• e shtunë, 26 tetor 2024
MIA Paralajmërime

25 tetor 2024

Shkup - Takimi i GP për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kazakistanit, Republikës së Kirgistanit, Republikës së Taxhikistanit, Republikës së Uzbekistanit, Turkmenistanit me ambasadorin e Kazakistanit, Sadbaldi Burashov. (Salla 5/11:00)

Shkup - Platforma: 100% dedikuar juve - "Masat dhe politikat për bujqësi, mjedis dhe vetëqeverisje lokale" ku do të marrë pjesë Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Zllatko Pirinski, ministër për Vetëqeverisje Lokale dhe Cvetan Tripunovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomis së Ujërave. (Salla solemne e Qeverisë/10:00)

Strugë - Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov do të qëndrojë për vizitë pune në Sektorin për hetime kriminale në Strugë. (para hyrjes në burg, pas përfundimit të vizitës, ministri Filkov do të japë deklaratë për media rreth orës 13:00).

Shkup - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, do të mbajë fjalim në manifestimin me rastin e "Javës evropiane të sigurisë dhe shëndetit në punë". (h. “Aleksandar pallas”/10:00, para fillimit të aktivitetit, ministri Durmishi do të japë një deklaratë për mediat)

Shkup - Punëtori B2B e organizuar nga Organizata turistike e Serbisë me mbështetjen e Agjencisë për pPromovimin dhe Përkrahjen e Turizmit të Maqedonisë. (h. “Aleksandar Pallas”/11:30, deklarata për mediat do të japë drejtoresha e Organizatës Turistike të Serbisë, Marija Laboviq dhe përfaqësues të organizatave turistike vendore të Serbisë/11:00)

Shkup - Konferenca e 13-të ndërkombëtare për mësimdhënien në gjuhën angleze "Sfida të reja, perspektiva të reja" ("New Challenges, New Perspectives") nën moton "Challenge and be challenged!" (Muzeu i luftës maqedonase për pavarësi/9:30, deklarata për media/11:10 – 11:40)

Shkup - Konferencë për shtyp për hapjen e fushatës "Ditët e donacionit 2024". (në pllajën përballë East Gate Mall/13:00)

Tetovë - Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, do të deklarohet për media, me rastin e fillimit të punimeve për rindërtimin e rrugës "Boris Kidriç". (11:00)

Shkup - Ceremonia me rastin e 10 vjetorit të Qendrës hulumtuese të trashëgimisë kulturore "Cvetan Grozdanov" në ASHAM. (në Amfiteatrin e ASHAM/10:00)

Shkup - Klimaton 2024 - Së bashku drejt një qyteti më të gjelbër! (Innox Center Skopje/9:30)

Shkup - Për të shënuar XXIV Settimana Della Lingua Italiana (Java e gjuhës italiane), Ambasada e Zvicrës dhe Ambasada e Italisë në Maqedoninë e Veriut janë nikoqirë të njërit nga artistët më të famshëm zvicerano-italian të hip-hop-it Mattak, i cili do të mbajë një koncert. së bashku me Fanki Nano dhe DJ Goce SAF. (në klubin “Minus Eden”/21:00)

__________________________________________________________________________________________________

*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*

 

QËNDRONI TË LIDHUR