Mickoski: Jemi të gatshëm të bisedojmë me Sofjen, por qëndrimi i Qeverisë dhe linjat e kuqe janë të qarta
- Kryeministri Hristian Mickoski sot duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me hapat konkrete për zgjidhjen e problemit me Bullgarinë, tha se është i gatshëm të ulet dhe të bisedojë, por se dihet qëndrimi i Qeverisë për këtë çështje, si dhe për linjat e kuqe.
- Post By Qefsere Abduli
- 14:17, 13 nëntor, 2025
Shkup, 13 nëntor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me hapat konkrete për zgjidhjen e problemit me Bullgarinë, tha se është i gatshëm të ulet dhe të bisedojë, por se dihet qëndrimi i Qeverisë për këtë çështje, si dhe për linjat e kuqe.
"Qëndrimi ynë është shumë i qartë, dihen cilat janë linjat e kuqe, ne i kemi përshkruar këto linja të kuqe shumë herë deri tani. Jemi të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë, por nuk do të ishte e drejtë që dikush të presë se kjo Qeveri, deri sa unë jam kryeministër, papritmas të thotë se ajo që kemi thënë deri tani nuk vlen, tani do të ulemi dhe do të bëjmë ndryshime kushtetuese. Të paktën unë, deri sa jam kryetar i Qeverisë. Nëse vjen dikush tjetër, le të ndjekë politikë tjetër", u përgjigj Mickoski, gjatë vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e një salle të re sportive në shkollën fillore "Bllazhe Koneski" në Komunën e Aerodromit.
Sipas Mickoskit, deri sa ai është kryetar i Qeverisë, "tradhëti ti tilla dhe kapitullime nuk do të ndodhin".
Kryeministri Mickoski ka theksuar disa herë se qeveria e tij nuk do të lejojë ndryshime kushtetuese pa angazhime konkrete nga fqinjët lindorë dhe garanci të qarta nga Bashkimi Evropian, duke theksuar se pret gjithashtu respektim të qëndrueshëm të së drejtës ndërkombëtare si kusht për përparim. qa
Фото: МИА