• e diel, 18 janar 2026
MIA Flesh

09:00/16 janar 2026

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot do ta vizitojë sallën tërësisht të rikonstruuar sportive në Kratovë. Siç informoi shërbimi qeveritar për shtyp, me realizimin e suksesshëm të tre fazave, ka përfunduar projekti për rikonstruim të plotë të sallës së madhe sportive në komunën e kratovës - një prej objekteve më të rëndësishme sportive dhe publike në komunë.

Shkup  - Komisioni kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive në mbledhjen e sotme të 51-të do të mbajë Debat publik rreth Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Kodit penal. Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Kodit penal është parashtruar nga deputetët Bojan Stojanoski, Ljupço Prenxhov, Toni Jarevski, Brane Petrushevski, Dragana Bojkovska, Dafina Stojanoska, Igor Zdravkovski, Lidija Petkoska dhe Martin Stojanovski.

Shkup  - Solemnitet i betimit solemn të ushtarëve të sapopranuar profesionsitë do të mbahet sot në kazermën "Alekso Demnievski Bauman" në Veles në Qendrën për trajnim individual që është në prëbërje të Komandës së Armatës për trajnim dhe doktrina. Në kuadërtë solemnitetit, siç është paralajmëruar, do të marrin pjesë ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori, Sashko Llafçiski, prëfaqësues të Minsitrisë së Mbrojtjes dhe Armatës, si dhe të afërm dhe miq të ushtarëve profesionistë. 

 Shkup  - Pa ujë për momentin është një pjesë e Çairit, njoftuan sot në mëngjes nga Ndërmarrja Publike "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup. Shkaku ishte një defekt rrugor, ndërsa është ndërprerë furnizimi me ujë për konsumatorët e rrugëve "Albert Staniq" dhe "Josif Mihajllov".

Shkup  - Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Nëpër disa pjesë të fushëgropës në orët e mëngjesit do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri 1, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 6 deri 13 gradë. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i qetë, me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura minimale do të zbresë deri -4, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 9 gradë.

Shkup  - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Bruksel - Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen sot do të udhëtojnë për Rio de Zhanejro, ku do të mbajnë takim, me presidentin brazilian Inasio Lula da Silva. Siç kumtoi Këshilli Evropian, ky takim trilateral duhet të kontribuojë për përforcimin e lidhjes së fuqishme mes BE-së dhe Brazilit dhe plotësisht t'i përforcojë marrëdhëniet dypalëshe.

 Pragë  - Pas një debati të gjatë, që filloi më 13 janar, mbrëmë Qeveria e re e koalicionit të udhëhequr nga populisti Andrej Babish fitoi besim nga Parlamenti. Për besim të Qeverisë së koalicionit të përbërë nga Veprimi i qytetarëve të pakënaqur (ANO) të Babish, partia radikale Liri dhe demokraci e drejtpërdrejtë (SPD) dhe partia euroskeptike Motoristë, votuan 108 deputetë, 91 u shprehën "kundër", ndërsa një ishte i "përmbajtur".

Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, në fjalimin e tij të mbrëmjes drejtuar kombit, deklaroi se Kievi nuk është dhe nuk do të jetë pengesë për paqen. Deklarata e tij erdhi pasi presidenti amerikan Donald Tramp dje theksoi se Ukraina, e jo Rusia, po vonon përfundimin e mundshëm të një marrëveshjeje paqeje. Trampi duke iu përgjigjur pyetjes se pse konflikti më i madh tokësor në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore nuk është zgjidhur ende, u përgjigj - "Zelenski". 

Sana  - Këshilli Presidencial i Jemenit, i mbështetur nga Arabia Saudite, ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit Salem bin Braik dhe ka emëruar ministrin e Punëve të Jashtme Shaja Mohsen Zindani kryeministër të ri. Muajve të fundit Jemeni ka qenë arsye për rritjen e tensioneve midis Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Këshilli Kalimtar Jugor (STC) separatist i mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe muajin e kaluar mori kontrollin e pjesëve të Jemenit jugor dhe lindor, duke përparuar drejt kufirit saudit, të cilin Riadi e ka vlerësuar si një kërcënim për sigurinë e tij kombëtare. Luftëtarët e mbështetur nga Arabia Saudite kanë rifituar kryesisht kontrollin e këtyre zonave.

Riad  - Përfaqësuesit e Arabisë Saudite, Katari, Omani dhe Egjipti 48 orë kanë biseda diplomatike intensive me Uashingtonin dhe Teheranin, për ta parandaluar SHBA-në ushtarakisht ta sulmojë Iranin, deklaroi një burim anonim. Sipas tij, bisedat ishin kahëzuar drejt uljes së retorikës nxitëse dhe shmangies së ç'farëdo lloj operacioni ushtarak që mund të shkaktojë jostabilitet rajonal. Përfaqësuesit e vendeve arabe paralajmëruan se agresioni mund të ketë pasoja serioze të sigurisë dhe ekonomike sipas rajonit.

Uashington  - Liderja e opozitës së Venezuelës Marija Korina Maçado në takimin e djeshëm në Shtëpinë e Bardhë, presidentit Donald Tramp ia dorëzoi medaljen e saj për Çmimin nobel për paqe. Përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë tha se Trampi do ta mbajë dekoratën. "Marija më dha çmimin Nobel për Paqe për punën që e përfundova. Një gjest i shkëlqyer i respektit të ndërsjellë. Faleminderit, Marija!, publikoi Trampi në rrjetet sociale.

QËNDRONI TË LIDHUR