• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

MIA Paralajmërime - MKD

MIA Paralajmërime - MKD

27 mars 2025

Ohër - Kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në pritjen e turistëve nga fluturimi i parë i "Turkish erlajns" nga Stambolli në aeroportin "Shën Apostull Pali" - Ohër. (14:30, arritja e mediave /deklarata e planifikuar për mediat 14:00)

Shkup - Me rastin e pesëvjetorit të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski do të mbajë takim pune me ambasadorët e shteteve anëtare dhe partnerët e Aleancës. (Klubi i deputetëve / 11:00)

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska dhe kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Georgievski do ta vizitojnë shkollën fillore "Partenija Zografski". (12:00)

Tetovë - Takim i kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami me përfaqësues të mediave. (Komuna e Tetovës / ora 11:00)

Shkup - Nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim ndërmjet ATS GRUP, kompani e industrisë së mbrojtjes nga Maqedonia dhe MKE, kompania më e madhe shtetërore e industrisë së mbrojtjes në Republikën e Turqisë. (Klubi i deputetëve / ora 16:00)

Shkup - Qendra poligrafe organizon konferencë me temë “Sistemet moderne të sigurisë për kontrollin e integritetit të punëtorëve”. (Hotel "Meriot" / 10:00 – 16:00, deklarata për media / 9:30)

Shkup - Instituti për studime të komunikimit organizon tubim shkencor me temë "Kurthi narrativ: zbulimi i narrativave të dëmshme tek politikanët dhe mediat". (hotel "Hillton" /11:30)

Shkup - Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve të medias organizon panel diskutim për propozim-amandamentet e Ligjit për media me theks në mediat onlajn, në të cilin përfaqësues të mediave, shoqatave, punonjësve të mediave dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në industrinë mediatike do t'i paraqesin qëndrimet e tyre. (Europe House / 11:00 - 13:00)

Shkup - Shpallja e laureatëve të mbrëmjeve të poezisë strugane për vitin 2025. (amfiteatri i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë / 11:00)

Shkup - "Pa fjalë" - koncert humanitar i Filarmonisë së Maqedonisë. (Filarmonia / 20:00)

Shkup - Teatri i dramës do ta shënojë Ditën Botërore të Teatrit me ekspozitë humanitare. (Foaje e Teatrit të dramës / ora 19:00)

________________________________________________________________________

***MIA i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr për obligim të rinjoftojë nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara***

 

QËNDRONI TË LIDHUR