• e premte, 06 shkurt 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/5 shkurt/2026

Shkup  - Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, u takua me eurodeputetin Tomas Ujac, i cili është raportues kryesor për raportet e Parlamentit Evropian mbi progresin e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në takim, siç bëri të ditur Ministra e Çështjeve Evropiane, u bisedua për procesin e integrimit evropian dhe për raportin e fundit të Parlamentit Evropian mbi Maqedoninë e Veriut, i miratuar me shumicë votash në korrik 2025, i cili vlerëson progresin e vendit dhe thekson nevojën për heqjen e bllokadave politike ndaj procesit të anëtarësimit.

Shkup – Qeveria e ka pranuar kërkesën e AOJSHQ, megjithatë jo në tërësi, por është e rëndësishme që u pranua që të paguhen shtesat e pagave për punonjësit në administratën shtetërore dhe në gjyqësor, deklaroi kryetari i sindikatës, Tërpe Deanovski, pas takimit të sotëm me kryeministrin Kristian Mickoski dhe përfaqësuesit qeveritarë. "Siç paralajmëruam vitin e kaluar, do të paguhen në disa vite, në 3 këste, nga 8 për qind, për fat të keq jo 10 për qind. Do ta përsëris, për fat të keq, nuk i morëm vitin e kaluar, por Qeveria ka rënë dakord t'i paguajë që tani, duke filluar nga marsi, përmes një metode në të cilën të gjitha institucionet nga administrata shtetërore dhe gjyqësori, domethënë gjykatat, prokuroritë... do të duhet të nënshkruajnë marrëveshje kolektive individuale për të marrë këtë të drejtë", tha Deaenovski. 

Shkup - Atë që e arritëm për kohë aq të shkurtë, nuk është rastësi. Ky është rezultat i punës. I ndershmërisë. I përgjegjësisë. Dhe ky nuk është vetëm suksesi im, ky është sukses i të gjithë shkupjanëve të cilët besuan se mundemi më ndryshe. Kjo është dëshmi se qyteti udhëhiqet me dashuri, dhe jo me in teres personal, rezultatet vijnë. Trashëguam borxhe, por, po ndërtojmë të ardhme. Trashëguam kaos, por vendosëm rend. Trashëguam zhgënjim, por, do ta kthejmë shpresën. Para nesh qëndrojnë akoma sfida. Dhe nuk do të ikim prej tyre, por me gatishmëri i pranojmë. Sepse ky mandat nuk është për rehati, por për ndryshime. Ne nuk do të lejojmë që Shkupi asnjëherë tashmë të vidhet, anashkalohet dhe shkatërrohet, theksoi kryetari i Qytetit, Orce Gjorgjievski në konferencën e sotme për shtyp, ku informoi për punën e bërë dhe për atë që fillimisht vjen.

Shkup  - Brigada e zjarrfikësve njoftimin për zjarr në diskotekën “Puls” në Koçan e mori në orën 2:35 të mëngjesit, ndërsa zjarri u shua rreth orës 4 të mëngjesit. Zjarrfikësi Bllagoj Paunov, i cili me një koleg tjetër mbërriti si automjeti i parë i zjarrfikës, në gjykimin e sotëm për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, dëshmoi se kur mbërritën në vendngjarje pesë minuta pas njoftimit, kishte shumë njerëz të bllokuar dhe vetëm pak tym që dilte nga sipër derës së hyrjes, ndërsa ata nuk mund ta shihnin zjarrin, pas çka filluan t'i nxirrnin në përputhje me procedurën, duke theksuar se punonin në ekipe të përziera të zjarrfikësve, nëpunësve të policisë, rojeve të sigurisë dhe civilëve, sepse secili person nuk mund të bënte asgjë vetëm, ndërsa të paktën dy ose tre ishin të nevojshëm për të nxjerrë një person.

Tetovë – Duke pasur parasysh se në Bullgari janë paraparë zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare dhe funksionim i pushtetit teknik ekzekutiv nuk ka se me kë të bisedohet në temën e ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimin e procesit të integrimeve evropiane. Këtë nga Tetova sot e vlerësoi kryetari i partisë Lëvizja Besa, Bilall Kasami, i cili pati takim me gazetarët.  “Qeveria është e përkushtuar që sa më shpejt të realizojë të gjitha angazhimet e ndërmarra në fushën e integrimit. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, kjo është çështje pak më komplekse sepse kërkon dialog më intensiv si me Brukselin ashtu edhe me Sofjen. E dimë që në këtë moment në Sofje po përgatiten për zgjedhje të reja, kështu që për fat të keq nuk kemi partner të besueshëm me të cilin do të diskutonim se çfarë do të ndodhë pas ndryshimeve kushtetuese. Sepse për Maqedoninë, ajo që është e rëndësishme është ajo që do të ndodhë pas ndryshimeve kushtetuese, që do të thotë jo vetëm vetë ndryshimet kushtetuese dhe përfshirja e bashkësisë bullgare në Kushtetutë”, deklaroi Kasami.

Shkup  – Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe sot në konferencë për media duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve tha se e mbështet nismën të cilën dje në Kuvend e parashtroi Lidhja e Sindikatave, për uljen e pagave të funksionarëve.  “Ne e mbështesim nismën, po debatohet në temë, e cila po shkakton trazira midis sindikatave dhe punëtorëve, ndërsa unë i kuptoj ata, duhet të debatojmë për temën. Ne e mbështesim absolutisht nismën, unë personalisht dhe i gjithë grupi parlamentar, dhe le të jetë e qartë se ky është qëndrim partiak, ne jemi për uljen e pagave të funksionarëve. Sepse edhe këtu e lidh përgjigjen me pyetjen e mëposhtme: kategori të caktuara të qytetarëve nuk mund të jenë të shqetësuar dhe të kenë probleme. Roli i Qeverisë është t'u plotësojë nevojat të gjithëve”, tha Filipçe.

Shkup  - Komandanti i Njësisë së zjarrfikësve në Koçan, Dragan Apostollov në gjykimin e sotëm për rastin "Puls" tha se natën e ngjarjes fatale ka qenë në shtëpi kur ka marrë një telefonatë në orën 2:47 për një zjarr në diskotekë, pas së cilës ka informuar dhe thirrur të gjithë komandantët në detyrë, ndërsa ka kërkuar ndihmë edhe nga zjarrfikësit e Vinicës, Shtipit, Sveti Nikollës dhe Probishtipit për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit. E gjithë pajisja dhe punonjësit nga NjTKZ Koçan kanë qenë të angazhuar dhe kishin dalë në terren - nëntë automjete, pesë prej të cilave kamionë për terrene të vështira dhe tre automjete xhip me kapacitet më të vogël uji, si dhe një automjet komandues "Lada niva".

Shkup  - Në periudhën prej 01.01.2026 deri më 31.01.2026, Sektori për çështje të trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ushtroi kontrolle rrugore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët nuk i plotësojnë kushtet e parapara lidhur me errësimin e xhamave të automjeteve. Gjatë kontrollit, siç njoftoi MPB-ja, u sanksionuan 101 pjesëmarrës në trafik. Të gjithë shkelësve iu përgaditën parashtresa përkatëse.

Ohër - Policia konfiskoi dy automjete dhe paraqiti kallëzime penale ndaj dy personave të cilët shkaktuan aksident rrugor në Ohër. Sipas kumtesës së policisë, mbrëmë në orën 20:30, në SPB Ohër u njoftua se në rr. "ASNOM" në Ohër kishte ndodhur një aksident rrugor ku ishin përfshirë një automjet udhëtarësh "Folksvagen Amarok", me targa të Ohrit, i drejtuar nga V.V.M. (24) nga Ohri, një automjet udhëtarësh "Lançia" me targa të Ohrit, i drejtuar nga J.P. (37) nga Ohri dhe një automjet udhëtarësh "Mercedes" me targa të Ohrit, i drejtuar nga P.N. (35) nga Ohri.

 Shkup - Është ngritur kallëzim penal kundër një banori të Gostivarit i cili përmes komenteve të shkruara në publikimin në rrjetet sociale ka përhapur urrejtje, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. "Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ngriti një kallëzim penal kundër V.D. (46) nga Gostivari për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e një vepre penale "përhapje të materialit racist dhe ksenofobik përmes një sistemi kompjuterik" theksojnë nga Ministria. Siç informojnë nga MPB, më 18.11.2025, në një postim nga një media në një rrjet social, personi i denoncuar shkroi komente nga profili i tij ka shkruar komente me të cilat ka përhapur urrejtje.

Shkup  - Nesër moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në disa vende me reshje të lehta shiu. Në pjesët perëndimore të vendit do të mbizotërojë mot me vranësira me reshje të dendura shiu, mbi 15 litra për metër katror. Do të fryjnë erë mesatare, herë pas here e fortë, informojnë nga DPHM. Temperaturat minimale të mëngjesit do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale ditore do të arrijnë nga 6 deri në 14 gradë.

Tiranë - Shqipëria më 18 shkurt do të jetë nikoqire e Forumit Ekonomik të Korridorit 8, njoftoi sot Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ), duke vlerësuar se Evropa po hyn në një fazë vendimtare ku ndërlidhshmëria, qëndrueshmëria dhe integrimi rajonal po bëhen shtylla qendrore të sigurisë dhe zhvillimit ekonomik. "Në këtë kontekst, Korridori VIII Pan-Evropian, që lidh Detin Adriatik dhe Detin e Zi, po shfaqet si një nga projektet më strategjike të infrastrukturës dhe ndërlidhshmërisë për Evropën Juglindore dhe kontinentin më të gjerë evropian.  Si një komponent thelbësor i Rrjetit Trans-Evropian të Transportit (TEN-T), korridori ndërlidh Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, ndërsa shtrihet drejt Italisë dhe Rumanisë", qëndron në ueb faqen e Ministrisë. 

 Ankara - Turqia po punon shumë për të parandaluar që tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit të përshkallëzohen në një konflikt të ri në Lindjen e Mesme, tha sot presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan. Në një bisedë me gazetarët në aeroplanin që kthehej nga një vizitë në Egjipt, Erdogani tha se bisedimet në nivelin e udhëheqjes amerikane dhe iraniane do të ishin të dobishme pas bisedimeve të nivelit më të ulët mbi programin bërthamor, të cilat  duhet të mbahen nesër në Oman, bëri të ditur Kabineti i tij. 

Shkup  - Edhe krahas mospajtimeve nëse Marrëveshja STARTI i Ri  (Strategic Arms Reduction Treaty) mes SHBA-së dhe Rusisë ka përfunduar në mesnatë ose do të ndërpritet validiteti i tij për disa orë, bota po hyn në një fazë të re të garës bërthamore. Derisa Moska shpreh keqardhje për shkak të asaj se nuk është arritur marrëveshje e re ose vazhdim i validitetit të atij ekzistues, SHBA-ja nuk dëshiron marrëveshje dyplalëshe dhe kërkon që në marrëveshjet e ardhshme për kufizime të armëve bërthamore të kyçet edhe Kina. Kremlini sot njoftoi se Rusia do të vazhdojë me qasje përgjegjëse drejt stabilitetit strategjik bërthamor edhe krahas asaj që rrjedh Marrëveshja për kontroll të armatimit bërthamor.

Uashington  – Fejsbuku, një nga rrjetet sociale më me ndikim në historinë e internetit, dje shënoi 22 vjet nga themelimi i tij. Rrjeti social është themeluar më 4 shkurt 2004 në Universitetin Harvard, nga ana e Mark Zakerberg, bashkë me kolegët Eduardo Saverin, Dastin Moskovic, Endru MekKolum dhe Kris Hjuz, të cilët kishin rol të rëndësishëm në fazën e hershme të zhvillimit.  Emri fillestar i platformave ishte “D Fejsbuk” (TheFacebook), ndërsa ishte në dispozicion vetëm për studentët e Harvardit, që shumë shpejt pastaj ishte përhapur edhe në universitete të tjera, ndërsa më vonë edhe për publikun e gjerë. Zakerberg me publikimin në Fejsbuk, “22 vjet kaluan shpejtë”, e përkujtoi ditën e djeshme. 

Damask  – Ministri francez i Punëve të Jashtme, Zhan Noel Baro mbërriti në Damask, stacionin e parë nga turi i tij rajonal.  Pritet që Baro të takohet me homologun e tij sirian, Asad al – Shibani, në kohën kur tensionet në Siri para pak kohësh u ulën ndërmjet qeverisë dhe pakicës kurde në rajonet veriore.  Ministri francez, i cili është për vizitë të dytë në Damask pasi koalicioni islamik e mori pushtetin në vitin 2024, pastaj do të shkojë në Irak dhe Liban. 

Uashington - I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Stiv Uitkof deklaroi se sot delegacionet e SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë janë dakorduar të shkëmbejnë 314 të burgosur - që është shkëmbimi i parë i tillë në pesë muajt e fundit.  “Ky rezultat u arrit pas negociatave të hollësishme dhe produktive paqësore. Megjithëse mbetet punë e rëndësishme për t’u bërë, hapa të tillë tregojnë se angazhimi i qëndrueshëm diplomatik po jep rezultate të dukshme dhe po çon përpara përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë”, theksoi Uitkof në Iks. 

QËNDRONI TË LIDHUR