• e enjte, 04 dhjetor 2025

Mickoski: Atë që nuk e arriti Todor Zhivkovi dhe politikanë tjerë bullgarë me Maqedoninë, u arrit gjatë kohës së LSDM-së

Mickoski: Atë që nuk e arriti Todor Zhivkovi dhe politikanë tjerë bullgarë me Maqedoninë, u arrit gjatë kohës së LSDM-së

Shkup, 31 korrik 2025 (MIA)- Kryeministri Hristijan Mickoski dha sot komentin e tij lidhur me pozicionet aktuale në marrëdhëniet ndërkombëtare, veçanërisht në pjesën e pozicioneve mohuese të cilat i shprehu Bullgaria fqinje gjatë votimit të raportit për shtetin në Parlamentin Evropian.

Mickoski gjatë përgjigjes së tij ndaj pyetjes së parashtruar nga deputeti Trajçullevski nga LSDM, kujtoi se pozicionet mohuese ndaj identitetit dhe gjuhës maqedonase nuk janë risi në disa qarqe në Bullgari dhe se ato ekzistojnë që nga krijimi i shtetit bullgar e deri më sot.

“Nuk do t’ju kthej në kohën e Batembergut, në kohën e Egzarkut Josif, kur përpiqeshin ta asimilojnë këtë pjesë. Kanë ardhur edhe deri te Krusheva juaj. Por nuk ia dolën. Shpenzuan dy buxhete, por nuk ia dolën. Ajo që ata e nisën e më pas e vazhdoi Todor Zhivkovi ju e pranuat. Ju tani gjetët të më tregoni? Atë që nuk e arriti Batembergu, përmes Josifit, përmes kësaj politike asimiluese të Stalinit, të udhëheqjes komuniste të Bullgarisë socialiste, përmes Todor Zhivkovit ju gjithçka pranuat. Dhe po, është e vështirë, nuk mund ta ndryshojmë gjatë natës brenda një viti, por do të punojmë për ta ndryshuar. Kini durim. Në kohën tuaj ishte herezi të përmendet identiteti dhe gjuha maqedonase në Raport. Ju e pranuat vullnetarisht, duke nënshkruar duke gënjyer këtu në Parlament, të asimiloni maqedonasit. Ne nuk do ta bëjmë këtë. Ne do ta korrigjojmë. Kini durim", u përgjigj kryeministri Mickoski në seancën e sotme të pyetjeve të deputetëve në Kuvend.

Foto: printskrin Qeveri

 

QËNDRONI TË LIDHUR