• e enjte, 24 tetor 2024
MIA Paralajmërime

23 tetor 2024

Riga - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, do të marrë pjesë në Samitin e tretë parlamentar të Platformës ndërkombëtare të Krimesë, i cili do të mbahet në Riga të Republikës së Letonisë.

Shkup - Akademi ceremoniale me rastin e 23 tetorit - Ditës së Luftës Revolucionare të Maqedonisë nën moton "Besëlidhja që lidh", në të cilën do të mbajë fjalim kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. (Muzeu i luftës maqedonase për pavarësi/13:00)

- Një delegacion qeveritar do të vendosë lule të freskëta. (para monumentit "Themeluesit e VMRO-së", në parkun "Gruaja luftëtare" në Shkup/11:00)

Shkup - Me rastin e 23 tetorit - Ditës së Luftës Revolucionare të Maqedonisë, delegacioni parlamentar i përbërë nga nënkryetari Antonijo Milloshoski dhe deputetja Emilia Angelova, do të vendosin kurorë me lule të freskëta. (Para Monumentit "Themeluesit e VMRO-së" në parkun “Gruaja luftëtare" në Shkup/11:00)

Shkup - Çmimi "23 Tetori" për vitin 2024 për arritje afatgjata në fushën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe promovimit të prioriteteve shtetërore, vlerave dhe trashëgimisë kulturore dhe historike të interesit publik të Republika e Maqedonisë së Veriut do t'i dorëzohet poetit Sllave Dimoski. (Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Salla Kristal/12:00)

Shkup - Konferencë për media të Bashkimit Demokratik për Integrim. (Selia e BDI-së në Shkup (Çair)/12:00.

 

__________________________________________________________________________________________________

*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*

QËNDRONI TË LIDHUR