
18:00/10 mars/2025
Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot gjatë vizitës së toij në Veles, tha se Spitali i Velesit është pajisur me pajisje të reja dhe moderne.
Shkup - Dyzet e nëntë gjyqtarë të rinjë në shtet janë zgjedhur në seancën e sotme të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot realizoi takim me ambasadoren e sapoemëruar të Japonisë në vend, Secuko Kavahara.
Kumanovë – Mirçe Gjorgoski është komandanti i ri i Komandës për Operacione. Sot në kazermën e Kumanovës “Boro Menkov” ishte bërë pranim dorëzimi i detyrës së komandantit nga komandanti i deritanishëm Besnik Emini dhe atij të riut Gjorgoski.
Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, e emëroi deputetin e “Frontit Evropian” Bejxhan Iljas në krye të Komisionit parlamentar për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, pasi ky komision mbeti pa kryetar pas dorëheqjes së Ilire Dautit. Emërimi i Iljasit ishte tentimi i parë i Gashit për zhbllokimin e këtij komisioni, por përfundoi pa sukses, pasi deputeti e njoftoi se nuk është në mundësi të merr pjesë sot, pas çka seanca e sotme u anulua.
Tiranë - Lideri i Partisë Demokratike dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka prezantuar sot koalicionin “Aleanca për Shqipërinë madhështore” për zgjedhjet e 11 majit, të cilin e cilësoi si “koalicioni më i fortë në 32 vitet e fundit, që përfaqëson shumicën absolute”.
Londër – Kryeministri britanik Kir Starmer të shtunën, 15 mars do të jetë nikoqir i takimit të dytë virtual të liderëve botërorë për çështjen e Ukrainës, informuan agjencitë botërore, duke iu referuar një zëdhënësi qeveritar.
Kiev – Delegacioni ukrainas do të propozojë “armëpushim në ajër dhe në det” me Rusinë gjatë kohës së bisedimeve me SHBA-në nesër në Arabinë Saudite, deklaroi për “Frans pres” një funksionar i lartë ukrainas.
Londër - Tridhjetë e dy persona janë lënduar dhe janë transportuar në breg, kur zjarri përfshiu një tanker për naftë dhe një anijeje mallrash që u përplasën sot në Detin e Veriut, në bregun lindor të Anglisë.
Bruksel - Komisioni evropian sot ka shprehur keqardhje për shkak të mungesës së përkushtimit amerikan ndaj arritjes së marrëveshjes me Bashkimin Evropian për shmangien e tarifave, dy ditë para hyrjes së tyre në fuqi për çelikun dhe aluminiumin evropian.
Uashington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin përparim të dukshëm në negociatat për Ukrainën këtë javë dhe shpresojnë të arrijnë marrëveshje për metalet e rralla të tokës, deklaroi sot i dërguari i presidentit amerikan Donald Tramp për Lindjen e Afërt, Stiv Uitkof.
Bruksel - NATO e mbështet plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës dhe porosit se Marrëveshja e Paqes së Dejtonit duhet të respektohet si gur themeli i paqes në vend, theksoi sot në Sarajevë sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Mark Rute.