• e mërkurë, 23 tetor 2024
MIA Paralajmërime

22 tetor 2024

Shkup - Tri seanca të njëpasnjëshme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. (salla "Maqedonia"/ 11:00, 11:15 dhe 11:30)

Stamboll - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski dhe shefi i Shtarmadhorisë së Armatës, gjeneralmajor Sashko Lafciski sot dhe nesër do të udhëheqin delegacionin e Maqedonisë në Panairin e 4-të ndërkombëtar të Mbrojtjes - SAHA EXPO 2024, që po mbahet në Stamboll, Turqi.

Selanik - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikolloski, do të marrë pjesë në Forumin për ndërlidhjen e Evropës Juglindore II. (h. "Makedonia Pallas"/12:00)

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, do të vizitojë Klinikën e Onkologjisë dhe do të marrë pjesë në konferencën për media me përfaqësues të Shoqatës kushtuar pacientëve me kancer dhe kujdestarëve të tyre Hema-onco. (10:30)

Shkup - Agjencia për realizimin e të drejtave të komuniteteve në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup do të mbajë Forumin pjesëmarrës me temë: "Analiza për funksionalitetin, efektivitetit dhe arritjet e Forumit pjesëmarrës". (h. "Arka"/ 9:30, deklaratë e Dalibor Kitanoviq, drejtor i Agjencisë për realizimin e të drejtave të komuniteteve/10:30)

Shkup – Punëtori me UNECE për ekonominë qarkulluese, lidhur me rëndësinë e konceptit të ekonomisë qarkulluese, e organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, së bashku me UNECE dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. (h. "Aleksander Pallas"/9:00)

Shkup - Konferencë për media e deputetit të E Majta, Sashko Jançev. (në Pres-qendrën e Kuvendit të RMV/10:45)

Shkup - Konferencë për shtyp e Konfederatës së Sindikatave të Lira të Maqedonisë. (në objektin e SASHK-ut, në rrugën "Maxhir Maallo" nr. 36/ 12:30)

Shkup - Konferencë për shtyp e SHGM-së. (Klubi i gazetarëve/12:00)

Shkup - Hapja ceremoniale e Tryezës së rrumbullakët: "Gjuha, letërsia dhe kultura sllovene dhe maqedonase ndërmjet Shkupit dhe Lubjanës" me rastin e përkujtimit të 65 vjetorit të studimit të gjuhës sllovene në Fakultetin Filologjik. (Fakulteti Filologjik “Bllaze Koneski”, në sallën e mbledhjeve/12:00)

Shkup - Konferenca për media e Federatës së Atletikës së Republikës së Maqedonisë, me rastin e Konventës së Shoqatës Evropiane të Atletikës, e cila për herë të parë do të mbahet në Shkup. (h. "Hilton"/11:00)

______________________________________________________________________________________

***МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr për obligim të rinjoftojë nlse vjend eri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara***

QËNDRONI TË LIDHUR