• e martë, 24 dhjetor 2024

Micevski: Mandatari duhet të propozojë ministra për secilën ministri konform Ligjit për Qeverinë, deri në fund të javës do t'i publikojmë propozimet tona

Micevski: Mandatari duhet të propozojë ministra për secilën ministri konform Ligjit për Qeverinë, deri në fund të javës do t'i publikojmë propozimet tona

Shkup, 22 janar 2024 (MIA) - VMRO-DPMNE në kontekst të formimit të Qeverisë teknike dhe deklaratën e kryeministrit Dimitar Kovaçevski që vendet e tyre të mbeten bosh derisa nuk votojnë Qeverinë teknike, ka vënë në dukje nenin 3 nga Ligji për Qeverinë në të cilën mes tjerash thuhet se "mandatari propozon ministra për secilën nga ministritë e krijuara me ligj dhe ministra pa resor". Partia opozitare ende nuk ka marrë vendim për çështjet kadrovike në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Punë dhe Politikë Sociale dhe për zëvendësministrat plotësues. Deri tani paralajmëruan vetëm mbledhje e Komitetit ekzekutiv të partisë të mërkurën.

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së,Nikolla Micevski deklaratat e tilla madje i vlerëson si "amatorizëm politik" apo "diletantizëm politik", sepse siç thekson ai, Kushtetuta dhe ligjet janë mjaft të sakta dhe të qarta.

"Ne si VMRO-DPMNE kemi kërkuar shfuqizimin e kësaj qeverie të Përzhinos sepse e dimë se në çfarë mund të çojë dhe duke ditur lëvizjet që do të ndërmarrë pushteti i dëshpëruar në periudhën e ardhshme. Ndryshe, Ligji për Qeverinë është shumë i qartë, ku në nenin 3 thuhet se 'mandatari propozon ministra për secilën nga ministritë e themeluara me ligj dhe ministrat pa resor'. Dhe këtu vëmë pikë dhe kjo është kjo që duhet ta respektojë kandidati për mandatar. Ende nuk kemi dëgjuar një deklaratë nga kandidati për mandatar në lidhje me këtë, megjithatë mundemi t'i drejtojmë që të shikojnë nenin e 3 të Ligjit për Qeverinë", tha Micevski.

Ai tha që të fillojmë nga gjërat elementare dhe pyet nëse nuk ka ministria, kush do ti nënshkruajë për shembull pagat në Qeveri. rq/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR