• e martë, 24 dhjetor 2024

MIA Paralajmërime

MIA Paralajmërime

8 korrik 2024 

Uashington - Kryetari i Qeverisë Hristian Mickoski, bashkë me një delegacion të Qeverisë në përbërje të të cilit janë ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, si dhe ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski për vizitë zyrtare në SHBA, ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s.

Shkup - Komisioni për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike dhe Komisioni për Transport, Transformim Digjital, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor në Kuvend, do të mbajë mbledhje me përfaqësuesit e Sekretariatit të Bashkësisë Energjetike, në të cilin do të bëhet prezantimi i Raportit për zbatimin e legjislacionit të Bashkësisë Energjetike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023. (Salla "Boris Trajkovski"/11:00)

Shkup -  Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, bashkë me ministrin e Politikës Sociale Fatmir Limani, kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiun dhe deputetin Bekim Sali, do të takojnë përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve të Çairit. (Zyrat e Shoqatës që gjendet në Fushë Topanë në rrugën Gjorgji Pop Hristov/10:30)(https://maps.app.goo.gl/8nddyHkevLynFeEN7?g_st=com.google.maps.preview.copy)

Shkup - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, do të flasë në punëtorinë "Lufta kundër tregtisë së palejuar me të mira kulturore në Ballkanin Perëndimor". (Muzeu i Luftës së Maqedonisë/9:00)

Shkup - Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut (KKBE-MK) do ta mbajë sesionin e 14-të të Grupit të punës 4 "Drejtësi, liri dhe siguri" (Kapitulli 24) në temën: Përmes profesionializmit dhe integritetit deri në transparencë dhe llogaridhënie në punën e policisë". (h:Panoramika/12:00)

Shkup - Mbledhje e Këshillit Gjyqësor.  (9:30) 

Shkup - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do ta mbajë mbledhjen e shtatë. (Јoin Zoom Meeting https://zoom.us/j/95942107909?pwd=PzlLThEGSXxUehgpskotLX8ooOJyuH.1/10:00)

__________________________________________________________ 

МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe më pas nuk merr përgjegjësi për rinjoftim nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR