• e martë, 24 dhjetor 2024

Mickoski: Çdo qytetar meriton qasje te barnat që i nevojiten

Mickoski: Çdo qytetar meriton qasje te barnat që i nevojiten

Shkup, 11 shtator 2024 (MIA) - Çdo qytetar meriton qasje te barnat që i nevojiten për jetë cilësore, porositën sot kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.

Siç theksuan Mickoski dhe Taravari gjatë fjalimit në ngjarje me rastin e politikave shëndetësore, duhet qartë dhe në mënyrë transparente të theksohen sfidat me të cilat përballen institucionet, ndërsa hapi tjetër i rëndësishëm është optimizimi i financimit për zgjerimin e listës pozitive.

"Qasja në barna cilësore nuk është vetëm prioritet, por përcaktim bazë i Qeverisë për mbrojtjen e qytetarëve dhe të ardhmes më të shëndetshme. Duhet të përforcohet bashkëpunimi ndërmjet të gjitha institucioneve nga fusha e shëndetësisë. Veprimi i përbashkët do të sjellë zgjidhje të qëndrueshme", theksoi Mickoski.

Sipas Taravarit, Qeveria premtoi se do ta përmirësojë qasjen në barna cilësore dhe atë po e realizon.

Në pjesën e hapur të ngjarjes fjalime hyrëse do të kenë edhe drejtoresha për politika shëndetësore dhe sisteme në zyrën rajonale të OBSH-së për Evropë, Natasha Azopardi Muskat dhe përfaqësuesi i OBSH-së për Maqedoninë e Veriut, Akim Ali. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR