• e shtunë, 14 shkurt 2026

Mickoski: Deklarata e përbashkët me Shtëpinë e Bardhë për Marrëveshjen tregtare me SHBA-të është një sukses historik për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe për Maqedoninë si shtet

Mickoski: Deklarata e përbashkët me Shtëpinë e Bardhë për Marrëveshjen tregtare me SHBA-të është një sukses historik për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe për Maqedoninë si shtet

Munih, 13 shkurt 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot shprehu kënaqësi për harmonizimin e deklaratës së përbashkët ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Shtëpisë së Bardhë, e cila ka të bëjë me marrëveshjen tregtare që të dyja shtetet do ta nënshkruajnë, dhe e cila do të mundësojë një ekonomi më të mirë dhe më shumë mundësi për ekonominë e Maqedonisë.

Me partneritetit strategjik me Britaninë e Madhe, Mbretërinë e Bashkuar, pas heqjes së post-monitorimit nga ana e Këshillit të Evropës dhe nënshkrimin e kësaj marrëveshje me SHBA-në, theksoi Mickoski, përmbyllet ofensiva diplomatike në njëzet muajt e parë të kësaj Qeverie të re, duke theksuar se bëhet fjalë për marrëveshje historike.

"Më lejoni t’u uroj qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për lajmin e mirë që mbërriti në fillim të ditës nga SHBA-ja, nga Uashingtoni, dhe ajo është deklarata e përbashkët e harmonizuar mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Shtëpisë së Bardhë, e cila ka të bëjë me marrëveshjen për tregëti që do të nënshkruhet më tej nga të dyja shtetet, një marrëveshje që mundëson ekonomi më të mirë dhe më shumë mundësi për kompanitë e Maqedonisë. Në këtë mënyrë tregojmë se si Qeveri krahas partneritetit strategjik me Britaninë e Madhe, Mbretërinë e Bashkuar, pas heqjes së post-monitorimit nga ana e Këshillit të Evropës, kjo marrëveshje tregtare, e cila do të jetë në kuadër të kësaj deklarate të përbashkët të harmonizuar me Shtëpinë e Bardhë, e përmbyll ofensivën diplomatike në njëzet muajt e parë të kësaj Qeverie të re. Këto janë marrëveshje historike me sukses historik për qytetarët e Maqedonisë dhe për Maqedoninë si shtet", deklaroi Mickoski, i cili prej sot merr pjesë në Konferencën e 62-të të Sigurisë në Munih. 

Duke folur për aktivitetet e sotme, ai theksoi takimet me përfaqësues të lartë të kompanisë Shvarc, një nga kompanitë më të mëdha në botë dhe një nga më të mëdhatë këtu në Gjermani, me të ardhura vjetore mbi 180 miliardë euro, e cila punëson më shume se 6,000 të punësuar dhe është e pranishme në më shumë se 30 vende të botës, ndër to është edhe Maqedonia jonë.

Takimin e dytë, si vazhdim i atij në Davos, delegacioni i Maqedonisë i udhëhequr nga kryeministri, siç tha, e zhvilloi me pronarin e kompanisë 4iG, i cili tashmë është i pranishëm në Maqedoni si pronar i licencës për operatorin e tretë mobil.

"Ajo që është e rëndësishme dhe që duhet theksuar e ta dijë opinioni publik dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut është fakti se, krahas portofolit ekzistues të investimeve, të dyja kompanitë si Shvarc ashtu edhe 4iG, planifikojnë investime shtesë në Maqedoni në një portofol krejtësisht të ri, përkatësisht në inteligjencën artificiale, qendrat e të dhënave dhe energjetikën, më konkretisht në prodhimin e energjisë elektrike", tha Mickoski në deklaratën për mediat. 

Kryeministri dhe anëtarët e delegacionit të Maqedonisë së Veriut, pasdite morrën pjesë në hapjen solemne të Konferencës së 62-të të Sigurisë së Munihut, ku një fjalim të rëndësishëm mbajti kancelari gjerman Merc, ndërsa më pas një takim edhe me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta.

"Në takim biseduam për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë dhe për atë që është e rëndësishme për qytetarët e Maqedonisë, ai proces të mos bilateralizohet, të mos jetë poshtërues dhe të ruhet identiteti maqedonas si dhe prioritetet e qytetarëve të Maqedonisë", tha Mickoski.

Mickoski prej sot qëndron në një vizitë disaditëshe në Republikën Federale të Gjermanisë, ku merr pjesë në Konferencën e 62-të të sigurisë në Munih, në të cilën, siç njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, do ta riafirmojë përcaktimin e shtetit për një proces të parashikueshëm dhe korrekt të integrimit në Bashkimin Evropian, pa kushtëzime dypalëshe plotësuese.

Mickoski është shoqëruar nga ministrat e Mbrojtjes, Vlado Misajlovski, të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, dhe për Punë të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Në kuadër të konferencës, shefi i Qeverisë do të zhvillojë disa takime dypalëshe me udhëheqës evropianë, përfaqësues të lartë dhe drejtues të institucioneve ndërkombëtare të sigurisë. Bisedimet, siç informohet nga Qeveria, do të përqendrohen në stabilitetin gjeopolitik rajonal dhe rolin e vendit tonë si faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe anëtar aktiv i NATO-s.

Në margjinat e Konferencës së sigurisë në Munih janë planifikuar edhe takime me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, si dhe me shefat e shteteve dhe qeverive. qa/

Foto: Printskrin/Fejsbuku i kryeministrit Hristijan Mickoski

 

QËNDRONI TË LIDHUR