• e premte, 05 dhjetor 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 29 maj/ 2025

Shkup - Ju falënderoj  nga zemra për mundësinë që më dhatë të mbj fjalim në Forumin e Astanës, para njerëzve që me njohuritë, vizionet dhe aftësitë e tyre si burrë shteti kanë potencialin ta ndryshojnë botën, ka shkruar presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në profilin e saj në Fejsbuk.

Shkup - Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, në seancën e sotme parlamentare për pyetje të deputetëve, u bëri thirrje deputetëve nga opozita që të mbështesin ndryshimet në Kodin Zgjedhor për një njësi zgjedhore, siç tha  t'i lejohet edhe diasporës të votojë. Kryeministri Mickoiski konfirmoi se grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit do ta mbështesin Ligjin për një njësi zgjedhore.

Shkup - Ministri për Çështje Evropiane i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, në kuadër të vizitës dyditore pune në Madrid, u takua me Sekretarin Shtetëror për Bashkimin Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Spanjës, Fernando Mariano Sampedro. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi të ndërsjellë për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, të bazuara në vlerat e përbashkëta demokratike, anëtarësimin në NATO dhe respektin e ndërsjellë.

Shkup - Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve për Marrëveshjen me Britaninë e Madhe sot tha se detyrimi dhe projektet që realizohen do të jenë sipas ligjeve tona. "Marrëveshja thotë pesë miliardë stërlina të cilat do të mund t'i shfrytëzojmë në afat prej dhjetë viteve ose nëse shkon çdo vit ose nëse kemi projekte të maturuara, nga 500 milionë euro, kjo është tërheqja. Afati i pagesës varet nga vetë projektet. Studimi i fizibilitetit do të tregojë se ndoshta disa projekte do të kthehen për 12, 15 vjet", tha Dimitrieska Koçoska.

Shkup - Me ndryshimet e Ligjit për tarifa doganore duhet të ulen 67 norma doganore për disa mallra të cilat si repromateriale ose lëndë të para përdoren në industrinë vendore, kumtoi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska.

Shkup - Prokuroria pret aktvendim dënues dhe konfiskim të pronës së të akuzuarve në rastin "Aditiv", për shkak të dyshimit të bazuar për bashkim kriminel dhe larje parash. Prokurorja publike, Natasha Pop Trajkova sot deklaroi se sidponojnë me mjaft materiale dhe dëshmi verbale të cilat do ta tregojnë fajin e të akuzuarve. Lidhur me faktin që në rast janë akuzuar familje të tëra, tha se është ashtu sepse përmes llogarive apo ndërmarrjeve të tyre janë kryer transaksione fiktive, ndërsa për hetimin për kryetaren e KSHPK-së, Tatjana Dimitrievska, tha se është në rrjedhë dhe prokuroria po analizon një numër të madh të të dhënave elektronike.

Shkup - Zëvendësministri i Ekonomisë, Marjan Risteski sot është takuar me menaxhmentin e kompanisë gjermane "Lidl", e cila është në fazë të ndërtimit të marketeve në disa lokacione në vend dhe të një qendre logjistike në zonën industriale në Kumanovë. Në takim, siç njoftoi Ministria e Ekonomisë, është biseduar për dinamikën e realizimit të investimit të kësaj kompanie gjermane, ndërsa është theksuar se kompania është në proces të vendosjes së bashkëpunimit me një numër të madh të kompanive vendore, produktet e të cilëve do të jenë pjesë e asortimanit të "Lidl".

Shkup -  Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, ngriti alarmin për situatën shqetësuese me mosmenaxhimin e mbeturinave dhe shërbimeve publike në Çair, duke theksuar se qytetarët janë të rrezikuar nga përhapja e epidemive. "Jemi në shekullin XXI dhe po mbytemi në mbeturina. Çairi është shtëpi për mbi 60 mijë qytetarë që meritojnë kushte bazike për jetë”, theksoi ai.

Shkup - Pas procedurës së plotë dhe kontrolleve të kryera, prokurori publik nga Prokuroria themelore publike Shkup solli vendim për hedhej poshtë të paraqitjeve anonimme kundër drejtori të Agjencisë për siguri nacionale (ASN) për vepra penale falsifikim të dokumentit dhe përdorim të dokumentit me përmbajtje të pavërtetë.

Shkup - Marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar paraqet moment historik për ne si shtet, por edhe në përgjithësi për rajonin për shkak se një prani e këtillë e fuqishme e njërit prej faktorëve udhëheqës politik në botë, këtu në rajon, do të thotë shumë, theksoi kryeministri Hristian Mickoski, i pyetur nga deputeti Nikolla Micevski për rëndësinë e Marrëveshjes së nënshkruar.    

Shkup - Një granatë dore e prodhimit gjerman nga Lufta e Dytë Botërore është gjetur sot në zonën e Maala Lubarcit afër fshatit Dllaboçicë të komunës së Kriva Pallankës. Bomba, siç njoftojnë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, është hequr në mënyrë të sigurt dhe ka paraqitur rrezik serioz për banorët.

Tiranë -  UNESKO dha rekomandim zyrtar për shpallje të luginës së lumit Vjosë për Rezervat biosfere. Informatën e kumtoi ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka ndarë sot një lajm të gëzueshëm për Shqipërinë: UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar për shpalljen e Luginës së Vjosës si Rezervat Biosfere. Në një postim në Facebook, Kumbaro e cilësoi këtë si një vlerësim të jashtëzakonshëm ndërkombëtar për natyrën e paprekur dhe përpjekjet e pandërprera në ruajtjen e lumit të fundit të egër në Evropë.

Moskë - Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov situatën në Rripin e Gazës e ka quajtur "tragjedinë më të madhe në këtë rajon" dhe apeloi për "ndaljen e menjëhershme të gjakderdhjes". "Ajo që po ndodh në Rripin e Gazës nuk mund të kuptohet ose përshkruhet... Hapat që ka marrë Izraeli janë një dënim kolektiv i popullatës civile", theksoi Lavrovi.

Damask - I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Sirinë, Tomas Barak sot në Damask deklaroi se Siria dhe Izraelit duhet të nënshkruajnë pakt për mossulmim. "Problemet mes Sirisë dhe Izraelit mund të zgjidhen, dhe kjo duhet të fillojë me dialog. Duhet të fillojmë vetëmme pakt për mossulmim, të bisedojmë për kufijtë dhe të fillojmë marrëdhënie të reja mes vendeve fqinje", theksoi Barak.

Uashington - Ekonomia e SHBA-së në tremujorin e parë të këtij viti shënoi rënie prej 0,2 për qind në nivel vjetor, që është ulja e parë në tre vitet e shkuara. Rritja në tremujorin e parë ishte ulur nga rritja e përnjëhershme e importit, sepse kompanitë amerikane kërkonin të importojnë artikuj para se presidenti Donald Tramp t'i vendoste doganat e larta.

Uashington - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme,Timço Mucunski sot në Departamentin e Shtetit në Uashington do të ketë takim me sekretarin e shtetit të SHBA-së, Marko Rubio.  Takimi, siç është publikuar në ueb faqen e Departamentit të Shtetit, është caktuar në orën 9:30 sipas kohës lokale. 

QËNDRONI TË LIDHUR