• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski: Është zgjidhur çështja për rrogat e të punësuarve në Inspektoratin për gjuhë shqipe

Mickoski: Është zgjidhur çështja për rrogat e të punësuarve në Inspektoratin për gjuhë shqipe

Shkup, 24 qershor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot në konferencë për shtyp kumtoi se është zgjidhur çështja për rrogat e të punësuarve në Inspektoratin për gjuhë shqipe dhe se do të vendosen kontrolle të përbashkëta (One Stop Shop) në vendkalimet kufitare për komunikacion rrugpr Tabanoc (Republika e Maqedonisë së Veriut) dhe Preshevë (Republika e Serbisë).

"Ato janë dy gjëra të mira që ndodhën sot për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. E para është që kaloi 'One Stop Shop' me Serbinë dhe me Kosovën dhe tani në kufirin verior nuk pres të ketë tollovi siç kishte deri më tani. Dhjetë milionë udhëtarë këtë periudhë kalojnë nëpër territorin e vendit, disa shkojnë në vende të tjera dhe në pushime vjetore. përfundimisht pas aq shumë muajve u zgjidh çështja për njerëzit dhe për rrogat e njerëzve në Inspektoratin për gjuhë shqipe", tha kryeministri Mickoski, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve.

Kuvendi i Maqedonisë sot në kuadër të mbledhjes së 55-të e miratoi Ligjin për ratifikim të Listës për ndryshim të Listës së obligimeve specifike dhe Disiplinave për rregullativë vendore në shërbime dhe Ligjin për ratifikim të Marrëveshjes mes Qeverisë së RMV-së dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për vendosje të kontrolleve të përbashkëta në vendkalimet kufitare për komunikacion ndërkombëtar rrugor Tabanoc (RMV) dhe Preshevë (RS).

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti tha se qytetarët çdo ditë e ndjejnë hapjen e "One Stop Shop" në vendkalimin kufitar Bllace e Poshtme - Hani i Elezit dhe paralajmëroi se më 5 korrik 2025 do të hapet dhe me VK Tabanoc. Shtoi se kjo është shumë me rëndësi dhe do të jetë lehtësim për diasporën dhe për shtetasit serbë, të cilët, siç tha, udhëtonin dhe më parë pritnin me orë. ab/

Fotо: Printskrin

Video: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR