• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski: Deri në fund të mandatit të gjitha shërbimet publike do të jenë në dispozicion onllajn

Mickoski: Deri në fund të mandatit të gjitha shërbimet publike do të jenë në dispozicion onllajn

Shkup, 2 tetor 2025 (MIA) - Deri në fund të mandatit, të gjitha shërbimet publike do të jenë në dispozicion onllajn. Çdo qytetar do të ketë identitet digjital, qasje në të gjitha institucionet përmes telefonit celular. Do të krijojmë gjenerata me aftësi digjitale, nxënës që do të jenë konkurrues me bashkëmoshatarët e tyre në Evropë, do të ndërtojmë sistem të sigurisë kibernetike që do të garantojë besim në shoqërinë digjitale, theksoi sot kryeministri Hristian Mickoski, i cili foli në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor (WBDS) 2025, ngjarje rajonale që bashkon bartësit e transformimit digjital nga Ballkani Perëndimor, BE-ja dhe më gjerë, që po mbahet në Shkup.

Qëllimi ynë është i qartë, potencoi kryeministri, ndërsa ai është të bëhemi qendër e transformimeve digjitale në rajon, vend i cili do të tërheq investitorë dhe do të ruajë talente. 

“Por të mos harrojmë një gjë, digjitalizimi nuk është për makinat, është për njerëzit, është për nënën që dëshiron ta regjistrojë fëmijën e saj në kopsht më shpejt, për pensionistin që dëshiron ta marrë lehtësisht pensionin e tij, për nxënësin që dëshiron qasje në njohuri dhe libra onllajn, për çdo qytetar që e ndjen shtetin si mik dhe jo si kundërshtar. Teknologjia duhet t'i shërbejë njeriut dhe jo anasjelltas. Ky është qëllimi ynë. Vizioni ynë është shtet që do të jetë plotësisht digjital, transparent dhe efikas”, tha Mickoski.

E prezantuam aplikacionin Em-shërbime, që është simbol i epokës së re digjitale, të gjitha dokumentet në një portofol digjital, shkëmbim i sigurt i të dhënave mbi afatet dhe detyrimet, transparencë dhe besim i plotë. Ky është fillimi i një revolucioni digjital që do ta ndryshojë vendin nga themelet. Digjitalizimi do ta ndryshojë Evropën nga themelet, është shansi ynë për të ndërtuar një shtet më efikas dhe një shoqëri më të drejtë. “E ardhmja u përket atyre që përgatiten për të sot”, tha Mickoski, duke shtuar se me digjitalizimin do të bëhemi konkurrues me vendet e tjera në Evropë dhe rajon.

Digjitalizimi, sipas kryeministrit, është mënyra jonë që ta fitojmë inercinë dhe ta shndërrojmë vendin në servis të vërtetë të qytetarëve, ndërsa me digjitalizimin e rrënojmë pabarazinë mes atyre të cilët kanë qasje dhe ata të cilët janë lënë në margjina. 

"Informacioni është nafta e re e shekullit 21-", tha Klaus Shvab, themelues i Forumit Ekonomik Botëror. Por, ndërsa nafta krijoi monopole, informacioni mund të krijojë barazi - nëse, sigurisht, e përdorim atë në mënyrë korrekte. Digjitalizimi është një fuqi ekonomike. Ai hap tregje, sjell investime të reja dhe rrit konkurrueshmërinë. Me digjitalizimin, kompanitë tona të vogla marrin mundësinë për të hyrë në skenën globale”, tha Mickoski.

Potencon se sot jetojmë në kohë kur vendimet digjitale nuk janë çështje e zgjedhjes, por e mbijetesës dhe progresit. 

“Ballkani Perëndimor nuk guxon të bëhet cep i prapambetur i Evropës. E ardhmja jonë është lidhje, inovacione dhe njohuri”, tha ai. 

Digjitalizimi, ndërveprimi, siguria kibernetike, lidhja e institucioneve, si dhe sfidat e kohës së re, nga inteligjenca artificiale deri pjesëmarrja në sektorin e biznesit dhe bashkësinë akademike janë temat në të cilat sot do të bisedojnë pjesëmarrësit në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor (WBDS) 2025. 

– Digjitalizimi, ndërveprimi, siguria kibernetike, lidhja e institucioneve, si dhe sfidat e kohës së re, nga inteligjenca artificiale deri pjesëmarrja në sektorin e biznesit dhe bashkësinë ak

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Anonovski para fillimit të Samitit theksoi se në një vend sot në Shkup janë grumbulluar përfaqësues të shteteve, ekonomive nga i gjithë Ballkani Perëndimor, ekspertë, përfaqësues të korit diplomatik, të bashkësisë së biznesit të gjithë rajonit dhe shfaqi shpresë se kjo ngjarje do ta fuqizojë lidhjen mes shteteve. 

“Shpresoj që ky aktivitet të jetë platformë për lidhjen e të gjitha këtyre vendeve, jo vetëm një mundësi për diskutim, por që të gjithë ne të arrijmë sukses së bashku. Në këtë drejtim, të inkurajuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), punuam në një deklaratë të përbashkët që do t'i bëjë thirrje BE-së dhe të gjithë fqinjëve tanë që të mundësojnë nismën roaming si në shtëpi, për të ulur shpenzimet për të dhëna, shpenzimet për thirrje telefonike dhe porositë SMS për qytetarët nga rajoni i Ballkanit Perëndimor në të gjithë Evropën, ashtu siç kjo nismë arriti ta bëjë këtu në Ballkan, ta zgjerojë atë në të gjithë Evropën”, tha Andonovski.

Ministri theksoi se shpreson se kjo do të jetë e suksesshme e para si deklaratë e përbashkët, ndërsa pastaj edhe bashkërisht të gjitha shtetet e rajonit t’i përmbushin kushtet, të cilat janë vendosur nga Komisioni Evropian. 

Sekretari i përgjithshëm i RCC, Amer Kapetanoviq shfaqi shpresë që bashkë me kryeministrin Hristian Mickoski dhe ministrin Andonovski do ta hapë Samitin e shtatë Digjital, me çka përkujtoi se i pari është mbajtur pikërisht në Shkup në vitin 2018 dhe që atëherë e deri më sot, siç tha, janë ndërmarrë gjithnjë e më shumë hapa për qytetarët e rajonit, siç është zona e roamingut të lirë në Ballkanin Perëndimor, si dhe ulje të çmimeve për roaming ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. 

“Tani shkojmë më tutje që të vendoset tarifë zero me BE-në, që është hap i madh para në integrimin në faza me tregun e BE-së”, theksoi Kapetanoviq dhe shtoi se qëllimi final është lidhje e rajonit me tregun digjital të BE-së. 

Ai paralajmëroi se pas këtij Samiti, vijon Samiti i procesit të Berlinit në Londër, në të cilin, siç theksoi, do të miratohen dokumente të rëndësishme dhe plane veprimi, të cilat mes tjerash kanë të bëjnë me tregun digjital të Ballkanit Perëndimor, gjegjësisht integrim në tregun digjital të rajonit me atë të BE-së. fc/

Foto: Printskrin/Qeveria

 

 

   

 

QËNDRONI TË LIDHUR