• e premte, 22 nëntor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

18:00/ 26 mars/ 2024

Shkup - Me rastin e katër vjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, Qeveria mbajti mbledhje solemne me të cilën kryesoi kryeministri Talat Xhaferi. 

Shkup - Në prag të zgjedhjeve, të gjitha partitë politike kanë mundësinë që fëmijët, të rinjtë dhe familjet t'i vënë në qendër të programeve të tyre zgjedhore dhe të bëjnë premtime konkrete që çdo fëmijë të ketë qasje në shërbime cilësore dhe më shumë mundësi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për veten dhe për vendin, thuhet në një letër të hapur nga përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia Di Xhovani drejtuar të gjitha partive politike në prag të zgjedhjeve.

Shkup - Pritet nesër të mbajë mbledhje Komisioni për sëmundje infektive për situatën me sëmundjen pertusis (kolla e mirë) në vend.

Shkup - Qeveria në seancën e sotme mori vendim për formimin e Këshillit për monitorimin e zbatimit të Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Drejtësi (2024-2028).

Shkup - Gazetarët shpesh ballafaqohen me rreziqe të mëdha, veçanërisht në periudha të ndjeshme siç janë zgjedhjet dhe këtë vit kemi dy cikle zgjedhore - presidenciale dhe parlamentare. Sipas hulumtimeve lokale, bazuar në statistikat e 10 viteve të fundit, punonjësit mediatikë janë katër herë më të ekspozuar ndaj sulmeve fizike dhe kërcënimeve ndaj jetës së tyre, në kushtet kur ka vit zgjedhor, krahasuar me ato vite kur nuk ka, tha sot drejtori ekzekutiv i SHGM-së, Dragan Sekullovski, në ngjarjen "Për siguri dhe mbrojtje më të madhe të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë dhe kundër kërcënimeve ndaj lirisë së mediave", që u mbajt në Klubin e gazetarëve.

Gazë - Dymbëdhjetë persona humbën jetën në det jo larg bregut të Gazës veriore, derisa po bënin përpjekje që të notonin deri te ndihmat humanitare të hedhura nga aeroplani, njoftoi Ministria palestineze e Shëndetësisë. Hamasi informoi edhe për gjashtë të vdekur në turmë. 

Moskë  - Edhe krahas pohimeve të Shtetit Islamik, sekretari i Këshillit për siguri kombëtare të Rusisë, Nikollaj Patrushev e akuzoi Ukrainën për sulmin në afërsi të Moskës të premten e kaluar.

Sana - Huthët jemenas sot kumtuan se gjatë 72 orëve të fundit kanë kryer gjashtë sulme me dronë dhe projektile ndaj anijeve në Gjirin e Adenit dhe Detin e Kuq.

Teheran - Lideri i krahut politik të Hamasit palestinez, Ismail Hanija, sot në Teheran deklaroi se miratimi i rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për armëpushim në Rripin e Gazës është tregues i " izolimit politik të Izraelit  pa precedent”.

Moskë  - Shefi i Shërbimit Federal të Sigurisë ruse (FSS), Aleksandar Bortnikov, sot njoftoi se, përveç njëmbëdhjetë personave të arrestuar të dyshuar për përfshirje të drejtpërdrejtë dhe bashkëpjesëmarrje në sulmin në rajonin e Moskës më 22 mars, ka edhe të tjerë të përfshirë, numri i të cilëve do të vazhdojë të rritet, njoftuan mediat britanike, duke cituar agjenci ruse të lajmeve. 

Kiev - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, nënshkroi sot një dekret për shkarkimin e Oleksej Danilov nga posti i Sekretarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes (NSDC) të Ukrainës, njoftuan agjencitë botërore duke iu referuar një kumtesës zyrtare të publikuar në ueb faqen e kreut të shtetit.

Monrovia - Shtatë persona humbën jetën në një aksident në një minierë të braktisur të arit në Liberi, njoftoi sot ministri i Minierave të vendit të Afrikës Perëndimore, Uilmot Pej.

QËNDRONI TË LIDHUR