MIA FLESH
- Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes së saj në Samitin botëror të qeverive në Dubai realizoi takim me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Mohamed bin Zajed Al Nahjan.
12:00/ 5 shkurt/ 2026
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes së saj në Samitin botëror të qeverive në Dubai realizoi takim me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Mohamed bin Zajed Al Nahjan.
Shkup - Marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, partneriteti strategjik mes dy vendeve dhe angazhimi i përbashkët për thellimin e bashkëpunimit transatlantik, ishin konfirmuar në takimet të cilat i realizoi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në kuadër të vizitës së punës në Uashington.
Shkup - Deri te Këshilli i Prokurorëve Publike ende nuk janë dorëzuar aplikimet nga kandidatët që kanë konkurruar në shpalljen për zgjedhjen e Prokurorit të ri Publik. Kryetari i Këshillit, Bashkim Besimi, deklaroi se do të veprojë menjëherë sapo aplikimet të mbërrijnë zyrtarisht brenda afatit të paraparë me ligj.
Shkup – Aeroporti Shën Apostull Pali në Ohër, i cili menaxhohet nga TAV Maqedonia, filiali i TAV Aeroporte dhe anëtar i grupacionit ADP, arriti Nivelin 2 – Akreditim për menaxhim me emetime të karbonit në aeroporte, informojnë nga TAV Maqedonia.
Shkup – Neoplazmat malinje janë ndër shkaqet më të shpeshta të vdekshmërisë në botë. Në vendin tonë, pas sëmundjeve të sistemit qarkullues, neoplazmat malinje përbëjnë shkakun e dytë më të shpeshtë të vdekjes. Në periudhën 2010–2024, shkalla e mortalitetit ka lëvizur nga 180,3 për 100.000 banorë në vitin 2010 deri 217,0%000 në vitin 2024, theksohet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik.
Athinë- Mbindërtim arkitektonik dhe energjetik të objekteve ekzistuese, përmirësim të infrastrukturës së komunikacionit dhe organizim të komunikacionit, rritje të kapacitetit dhe cilësisë së kontrollit të pasaportave, doganor, fitosanitar dhe veterinar, mundësim të shërbimeve bashkëkohore dhe efikase kufitare, kalim më të shpejtë të udhëtarëve dhe mallrave, zvogëlim të kohës së pritjes dhe harmonizim me standardet evropiane, parashikon projekti "Mbindërtimi i vendkalimit kufitar tokësor Evzoni Kilkis", në pajtim me tenderin e shpallur për zgjedhje të realizuesit të projektit, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Berlin - Aeroporti në Berlin në mëngjes publikoi se të gjitha fluturimet janë anuluar për shkak të kushteve të motit, pasi borë dhe të reshura të ngrira të shiut e kanë kapluar rajonin e kryeqytetit gjerman.
Taipei- Tajvani e ka përshëndetur telefonatën midis presidentit amerikan Donald Tramp dhe homologut të tij kinez, Si Xhinping, duke thënë se kjo do të ndihmonte në stabilizimin e rajonit, ndërsa Kina rrit presionin e saj ushtarak në ishullin që e konsideron si provincë të shkëputur.
Islamabad - Të paktën 216 militantë janë vrarë në provincën pakistaneze Beluxhistan, kumtoi sot ushtria pakistaneze. Operacioni thuhet se ka përfunduar. Policia pakistaneze të mërkurën kumtoi se të paktën 58 persona janë vrarë në përleshjet, përfshirë oficerë policie dhe civilë.