• e hënë, 08 korrik 2024

MIA Paralajmërime MKD

MIA Paralajmërime MKD

12 qershor 2024

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani do të mbajë konferencë tematike për mediat në lidhje me Takimin e ministrave të Punëve të Jashtme, që do të mbahet më 13 qershor në Shkup, në kuadër të kryesimit tonë njëvjeçar me Procesin e Bashkëpunimit me Evropën Juglindore (PBEJL) , i cili përmbyllet më 30 qershor të vitit 2024. (MPJ/13:00)

Shkup - Seanca e gjashtë e Kuvendit të përgjithshëm të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL). (h. "Aleksandar Pallas", Salla 2/12:00; janë paraparë deklarata për mediat të kryetarit të BNJVL-së Orce Gjorgjievski dhe mandatarit për formimin e Qeverisë së ardhshme, Hristijan Mickoski në fillim të seancës).

Shkup - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do ta mbajë vazhdimin e seancës së gjashtë. (https://zoom.us/j/98556480354?pwd=ya0BPot9czOdaEJy8TeQoqQAH84ZRO.1 /10:00)

Shkup - Konferencë për shtyp e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut me temë "Plani i ri i rritjes për Ballkanin Perëndimor - mundësi për aktivizimin e potencialit ekonomik të rajonit". (Oda Ekonomike, salla 3 në katin e 3/11:00)

Shkup - Paneli për marrëdhëniet diplomatike Itali-Maqedoni e Veriut dhe për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e arsimit. (Europe House Shkup/12:00)

Shkup - Instituti i Maqedonisë për Media (IMM) organizon manifestimin "Praktikat efikase për raportim për ndryshimet klimatike dhe mjedisin jetësor". (Objekti i IMM, rruga Juri Gagarin 17-1/1 - Shkup/ 11:00 deri në 12:30)

Shkup - Ndarja e çmimit "Kampion i bashkëpunimit rajonal" (Muzeu i Artit Bashkëkohor/19:30)

Shkup - Ekspozitë e fotografive dhe panel diskutim "Ukraina: Krim i luftës". (Stacioni i vogël – Galeria Nacionale/ora 19:00)

Shkup - Edicioni dhjetëvjeçar i "Violin Fest". (Filarmonia e Maqedonisë së Veriut/20:00)

Shkup - Natë filmi para pllajës në Qendrën tregtare Ramstor Moll. (19:00)

Shkup - Juliana Vincan dhe grupi i saj "Golden Tina - Tribute To Tina Turner" do të performojnë në festivalin "Skopjard".

______________________________________________________________________

****MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore****

QËNDRONI TË LIDHUR