• e enjte, 04 korrik 2024

Micevski pret të ketë shumicë prej dy të tretave për ndryshimet ligjore për riorganizim të ministrive

Micevski pret të ketë shumicë prej dy të tretave për ndryshimet ligjore për riorganizim të ministrive

Shkup, 3 qershor 2024 (MIA) - Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski pret që ta sigurojnë shumicën e nevojshme prej dy të tretave që të votohen ndryshimet ligjore lidhur me ndryshimet e ministrive në Qeveri.

"Është premtim parazgjedhor që ua kemi dhënë qytetarëve dhe me të cilin i kemi njoftuar në periudhën parazgjedhore. Për momentin,jemi duke punuar në Ligjin për organizimin e punës së organeve të administratës shtetërore, gjegjësisht ristrukturimin e ministrive të caktuara dhe pres që të marrim mbështetjen e 80 deputetëve që të funksionojë ajo që kërkohet nga qytetarët", tha Micevski në një deklaratë për media pas koordinimit të parë zyrtar të sotëm të kryeparlamentarit Afrim Gashi me përfaqësuesit e partive.

Njoftoi se në fund është e gjithë zgjidhja ligjore dhe pret që këto ditë zyrztarisht të parashtrohet.

"Me të njëjtën do ta njoftojmë publikun, mediat, por edhe kolegët nga grupet e tjera parlamentare, në bazë të çka presim të marrim mbështetje për atë që planifikojmë ta ofrojmë si produkt te qytetarët gjatë periudhës së ardhshme. Konsultime dhe takime përfundimtare ka për disa pjesë të ligjit, sapo ta kemi këtë, do të përfundojë", tha Micevski.

Shtoi se për të me më shumë prioritet për momentin është që të formohen komisionet, gjegjësisht trupat e punës që të munden të gjitha këto ligje të kalojnë përgjatë komisioneve adekuate.

"Për momentin kemi krijuar vetëm Komisionin Verifikues dhe Komisionin e Çështjeve të Emërimeve dhe Zgjedhjeve. Duhen edhe të tjerat – Komisioni i Sistemit Politik, Komisioni Ligjvënës dhe Juridik dhe komisionet tjera që u diskutuan në koordinimin e sotëm fillestar. Pres që gjatë ditës dhe ditëve në vijim të kemi mirëkuptim me kolegët koordinatorë se cilit komision, cilit grup parlamentar t'i takojnë që Kuvendi të funksionojë plotësisht", tha Micevski.

Ai pret të miratohet ligji deri në ndarjen e mandatit për formimin e qeverisë së ardhshme. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR