24 nëntor 2023
Shkup - Seancë e Komisionit Anketues për skandalin në ISHP Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji. (Kuvendi, salla 5/11:00)
Shkup - Seancë e Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. (Salla "Boris Trajkovski" 11:00)
Shkup - Zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Ekonomike, Koordinim të Resorëve Ekonomik dhe Investime, Fatmir Bytyqi, ministrat e Punëve të Brendshme si dhe të Punës dhe Politikës Sociale, Oliver Spasovski dhe Jovanka Trençevska dhe koordinatorja e Zyrës së UNFPA-së në vend, Afrodita Shala do të mbajnë fjalim në ngjarjen për fillimin e fushatës, "Pazëll" me rastin e fillimit të 16-të ditëve të aktivizmit për luftën kundër dhunës ndaj grave. (Opera dhe baleti i Maqedonisë, 20:00)
Shkup - Zëvendëskryetarja e Qeverisë e obliguar për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, ministri i Drejtësisë Krenar Lloga dhe udhëheqësi i Zyrës programuese të Këshillit të Evropës në Shkup, Oleg Soldatov do të mbajnë fjalim në debatin publik për Propozim-ligjin për konfiskimin e pronës në procedurë civile. (Klubi i deputetëve/10:00)
Kavadar - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski për vizitë në Komunën e Kavadarit ku do ta vizitojnë objektin "Dielli" të kopshtit "Rada Poceva" (https://www.petalmaps.com/place/?z=18&marker=41.429375,22.006947&utm_campaign=poi_share&name=%5BMarked+Location%5D&utm_source=com.viber.voip&utm_medium=00111:00) dhe do të kryejnë inspektim në rrugën e rikonstruar "Dimkata Angellov Gaberot" (https://www.google.com/maps/place/Dimkata+A.+Gaberot,+Kavadarci/@41.4369294,22.0157032,17z/data=!3m1!4b1!4m6!3m5!1s0x135665a70e1ec36d:0x9a19d5d16be6d0eb!8m2!3d41.4369294!4d22.0157032!16s%2Fg%2F1tljnvc7?entry=ttu11:45)
Shkup - Me rastin e fushatës botërore "16 ditë aktivizim kundër dhunës me bazë gjinore ndaj grave" nën patronatin e bashkëshortes së Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgievska, Lidhja - Këshilli Nacional për Barazi Gjinore organizon panel diskutimi me temën "Përfshihu, parandalo, përgjigju dhe sistemo". (Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut/11:00)
Shkup - Shoqata e Institutit qytetar për turizëm, edukim dhe menaxhim - ITEM, Maqedonia e Veriut së bashku me organizatat partnere Srednja sola za gostinstvo in turizem Maribor - Slloveni dhe Europe Route Education Youth Sports and CultureAsociation-ERA Turqi organizon konferencën përfundimtare të projektit. “Barista – njohës i përsosur i kafesë! - Mbështetje për baristat e rinj nga BE-ja". (h. "Hilton"/11:00)
Tetovë - Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami do të mbajë konferencë shtypi. (Para stadiumit të qytetit/10:30)
Tetovë - Këshilli për mbrojtje sociale i Komunës së Tetovës do ta mbajë seancën e tretë. (Komuna e Tetovës/14:30)
Shkup - Konferencë shtypi e Lidhjes Evropiane për Ndryshim. (Para Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive/13:00)
Shkup - AMbasada e Greqisë në Shkup, Zyra për diplomaci publike në bashkëpunim me Shoqatën Ndërkombëtare të miqve të Nikos Kazanzakis (ΔΕΦΝΚ), organizojnë ngjarje për jetën dhe veprën e Nikos Kazanzakis. (Fakulteti Filologjik pranë USHCM-së/12:30)
Shkup - Konferencë rajonale e Shoqatës Kombëtare të teknikëve infermirë dhe mamia (SHTIMM) me temë "Ndërtimi i kapaciteteve të një zëri të fortë të infermierëve dhe mamive, Kujdesi për fuqinë punëtore”. (h. "Aleksandar Palas"/9:00)
Shkup - Organizata sindikaliste e Këshillit Gjyqësor do të japë deklarata për mediat. (Para ndërtesës së Këshillit Gjyqësor/10:00)
Shkup - Përfaqësuesit e Sindikatës së AOGJSH dhe Sindikata e Pavarur do të japin deklarata. (Para Kuvendit të RMV-së/11:30)
Shkup - Hakaton në organizim të BEST Shkup.
Shkup - Promovim i librit "Velko Todevski: arti dhe pedagogjia e kontrabasit" nga Nora Bajrami. (Muzeu i Luftës së Maqedonisë/12:00)
_______________________________________________________________________________________________
***МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr për obligim të rinjoftojë nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara***