• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski: Apasievi dhe Mecinoviqi kanë transferuar para nga llogaria e partisë E majta

Mickoski: Apasievi dhe Mecinoviqi kanë transferuar para nga llogaria e partisë E majta

Shkup, 12 shtator 2025 (MIA) – Kryeministri Hristian Mickoski sot në mbledhjen e kuvendit për pyetje të deputetëve tregoi dokumente dhe lista për të cilat tha se i kanë marrë nga informatorë në lidhje me objektin e partisë E majta dhe nga të cilat gjithashtu, siç tha, shihet se kryetari i partisë E majta Dimitar Apasiev dhe kandidati për kryetar të Shkupit të kësaj partie kanë transferuar para nga llogaria e partisë E majta. 

Mickoski lexoi një fragment nga procesverbali si Apasievi informon anëtarë të partisë për blerjen e objektit të ish hotelit “Opera haus” për  250.000 euro, se bëhet fjalë për katër nivele dhe se dy – tre muaj është negociuar me Unibank. 

“Ju mohuat se keni pasur lidhje me këtë një herë kur e hapa këtë temë dhe pastaj thatë se nuk është kështu, ky është një vend modest, kaq shumë sheshe, etj., etj... dhe ja ku shoh se jeni plot me veten, madje edhe publikisht kur përpiqeshit të spekulonit dhe të gënjenit. Duhet t'i jepni një përgjigje publikut kur ishit Dimitar Apasiev që thoshit të vërtetën - atëherë ose kur këto procesverbale dolën para njerëzve tuaj në Komitetin Qendror”, tha Mickoski.

Kur jemi te keqpërdorimet në partinë E majta, tha kryeministri, një informator deri te ata gjithashtu ka dorëzuar listë të transaksioneve në të cilën, siç tha nga foltorja e kuvendit, ka qindra transaksione të parave të transferuara nga partia politike E majta në llogarinë e transaksioneve të Apasievit. 

“Ja të gjitha transaksionet se si e mjelni dhe thithni partinë E majta, pra paratë që qytetarët i paguajnë në Buxhet. Duhet të përgjigjeni nëse është e vërtetë apo jo”, tha Mickoski.

Por, shtoi se atë më shumë e shqetëson kandidati për kryetar i partisë E majta për Shkupin Amar Mecinoviq, të cilit gjithashtu në llogarinë e transaksioneve i ishin transferuar para nga llogaria e partisë. 

Mickoski e tha këtë në përgjigje të akuzave të Apasievit për lidhjen e VMRO-DPMNE-së me agjencinë Rubikon dhe pronarin e saj, e cila siguronte diskotekën “Puls” në Koçan, ku 63 persona vdiqën në zjarr dhe rreth 250 u lënduan. Apasievi, i cili po tregonte fotografi nga podiumi, e pyeti Mickoskin nëse do të jepte dorëheqjen, duke iu referuar një deklarate të kryeministrit.

Kryetari i Qeverisë Mickoski tha se Apasievi shërbehet me gënjeshtra, të pavërteta dhe shantazhe dhe si ai ka fotografi me të duke shtuar se ndoshta duhej edhe ato t’i publikojë. fc/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR