Mexhiti: ShBA-ja mbetet partner strategjik për forcimin e institucioneve dhe zhvillimin e vendit
- Zhvillimet aktuale në vend, forcimi i institucioneve dhe avancimi i reformave që e afrojnë Maqedoninë e Veriut me standardet euroatlantike ishin temat e takimit të sotëm midis kryetarit të komunës së Çairit, Izet Medxhiti dhe ushtrueses së detyrës së ambasadorës së SHBA-së, Nikoll Varns.
Shkup, 12 mars 2026 (MIA) - Zhvillimet aktuale në vend, forcimi i institucioneve dhe avancimi i reformave që e afrojnë Maqedoninë e Veriut me standardet euroatlantike ishin temat e takimit të sotëm midis kryetarit të komunës së Çairit, Izet Medxhiti dhe ushtrueses së detyrës së ambasadorës së SHBA-së, Nikoll Varns.

Siç theksohet në kumtesën e komunës së Çairit, në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe mbështetja e vazhdueshme që SHBA-ja i jep proceseve demokratike, sundimit të ligjit dhe zhvillimit të përgjithshëm të vendit.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner strategjik dhe aleat i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut, në forcimin e institucioneve demokratike dhe stabilitetit të vendit, por edhe gjithë rajonit", theksoi Mexhiti.
Në takim u riafirmua rëndësia e partneritetit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara si një faktor kyç në avancimin e proceseve demokratike dhe zhvillimin institucional të vendit. ls/
Foto: Komuna e Çairit