MIA FLESH
- Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot theksoi se Qeveria është e qëndrueshme, ka shumicë dërrmuese dhe është e fokusuar në agjendën e reformave dhe zbatimin e projekteve. Ai paralajmëroi se javën e ardhshme pritet një takim përfundimtar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari, në të cilin do të përmblidhet gjithçka që është bërë.
- Post By Lindita Sulejmani
- 14:41, 11 maj, 2025
15:00 / 11 maj/ 2025
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot theksoi se Qeveria është e qëndrueshme, ka shumicë dërrmuese dhe është e fokusuar në agjendën e reformave dhe zbatimin e projekteve. Ai paralajmëroi se javën e ardhshme pritet një takim përfundimtar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari, në të cilin do të përmblidhet gjithçka që është bërë.
Shkup - Kompania farmaceutike zvicerane "Rontis" do të investojë dhjetëra milionë euro në Maqedoni, që do të rezultojë në hapjen e më shumë se 500 vendeve të punës, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, pas mbikëqyrjes së aktiviteteve ndërtimore të projektit për ndërtimin e kopshtit në vendbanimin Inxhikovë, në Komunën e Gazi Babës.
Shkup - Puna jonë nuk matet me angazhime deklarative, por me rezultate konkrete. Dhe faktet tregojnë se të gjitha ligjet që janë pjesë e kuadrit të reformës janë përgatitur ose janë në fazat e fundit të miratimit. Një nga ligjet kryesore është Ligji i ri për Këshillin Gjyqësor, ku ne vendosim kritere të qarta, procedura të hapura dhe mekanizma për llogaridhënie. Kushtet për anëtarësim janë precizuar, shkarkimi është duke u rregulluar dhe transparenca është forcuar, tha Ministri i Drejtësisë Igor Filkov.
Shkup- Kryeministri Hristijan Mickoski sot shprehu keqardhje që prindërit e të vdekurve në diskotekën "Puls" të Koçanit nuk e pranuan ftesën për t'u takuar në Qeveri, por, siç theksoi, është i gatshëm të shkojë në Koçan për të biseduar me ta. Kjo u theksua në përgjigjen e tij ndaj pyetjes së një gazetari në lidhje me refuzimin e ftesës për takim nga prindërit, si dhe faktin se ata e kishin ftuar më parë në një takim në Koçan.
Shkup- Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të kryejë mbykqyrje të aktiviteteve ndërtimore për projektin e ndërtimit të kopshtit për fëmijë në vendbanimin Inxhikovë, në Komunën e Gazi Babës.
Shkup- Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Muçunski, në dy ditët e ardhshme do të qëndrojë për vizitë pune në Mbretërinë e Suedisë, me ftesë të ministres suedeze të Punëve të Jashtme, Maria Malmer Stenergard.
Shkup-Pas stuhisë së fundit që ndodhi këtu, jemi në komunikim me kryetarin e komunës dhe administratën lokale. Sot jam këtu për të bërë një inspektim dhe për të vlerësuar personalisht gjendjen pas stuhisë që përfshiu këtë pjesë të komunës”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski nga komuna e Vasilevës.
Shkup- Për shkak të mbajtjes së një gare rrugore në Shkup, komunikacioni do të zhvillohet me një regjim të posaçëm duke filluar nga ora 8:30 deri 10:30. Siç informojnë nga SPB Shkup, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor do të marrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit, gjatë të cilit komunikacioni do të riorientohet në rrugët përreth.
Shkup - Në organizim të Lidhjes së sporteve në Shkup sot do të mbahet edicioni i 9-të i “HalkEco Shkupi vrapon 10KM”.
Shkup - Njësiti për Krime të Dhunshme i SPB Shkup deri në PTHP Shkup ngriti kallëzim penal në procedurë të përshpejtuar kundër U.H. (35) nga Republika e Turqisë për vepër të kryer penale vrasje në tentativë sipas nenit 123, paragrafi 1, në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal, ndërsa gjyqtari i procedurës paraprake caktoi që ai të mbahet në paraburgim për 30 ditë.
Shkup - Sot në orën 07.10, nëpunësit policorë nga NJPB Kërçovë privuan nga liria E.A. (48) nga fshati Sërbjan, Kërçovë, për kryerjen e veprës penale "vrasje".
Tiranë- Në Shqipëri sot zhvillohet zgjedhjet e 11-ta parlamentare me radhë që nga rënia e regjimit komunist, në të cilat të drejtën e votës nga ora 7 deri në orën 19 duhet ta shfrytëzojnë 3.721.116 persona, prej tyre për herë të parë 114.642 persona. Numri i votuesve në këto zgjedhje është më i lartë për 1.319.003 se numri i banorëve, i cili sipas rezultateve të regjistrimit të popullsisë është 2.402.113.
Tiranë - Deri në orën 11:00, pjesëmarrja në zgjedhjet e sotme parlamentare në Shqipëri ishte 13.54 për qind e gjithsej 3.721.116 votuesve në listën e vetme të votuesve.
Ankara- Turqia është e gatshme të jetë nikoqire e negociatave për një armëpushim dhe paqe të qëndrueshme midis Rusisë dhe Ukrainës, i tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan homologut të tij francez Emanuel Makron në një bisedë telefonike, kumtoi kabineti i Erdoganit.
Moskë- Presidenti rus Vladimir Putin propozoi që Rusia dhe Ukraina të zhvillojnë negociata të drejtpërdrejta, pa parakushte, më 15 maj në Stamboll.
Moskë - Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Maria Zaharova, deklaroi se Moska pret një përgjigje në lidhje me propozimin e presidentit rus Vladimir Putin për të vazhduar negociatat me palën ukrainase në Stamboll.
Moskë - Forcat ukrainase 14.043 herë e shkelën armëpushimin nga 8 deri më 11 maj, të shpallur nga Presidenti rus Vladimir Putin gjatë 80-vjetorit të Ditës së Fitores mbi fashizmin, kumtoi sot Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
Paris - Presidenti francez Emanuel Makron sot deklaroi se propozimi i presidentit rus Vladimir Putin për të zhvilluar negociata të drejtpërdrejta me Ukrainën është "një hap i parë, por nuk është i mjaftueshëm".
Gjenevë - Negociatat për tarifat midis SHBA-së dhe Kinës do të vazhdojnë sot në Gjenevë, deklaroi një zyrtar i njohur me progresin e tyre.
Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e vlerësoi si shenjë pozitive faktin që Rusia ka filluar të shqyrtojë përfundimin e luftës, por theksoi se hapi i parë drejt kësaj është një armëpushim që fillon nesër, më 12 maj.
Uashington - Një përfaqësues i Kongresit amerikan deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë miratuar transferimin e më shumë se 200 raketave nga Gjermania në Ukrainë, publikoi gazeta "Njujork tajms".
Teheran - Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi, mbrëmë deklaroi se nëse qëllimi i SHBA-së është t'i heqë Iranit të drejtat bërthamore, Teherani nuk do të dorëzohet kurrë.
Uashington- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp mbrëmë, në lidhje me propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për negociata të drejtpërdrejta midis Moskës dhe Kievit, deklaroi se kjo do të ishte "potencialisht një ditë e madhe për Rusinë dhe Ukrainën".
Uashington- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, paralajmëroi se do të rrisë tregtinë edhe me Indinë edhe me Pakistanin.
Xhakarta- Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi sot pjesën veriore të ishullit indonezian Sumatra, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.