• e premte, 22 nëntor 2024

Mickoski: Atdheu im është Maqedonia, komunikimi i përgjithshëm institucional i cili është pjesë e ligjeve dhe Kushtetutës do të respektohet

Mickoski: Atdheu im është Maqedonia, komunikimi i përgjithshëm institucional i cili është pjesë e ligjeve dhe Kushtetutës do të respektohet

Shkup, 5 qershor 2024 (MIA) - E drejta ime si njeri, e garantuar me shumë konventa, është e drejta e lirisë së shprehjes dhe fjalës. Për mua atdheu im në çdo deklaratë timen është Maqedonia dhe do të mbetet Maqedonia. Komunikimi i përgjithshëm institucional, i cili është pjesë e ligjeve dhe Kushtetutës, do të respektohet derisa ato ligje dhe Kushtetura janë në fuqi ashtu siç janë, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe mandatari i ardhshëm Hristian Mickoski.

Përgjigjen e histerisë e cila, siç thotë, ndodh te fqinji ynë jugor, Mickoski tha e ka dhënë qysh para disa javëve dhe se supozon se kjo është pjesë e fushatës së tyre parazgjedhore. 

"Nuk pres që të ketë marrëdhënie talebane, censurë të të drejtave themelore të njeriut dhe gjithçka që përmban Marrëveshja e Prespës dhe pjesë e sistemit tonë juridik dhe rendit kushtetues, qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së do ta respektojë këtë. Këtu përfshihen vendimet për deputetë që morëm, i morëm me mbiemrin që përmban. Përfshirë edhe propozim ligjin që po e parashtroj sot, është me mbiemrin e përfshirë në të", deklaroi Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një konferencë për media në Kuvend.

Nuk zemërohem, vazhdoi Mickoski, me politikanët kur nuk e thonë emrin e plotë të shtetit të tyre, por thjeshtë fundin ose një pjesë të atij emri. 

"Nuk mund të kërkoni të respektohen ligjet, të sundojë drejtësia, të zbatoni reforma, ndërsa nga ana tjetër të jeni hipokritë dhe të thoni gjëra të cilat nuk janë të vërteta dhe nuk mund t'i zbatoni. Por në deklaratat e mia ky do të jetë emri, për atdheun tim, Maqedonia", deklaroi Mickoski.

Nëse në Samitin e NATO-s hapet ajo çështje, Mickoski tha, se porosia e tij do të jetë se do të donte të ndërtonte ura të bashkëpunimit, të miqësisë me fqinjët tanë, duke e përfshirë edhe fqinjin tonë jugor, lindor, verior perëndimor. 

"Populli maqedonas dhe qytetarët janë njerëz paqësorë, popull paqësor, popull mikpritës, ashtu janë sjellur. Pres që ashtu të sillen edhe fqinjët tanë të bashkëpunojmë dhe të kultivojmë marrëdhënie të mira fqinjësore", tha Mickoski.

Edhe pse nuk do të doja, Mickoski tha, se mundet jo vetëm aty, por në cilindo forum të hapim debat e pastaj të shohim se kush sa ka realizuar nga Marrëveshja e Prespës.

"Do të doja të flasim për investime, për standard më të mirë, për zhvillim, për reforma. Kjo është ajo që e presin qytetarët nga ne, dhe kjo është ajo për të cilën qytetarët e dhanë votën e tyre", deklaroi Mickoski. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR