• e premte, 05 dhjetor 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 17 shtator/ 2025

Shkup - Qeveria do të sigurojë 700.000 euro për rindërtimin e kompleksit më të vjetër sportiv "Sokollana" në Kumanovë, ka bërë të ditur sot kryeministri Hristijan Mickoski. “Dua të shpreh kënaqësinë time që sot së bashku me kryetarin e komunës jam këtu në Kumanovë, t’i uroj për gjithçka që ka bërë në periudhën e kaluar, por edhe për të punuar së bashku edhe më shumë në periudhën që vjen. Një nga ato objekte është ky për të cilin kryetari i komunës ka folur tashmë", tha ai, duke shtuar se bashkëpunimi i suksesshëm do të vazhdojë.

Kumanovë - Për Kumanovën nga buxheti qendror, mendoj se janë financuar projekte me vlerë totale prej 11 deri në 12 milionë euro këtu në Kumanovë. "Mendoj se është e rëndësishme, sepse deri më tani diçka e tillë nuk ka ndodhur në komunat. Këto investime kapitale janë pikërisht në atë drejtim – të sigurojnë jetë më të mirë dhe kushte më të mira për jetesë për kumanovarët, si dhe për të gjithë qytetarët në Maqedoni. Më shumë për kanalizime, për asfalt, për rrugë, bulevarde, për rrugica, për ujësjellës etj. Kështu që, ne jemi krenarë për atë projekt, sepse me atë projekt më shumë se 350-400 milionë euro do të përfundojnë në komunat, përfshirë edhe programet e tjera të ministrive", tha kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske.

Shkup - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot në Pragë mbajti takim pune me Ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvorzhak, ku është  theksuar bashkëpunimi i ngushtë dhe miqësor midis dy vendeve dhe u riafirmua angazhimi strategjik për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikimi i bashkëpunimit në kuadër të integrimit evropian. Ministri Dvorzhak shprehu mirënjohje për progresin e vazhdueshëm të Maqedonisë së Veriut në procesin eurointegrues, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të reformave si bazë për negociatat aderuese për anëtarësim në Union.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski nga data 17 deri më 26 shtator do të qëndrojë për vizitë pune në SHBA. Shefi i diplomacisë në Uashington do të takohet me përfaqësues të shquar amerikan dhe do të marrë pjesë në Asamblenë e përgjithshme të 80-të të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork. Në Uashington, Mucunski do të takohet me përfaqësues të lartë të Departamentit të shtetit, me ç'rast do të bisedohet për avancimin e dialogut politik, bashkëpunimin tregtar dhe progresin e partneritetit strategjik. Do të marrë pjesë edhe në tryezën e rrumbullakët të Asociacionit afarist amerikano-qendror evropian, ndërsa janë planifikuar edhe takime me kongresmenë dhe senatorë. Me rastin e Ditës së pavarësisë dhe 30-të vjetorit të marrëdhënieve diplomatike, ministri do të mbajë fjalim në një ngjarje me diasporën e Maqedonisë në rajonin e Uashingtonit.

Shkup - Në Ministrinë e Administratës Publike sot u mbajt një takim pune mes ministrit të Administratës Publike Goran Minçev dhe përfaqësuesve të SIGMA-s - nisma e Bashkimit Evropian dhe OECD-së për mbështetje të reformave në administratën publike. Temë e bisedës ishte procesi i punës dhe dinamika për përgatitjen e Ligjit për Organizimin dhe Punën e Organeve të  Administratës Shtetërore (LOPOASH).

Shkup - Kryetari i Gjykatës kushtetuese, Darko Kostadinovski informoi se Gjykata kushtetuese ka marrë letër nga spikeri i Kuvendit, në të cilën kërkohet nga propozuesi i ligjit (Qeveria) ta informojë se në cilën fazë është procedura për Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Kodit penal. Kostadinovski theksoi se lënda është tejet serioze dhe Gjykata kushtetuese është e obliguar t'i vlerësojë të gjitha rrethanat, dhe të ketë parasysh se çka do të thotë secili vendim për sundimin e së drejtës, për sigurinë juridike dhe ndikimin e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe qytetarit.

Shkup - Gjykata Kushtetuese kishte debat të frytshëm, konstruktiv dhe në momente të caktuara debat të ashpër në pikëpamje të lëndës së Rregullores së KSHZ-së dhe konkuzioni i shumicës së gjykatësve është se nuk do të ngritë procedurë për kushtetueshmërinë dhe legjitimitetin, informoi kryetari i Gjykatës, Darko Kostadinovski, duke sqaruar se vlerësimi i shumicës së gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese është se Rregullorja e KSH-së ka bazë kushtetuese dhe bazë ligjore dhe do të thotë harmonizim të plotë gjegjësisht respektim të vendimit të tyre.

Shkup - Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Llafçiski sot mori pjesë në konferencën e 28-të të shefave të Shtatmadhorive të Forcave të armatosura të vendeve anëtare të Kartës SHBA-Adriatiku (A-5), që po mbahet në Tiranë, Republika e Shqipërisë. Siç informoi Shtatmadhoria e Armatës, në konferencën e sotme, nikoqir i së cilës është shefi i Shtatmadhorisë së Forcave të armatosura të Republikës së Bosnjë e Hercegovinës, gjeneral-nënkoloneli Gojko Knezheviq, u diskutua për temën "A-5 për stabilitet dhe bashkëpunim: Ndërtimi i mjedisit të sigurt përmes sinergjisë civilo-ushtarake dhe dialogu rajonal".

Shkup - Cilësia e ajrit ambiental në Trubarevë është brenda kufijve të lejuar, informojnë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, përmes të dhënave të marra nga stacionet matëse automatike të Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip. Në kumtesë është theksuar se matjet e deritanishme kanë treguar vlera mesatare për koncentrimin e PM₁₀ grimcave që lëvizin brenda kufijve ligjorë të lejuar dhe deri tani nuk është regjistruar tejkalim i pragjeve të përcaktuara.

Strugë - Prokuroria Themelore Publike në Strugë sot ngriti aktakuzë kundër kryetarit të Strugës Ramiz Merko për lidhjen e një marrëveshjeje për ndriçimin e një pjese të shtratit të lumit Drini i Zi, pa pëlqimin e menaxhimit të ujërave nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. "I dyshuari, në periudhën kohore nga 01.04.2021 deri më 27.06.2022, si person zyrtar, kryetar i Komunës së Strugës, i ka tejkaluar kufijtë e autorizimeve të tij zyrtare dhe ka lidhur marrëveshje për kryerjen e ndriçimit të një pjese të shtratit të lumit Drini i Zi, pa pëlqim paraprak të sigurojë pëlqim për menaxhim me ujin nga Ministria e  Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Kjo i mundësoi kontraktorit të përzgjedhur të instalojë pajisje ndriçimi në ujërat e lumit në një gjatësi prej 900 metrash në të dyja anët e shtratit të lumit, megjithëse prokuroria ndërmori disa veprime gjatë procedurës dhe siguroi një raport ekspertize sipas të cilit një instalim i tillë i 300 pajisjeve ndriçimi ndikoi negativisht në regjimin e ujit, morfologjinë e sipërfaqes së ujit dhe sistemin hidrobiologjik në lumë", njoftoi Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë.

Strugë - Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës, Mendi Qyra sot në konferencë për shtyp prezantoi vizionin dhe prioritetet e tij për zhvillimin e Komunës së Strugës. Ai premtoi një fushatë të civilizuar dhe qytetare pa fyerje ndaj kundërshtarëve politikë dhe të njëjtën gjë e kërkoi edhe nga kundërshtarët e tij, duke thënë se nuk do të shikojë prapa asaj që ka ndodhur në të kaluarën, por do të punojë për të ardhmen.

Gjenevë - Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) sot njoftoi se qeveritë në mbarë botën, veçanërisht në SHBA dhe vendet evropiane, gjithnjë e më shumë minojnë konventën globale për refugjatë dhe kërkues të azilit, duke vënë në pikëpyetje madje edhe ekzistimin e saj. Mediat amerikane transmetojnë se paralajmërimi i tillë i ashpër nga UNHCR vjen në 75 vjetorin e Konventën së KB-së për refugjatë, një dokument nga viti 1951 që përcakton se kush janë refugjatët dhe përcakton detyrimet e vendeve që i presin ata.

Bruksel - Eurodeputeti George Piperea nga radhët e Aleancës rumune djathtiste populiste për Union të rumunëve (AUR) përmes Gjykatës së drejtësisë së BE-së parashtroi padi për shpifje kundër kryetares së Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen. Piperea konsideron se Fon der Lajen ka bërë shpifje me deklaratën me të cilën implikon se punon sipas diktatit të Moskës, të dhënë gjatë një debati në korrik pas nismës së eurodeputetit rumun për votim të mosbesimit të Eurokomisionit.

Moskë - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskovi, sot refuzoi t'i komentojë pretendimet e Julia Navalnaja në lidhje me shkaqet e vdekjes së bashkëshortit të saj, Aleksej Navalni. "Nuk di asgjë për deklaratat e saj. Nuk mund të them asgjë për këtë", tha Peskovi.  Navalnaja sot publikoi një video në të cilën pretendon se testet laboratorike mbi mostrat biologjike kanë konfirmuar se bashkëshorti i saj është vrarë me helmim në shkurt të vitit 2024, ndërsa po vuante dënimin me burg në Arktik. 

Moskë - E veja e liderit opozitar, Aleksej Navalni, Julija sot publikoi një video-inqizim në të cilën pretendon se testimi laboratorik i mostrave biologjike e ka vërtetuar se bashkëshorti i saj është vrarë me helmim në shkurt të vitit 2024, ndërsa po vuante dënimin në burgun e Arktikut.  "Laboratorët në dy vende erdhën në përfundim se Aleksej është vrarë. Më saktë: është helmuar", thkesoi Julija Navalnaja, duke shtuar se bashkëpunëtorët e tij arritën të transferonin mostra biologjike jashtë vendit, para se ai të varrosej. 

Jerusalem - Kryetari i Shoqatës së prodhuesve izraelitë, Ron Tomer ka paralajmëruar se propozimi i Komisioni Evropian për kufizim të marrëveshjeve për tregtië të lirë për artikujt izraelitë për shkak të luftës kundër hamasit në Rripin e Gazës është "hapë serioz dhe joproporcional" për industrinë izraelite, e cila lufton të punojë me kapacitet të plotë edhe krahas pasojave nga lufta. "Ky është vendim politik i maskuar si moral, i cili i minon themelet e bashkëpunimit ekonomik mes Izraelit dhe Evropës", theksoi Tomer.

Uashington - Sekretari amerikan i Shtetit, Mark Rubio deklaroi sot se SHBA-ja i anulon dhe i refuzon vizat për personat që e festojnë vrasjen e aktivitetit koservativ Çarli Kirk. Në postimin në plaformën X, Rubio therksoi se SHBA-ja nuk do të jetë nikoqir i të huajve, që e festojnë vdekjen e qytetarëve të tyre, duke shtuar se anulimi i vizave është duke vijuar. "Nëse jeni këtu (në SHBA) me vizë dhe po brohorisni për vrasjen publike të një figure politike, përgatituni të deportoheni. Nuk jeni të mirëpritur në këtë vend", shkroi Rubio në X.

QËNDRONI TË LIDHUR