• e premte, 05 dhjetor 2025

MIA FLESH

MIA FLESH

18:00/4 gusht 2025

 Shkup, 4 gusht 2025 (MIA) - Tërmet me epiqendër në rajonin Tetovë - Gostivar, 39 kilometra në perëndim të Shkupit, me magnitudë lokale të Rihterit 2.7, është rergjistruar pasdite në orën 16 e 14 minuta, bëri të ditur Observatori Sizmilogjik në Fakultetin Matematiko-Natyror në Shkup. Sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon Observatori, tërmeti është ndjerë në Tetovë, Gostivar dhe rrethinën e afërt me intensitet prej III ballë sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Shkup, 4 gusht 2025 (MIA) - Përfaqësia Diplomatiko-Konsullore (PDK) në Pragë është në komunikim të përhershëm me familjen e të ndjerit D.Ç. me qëllim përfundimin e procedurave formale dhe organizimin e sjelljes së trupit të tij në vend, informoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJTJ).

Shkup, 4 gusht 2025 (MIA) - Ministria për Çështje Evropiane (MÇE) dhe Institutit për Demokraci "Societas Civilis" (IDSCS) sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, me qëllim të përparimit të kapaciteteve të institucioneve në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedpnisë së Veriut. Siç informojnë nga MPJ, bashkëpunimi do të realizohet përmes mbështetjes së grupit punues e formuar nga Qeveria për vendosjen e mekanizmit për kontrollin e investimeve të drejtpërdrejta të huaja dhe grupit më të ngushtë të punës për përgatitjen e projektligjit në këtë fushë, si dhe përmes pjesëmarrjes së përfaqësuesve në aktivitetet e projektuese, konferenca dhe punëtori. 

Shkup, 4 gusht 2025 (MIA) – Vala e nxehtësisë e cila e kaploi vendin pritet ta përmirësojë situatën në bujqësi. Për shkak të temperaturave të larta të cilat javën e kaluar tejkalonin 40 gradë, të gjitha kulturat janë rrezikuar dhe janë në fazën e stresit të nxehtësisë, thonë agrometeorologët. Koha e nxehtë, sqarojnë, shkaktoi avullim të rritur të ujit dhe të tokës, por edhe nga bimët. 

Shkup, 4 gusht 2025 (MIA) – Në territorin e shtetit sot janë regjistruar katër zjarre në vende të hapura, prej tyre dy janë ende aktivë, një është vënë nën kontroll, ndërsa një është shuar plotësisht, njoftojnë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH). Drejtori i drejtorisë, Stojançe Angellov në video deklaratë informon se zjarr aktiv ka në fshatin Bogomillë, komuna Çashkë. Zjarri ka përfshirë sipërfaqe ku ka numër të madh të degëve të thata dhe material mbeturinash, që edhe më shumë e vështirëson intervenimin. Në teren është dërguar një er traktor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, i cili ndihmon në pastrimin e terrenit dhe siguron mbështetje logjistike për zjarrfikësit lokalë dhe ekipet e Pyjeve Kombëtare, të cilët punojnë në mënyrë aktive në shuarjen e stuhisë së zjarrit. 

Zagreb, 4 gusht 2025 (MIA) - Ish-kryeministri kroat Ivo Sanader sot është liruar me kusht nga burgu në Lipovicë, publikoi radiotelevizioni kroat. Gjykata e Qarkut në Sisak të enjten e ka pranuar kërkesën e tij për liri me kusht dhe sot vendimi është nëlnshkruar dhe dërguar në burg. Bëhet fjalë për liri me kusht, sipas së cilës mund të lirohet, por nëm kushte dhe masa të caktuara që i janë prononcuar,të cilat, nëse i shkeë do të duhet të kthehet në burgun e Lipovicës.

Londër, 4 gusht 2025 (MIA) – Autoritetet në Skoci i ndalën trenat, i mbyllën parqet dhe i paralajmëruan njerëzit se po afrohet një stuhi e rrallë verore e shoqëruar me erëra shumë të fuqishme në pjesën veriore të Britanisë së Madhe. Shërbimi meteorologjik i Britanisë së Madhe shpalli nivel portokalli për erëra të rrezikshme në Skoci nga stuhia Floris, që nënkupton se ekziston rrezik për jetën dhe pronat, veçanërisht nga valët e mëdha në zonat bregdetare. 

Vilnus, 4 gusht 2025 (MIA) - Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda deklaroi se e ka emëruar ministrin e deritanishëm të Financave, Rimandas Shaxhus u.d. kryeministër derisa të formohet kabineti i ri, pas dorëheqjes së parashtruar sot nga kryeministri Gintautas Palukas.

Berlin, 4 gusht 2025 (MIA) - Kryeqyteti i Finlandës, Helsinki është bërë një shembull i jashtëzakonshëm i një metropoli në Evropë, ku askush nuk ka pësuar në aksident trafiku gjatë vitit të kaluar, raporton portali gjerman "Tageshau". Sipas të dhënave nga policia e Helsinkit, nuk ka pasur viktima në aksidente trafiku që nga korriku i vitit 2024. Autoritetet e qytetit e shpjegojnë këtë sukses duke futur kufizime drastike të shpejtësisë dhe siguri më të madhe për këmbësorët në rrugë.

Moskë, 4 gusht 2025 (MIA) - Presidenti rus Vlladimir Putini në telefon ka biseduar me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu, bëri të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskovi.  Paraprakisht gjatë ditës, zëdhënësi i Kremlinit deklaroi se në agjend[n e sotme të presidentit të Rusisë është paraparë bisedë me liderin izraelit. 

Uilnus, 4 gusht 2025 (MIA) – Presidenti izraelit Isak Hercog deklaroi sot se lirimi i pengjeve të cilët i mban grupi palestinez Hamas në Gazë është çelësi për zgjidhjen e krizës së vështirë në Rripin e Gazës dhe i hodhi poshtë akuzat se Izraeli mban përgjegjësi për urinë e popullsisë në atë enklavë. 

Bangkok, 4 gusht 2025 (MIA) – Përfaqësuesit ushtarakë të Tajlandës dhe Kamboxhias sot filluan bisedime preliminare në Malajzi para takimit kyç të ministrave të enjten, në kushte të armëpushimit të brishtë të dakorduar javën e kaluar. Armëpushimi pas përleshjeve pesëditore përgjatë kufirit mes dy vendeve ishte arritur në mbledhje në Malajzi të hënën e javës së kaluar, i ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe i mbikëqyrur nga Kina. 

Islamabad, 4 gusht 2025 (MIA) - Në Afganistan është vërejtur rritje më e madhe e mosushqyerjes tek fëmijët deri më tani, njoftoi Programi Botëror i Ushqimit. Ata theksuan se nevojiten 539 milionë dollarë që t'u ndihmohet familjeve vulnerabël në atë vend. Pothuajse 10 milionë njerëz, një e katërta e popullatës në Afganistan, përballen me "pasiguri aktuale për ushqim".

Shkup, 4 gusht 2025 (MIA) – Futbollistët e Shkëndijës i pret një sfidë e re, ndërsa ata shpresojnë në vazhdimin e paraqitjeve të suksesshme në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Pas eliminimit të TNS (Uells) dhe FCBS (Rumani), për kampionin e Maqedonisë së Veriut në xhiron e tretë të kualifikimeve nga Liga e Kampionëve vijon ndeshja me Karabahun, kampionin e Azerbajxhanit. 

QËNDRONI TË LIDHUR