detyrë edhe dëshirë, sepse më shumë se 75 për qind e qytetarëve e shohin të ardhmen si pjesë e familjes evropiane. Unë si kryetar i Qeverisë do të vazhdoj të punoj ekskluzivisht në interes të qytetarëve dhe ajo që për ta është prioriteti i parë dhe prioriteti i tyre i parë është të jetojnë më mirë në të njëjtën kohë, të sundojë ligji, të arrihen nreforma, vlerat evropiane të jenë pjesë e përditshmërisë sonë, por në të njëjtën kohë të ruajmë krenarinë, dinjitetin, të mos poshtërohemi dhe të mos mposhtemi. Dhe mendoj se nëse bëjmë një sinergji të mirë, për të gjitha këto për të cilat fola në përgjigje të pyetjes suaj, mendoj se do të arrijmë qëllimin përfundimtar dhe qëllimi përfundimtar është që sa më shpejt që është e mundur të jemi pjesë e familjes evropiane", theksoi Mickoski.  mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR