MIA Paralajmërime MKD
- 4 prill 2025

4 prill 2025
Sofje - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në takimin e krerëve të shteteve dhe qeverive të "Procesit Akaba Ballkani III".
Shkup - Seancë e Komisionit parlamentar për financim dhe buxhet. (Salla 4 / 10:30)
Shkup - Seancë e Komisionit parlamentar juridiko-ligjvënës (Salla 4 / 11:00)
Shkup - Kryetarja e Komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, Jaklina Peshevska, do të zhvillojë takim pune me ambasadoren e OSBE-së, Kilian Val. (Kuvendi i RMV, zyra 265 / 11:00)
Shkup - Ministrat e Administratës Publike të Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë, Goran Minçev dhe Franc Props, do të nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim ndërmjet dy ministrive. (Kabineti i Ministrit të Administratës Publike / 11:00)
Likovë - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka vizituar Shtëpinë e Shëndetit në Likovë me rastin e promovimit të një pjese të rinovuar të këtij institucioni shëndetësor publik. (10:00)
Manastir - Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të RMV-së, Branko Axhigogov dhe kryetari i Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski, do të marrin pjesë në fushatën tradicionale të dhurimit të gjakut të FSHS-së "Zemra e fondit". (Shërbimi Rajonal i Fondit Shëndetësor / 9:30)
Shkup - Konferencë për shtyp e Asamblesë Studentore Universitare të UCM-së (ASU-UCM). (Hapësirat e Qendrës Kulturore Studentore, rr "Metropolit Teodosij Gologanov" 28 / 10:00)
Tetovë - Komuna e Tetovës organizon debatin e parë publik për propozimet për emrat e rrugëve. (Salla e Këshillit komunal / 15:00)
Shkup - Konferencë për shtyp e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë (SPGPM). (Klubi i gazetarëve / 10:30)
Shkup - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë zyrtarisht do t'i ndajë çmimet vjetore të gazetarisë. (Klubi i gazetarëve / 14:00)
__________________________________________________________
***МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr për obligim të rinjoftojë nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara***