MIA Flesh
- - Një pranverë dinamike me periudha të paqëndrueshme dhe me shi në gjysmën e parë dhe një periudhë më të ngrohtë me stuhi të shpeshta në gjysmën e dytë, parashikojnë profesorët Vllado Spiridonov dhe Ivica Milevski nga Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup. Pas ftohjes së paralajmëruar me shi dhe borë në male dhe ngricave të mundshme në mëngjes në disa pjesë të ulëta të vendit, dy profesorët tashmë në gjysmën e dytë të muajit, pra për festat e Pashkëve, presin stabilizim të motit, por në fund të prillit përsëri do të jetë e ndryshueshme me reshje dhe bubullima të mundshme.
- Post By Fitore Curri
- 15:00, 6 prill, 2025

15:00/ 6 prill/ 2025
Shkup - Një pranverë dinamike me periudha të paqëndrueshme dhe me shi në gjysmën e parë dhe një periudhë më të ngrohtë me stuhi të shpeshta në gjysmën e dytë, parashikojnë profesorët Vllado Spiridonov dhe Ivica Milevski nga Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup. Pas ftohjes së paralajmëruar me shi dhe borë në male dhe ngricave të mundshme në mëngjes në disa pjesë të ulëta të vendit, dy profesorët tashmë në gjysmën e dytë të muajit, pra për festat e Pashkëve, presin stabilizim të motit, por në fund të prillit përsëri do të jetë e ndryshueshme me reshje dhe bubullima të mundshme.
Shkup – Po konfirmohen nevojat për mjekim afatgjatë në qendrat e jashtme në fazën e dytë, informoi sot për MIA-n, mjeku Igor Nikollov, person për kontakt për gjendjen e pacientëve nga zjarri në diskotekën në Koçan. Ai konfirmoi se ka oferta nga disa vende që të trajtojnë ose për rehabilitim afatgjatë të dërgojnë pacientë. “Për momentin, në Kirurgjinë plastike është vetëm një paciente e kthyer nga Hungaria. Tre pacientë kanë shkuar në mjekim shtëpiak, me rekomandim për kontrolle të rregullta. Në ‘Shën Naumi i Ohrit’ ka gjashtë pacientë. Të gjithë janë në gjendje të qëndrueshme, pritet që nesër të lëshohen nga spitali. Në Toksikologji ka dy pacientë. Që të dy janë në gjendje të qëndrueshme. Në SPQ ‘8 Shtatori’ nuk ka pacientë për momentin”, sqaroi Nikollov në një deklaratë për MIA-n.
Shkup – Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) sot zgjedh kryetarin e ri të partisë. Lideri aktual i LSDM-së, Venko Filipçe, është kandidati i vetëm për kryetar të partisë në zgjedhjet e rregullta brenda partisë. Zgjedhjet do të realizohen në organizatat komunale të LSDM-së në mbarë republikën në 78 vendvotime, të cilat në ditën e votimit do të jenë të hapura prej orës 8 deri në orën 20. Kompetent për realizimin e votimit është Komisioni Qendror Zgjedhor. Nga LSDM informojnë se Komisioni Qendror Zgjedhor e ka konfirmuar dhe e ka mbyllur Listën Zgjedhore, në të cilën në mënyrë aktive janë regjistruar 23.712 anëtarë, është siguruar material zgjedhor, paravanë për fshehtësi gjatë votimit, kuti për zgjedhje, shenja dhe gjithçka që është e nevojshme për ditën e zgjedhjeve.
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në një intervistë për gazetën e përditshme greke “Ta Nea”, ka folur për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve, mbështetjen pas tragjedisë në Koçan, si dhe për qëndrueshmërinë dhe sigurinë rajonale dhe sfidat dhe prioritetet e përbashkëta në kuadër të Aleancës NATO. Mucunski, siç informojnë nga MPJTJ, në intervistë thekson se tragjedia në Koçan është një nga më të vështirat me të cilat është përballur vendi në historinë e re, duke theksuar se uniteti evropian ka dalë sërish në sipërfaqe dhe se Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së është dëshmuar se është instrument kyç për përballimin e pasojave të kësaj fatkeqësie. Në intervistë ai përsëriti mirënjohjen për qeverinë greke dhe popullin grek.
Shkup - Anëtarët e Komitetit të përhershëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s të cilët gjenden për vizitë disaditore në vendin tonë, sot së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Vllado Misajllovski e vizituan kazermën "Ilinden" në Shkup. Delegacioni u prit nga shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, gjeneralë të Armatës, si dhe përfaqësues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës.
Shkup - Në qendrat mjekësore jashtë shtetit po trajtohen 68 persona, ndërsa një pacient është liruar nga qendra mjekësore në Lubjanë dhe trajtimin mjekësor do ta vazhdojë në një tjetër shtet ku ka sigurim shëndetësor. “Janë paralajmëruar disa lirime të pacientëve në ditët në vijim, pas përfundimit të procedurave sipas protokolleve. E pandryshuar mbetet gjendja e pacientëve që po trajtohen jashtë vendit, përfshirë edhe pacientët në gjendje kritike”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Në klinikat e Shkupit po trajtohen 11 pacientë prej të cilëve 6 në Klinikën e kirurgjisë “Shën Naum i Ohrit”, 2 në Klinikën e toksikologjisë, 1 pacient në Klinikën e kirurgjisë plastike (tre janë liruar për trajtim në shtëpi) dhe 2 pacientë në “Sistina”.
Gostivar - Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, sot mban kuvendin e partisë. Sipas rendit të ditës dhe statutit të partisë, kryetari i Kuvendit të partisë, Arben Fetai përveç formaliteteve për procesverbalin e seancës së kaluar dhe vendimit për pagesën e anëtarësisë nga ana e funksionarëve, në rend dite ka vendosur edhe pikat ku do të bisedohet për situatën aktuale politike në vend, si edhe për zgjedhjet lokale 2025. Në rend dite është edhe miratimi i deklaratës së tragjedisë në Koçan. Sipas paralajmërimeve deklaratë para takimit do të japë edhe lideri i partisë, Arben Taravari.
Tetovë - Qeveria funksionon e bashkuar, si e vetme. Shumica është stabile dhe ka mbështetje të pastër prej dy të tretave në Kuvendin e Maqedonisë, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski. I pyetur për informacionet se Arben Taravari do të largohet nga koalicioni VLEN, Mickoski tha se në opinion ka shumë informacione dhe se do të përmbahet nga çfarëdo lloj komenti. "Do të thoja vetëm se Qeveria funksionon e bashkuar. Kjo Qeveri ka një mbështetje të pastër prej dy të tretash në Kuvendin e Maqedonisë, realisht e mbështesin 78 deputetë", ka thënë Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vizitës në Komunën e Tetovës. E kuptoj, tha Mickoski, pse ka shqetësim në opinion, por për dallim nga e kaluara shumica është stabile.
Tetovë – Punojmë në mundësimin e rritjes së kapitacionit për mjekët amë, që do të lëvizte ndërmjet 20 dhe 30 për qind, njoftoi kryeministri Hristian Mickoski gjatë vizitës së sotme në rajonin e Tetovës. “Po, i dëgjoj edhe unë ato reagime nga ana e mjekëve amë. Punojmë në befasi të këndshme për ata. Pres që tashmë javën e ardhshme do të ketë lajm të mirë për mjekët amë. Punojmë në mundësimin e rritjes së kapitacionit për mjekët amë, që do të lëvizte ndërmjet 20 dhe 30 për qind. Lëni që t’i bëjmë llogaritjet përfundimtare, do të dalim shumë shpejt me informacion qe mendoj se do të jetë lajm pozitiv për mjekët amë”, u përgjigj kryeministri në pyetjen e gazetarëve.
Tetovë - Me partnerin tonë strategjik SHBA jemi në komunikim të përhershëm dhe pres shumë shpejt lajme të mira për qytetarët e Maqedonisë dhe ekonominë e vendit, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur nëse dhe si do të ndikojë rritja e taksave nga SHBA për ekonominë e Maqedonisë. "Me partnerin tonë strategjik SHBA jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe me Ministrinë e Ekonomisë e cila udhëhiqet nga Hauard Lutnik i cili është mik personal i imi dhe me Ministrinë e Financave dhe Departamentin e shtetit si dhe me zyrën e presidentit Donald Tramp", deklaroi Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vizitës në Komunën e Tetovës.
Tetovë – Punonjësit në arsim nga ky muaj në praktikë do të marrin rritje prej shtatë për qind, e cila do të shtohet në atë rritje prej pesë për qind për tetor, gjegjësisht të paguar në nëntor, të vitit të kaluar, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski gjatë vizitës së sotme në rajonin e Tetovës, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve. “Në përgjithësi për një periudhë më pak se pesë muaj, rritja do të jetë rreth 12,35 për qind me tendencë, sipas marrëveshjes që kemi arritur me sindikatat, deri në fund të mandatit të kësaj qeverie, kjo rritje do të arrijë në pesëdhjetë për qind. Të gjitha këto janë rezultat i punës së palodhur të të gjithë anëtarëve të Qeverisë dhe për këtë i përgëzoj dhe i inkurajoj që të vazhdojnë me lajme të këndshme për qytetarët dhe të dërgojnë porosi pozitive”, tha kryeministri.
Tetovë - Kryeministri Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë sot kanë inspektuar pjesën e ndërtuar të bulevardit "Vidoe Smileski-Bato" në Tetovë. Gjatë muajve të fundit kjo rrugë është zgjeruar me 650 metra nga 1783 metra të planifikuara në drejtim të Porojit. Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami tha se bëhet fjalë për investim prej rreth 1.1 milionë euro i cili parasheh asfaltimin e rreth 700 metrave gjatësi me të gjitha investimet përcjellëse, kanalizim, atë fekal dhe atmosferik, ndriçim, trotuare, gjelbërim. “Ky është një nga projektet më të mëdha për Komunën e Tetovës me të cilin paralajmërojmë se këtë vit do të vazhdojmë edhe më intensivisht së bashku me mbështetjen e Qeverisë, do të vazhdojmë të investojmë në përmirësimin e gjithë infrastrukturës së Komunës së Tetovës”, deklaroi Kasami.
Tetovë – Pasi pas tragjedisë në Koçan, kryetari i Qeverisë Hristian Mickoski paralajmëroi se do të hapen edhe rastet e kaluara që të gjendet përgjigje për atë si u shuan jetë njerëzish, sot nga Tetova ndau se për këtë ka folur edhe me kryetarin e LSDM-së, Venko Filipçe. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse të dy kanë biseduar “për përgjegjësi të vërtetë për spitalin modular”, Mickoski tha absolutisht. “Absolutisht flitet për të gjitha këto raste. Edhe për Llaskarcën edhe për Besa Transin dhe për spitalin modular në Tetovë dhe nga ato informacione që i kam tashmë po punohet. Kështu që të presim të dalin informacionet në publik, dhe pastaj t’i komentojmë. Askush nuk do të kursehet. Unë ua garantoj këtë”, u përgjigj Mickoski.
Shkup - Një person është privuar nga liria, ndërsa një tjetër po kërkohet, lidhur me të shtënat e publikuara në rrjetet sociale, informojnë sot në mëngjes nga Ministria e Punëve të Brendshme. Gjatë ditës së djeshme, në bazë të një videoje të shpërndarë në rrjetin social "Fejsbuk", ndërsa për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale, nëpunës policorë kanë kryer bastisje në fshatin Cërnilishtë, Komuna e Dollnenit, në shtëpinë e XH.Q. (51). "Gjatë kontrollit iu gjetën tre armë që i posedon me leje, një pushkë gjuetie gjysmë automatike, një karabinë dhe një pistoletë gjysmë automatike, si dhe 395 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 17 copë fishekë gjuetie dhe një resiver të lidhur me videokontroll të instaluar në banesë", sqarojnë nga MPB.
Shkup - Nëpunës policorë të NJPB Kavadar sot kanë privuar nga liria personat H.K. (22) dhe A.M. (35) për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale "Drejtimit të automjetit në mënyrë të pakujdesshme" nga neni 297 A i Kodit Penal, ndërsa për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit. Siç informon MPB, tek H. K. është konstatuar se i njëjti ka qenë duke e drejtuar veturën me 2.65 promilë alkool në gjak, ndërsa A. M. është konstatuar se e ka drejtuar veturën me 3.34 promilë alkool në gjak.
Shkup - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Londër – Lufta tregtare nuk është në interes të askujt, por asgjë nuk duhet të përjashtohet tani, u morën vesh mbrëmë kryeministri britanik Kir Starmer dhe presidenti francez Emanuel Makron, pasi presidenti amerikan Donald Tramp vendosi dogana të reja, njoftoi qeveria britanike. Starmer dhe Makron biseduan në telefon, ndërsa presidenti francez ka insistuar në koordinim të nevojshëm mes vendeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe Britanisë së Madhe përkundër doganave të Donald Trampit, si dhe në nevojën për unitet. “Përderisa ekonomia globale përjeton goditje nga tarifat e vendosura nga SHBA-ja, ne e konfirmuam dëshirën tonë që ngushtë t’i koordinojmë pozicionet tona në bisedimet vijuese me presidentin Tramp”, tha Makroni.
Kiev – Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski bëri thirrje për presion më të madh ndaj Rusisë pas sulmeve me raketa dhe sulmet me dronë gjatë natës ndaj Kievit dhe caqeve të tjera përgjatë Ukrainës, informon DPA. “Këto sulme janë përgjigje e (presidentit rus Vladimir) Putin për të gjitha përpjekjet ndërkombëtare diplomatike. Çdonjëri nga partnerët tanë – SHBA, e gjithë Evropa, e gjithë bota – e pa se Rusia ka për qëllim të vazhdojë me luftën dhe vrasjet”, njoftoi sot Zelenski në “X”.
Uashington – Qindra mijëra njerëz morën pjesë në më shumë se 1.400 protesta në 50 shtete federale të SHBA-së kundër presidentit Donald Tramp dhe miliarderit amerikan Ilon Mask, i cili është në krye të Departamentit për Efikasitet të Qeverisë, njoftuan mediat botërore. Si-En-En dhe disa media të tjera publikuan se miliona njerëz morën pjesë në protesta, të organizuara nga lëvizja prodemokratike. Organizatorët e protestave thonë se janë kundër, siç e quajnë, “marrjes armiqësore” dhe sulm ndaj të drejtave dhe lirive amerikane nga ana e Trampit dhe Maskut.
Paris - Presidenti i PSZH-së, Naser Al-Helaifi është shprehur i lumtur për titullin e fituar në kampionatin vendor. Parisienët siguruan trofeun e kampionit në Ligën 1 vetëm pas xhiros së 28-të dje me fitoren ndaj Anzhes. "Jemi jashtëzakonisht krenarë që jemi kampionë në Ligën 1, një nga ligat më të forta në Evropë. Urime të gjithë lojtarëve, trajnerit tonë Luis Enrike, këshilltarit tonë sportiv Luis Kampos dhe gjithë stafit tonë që kanë bërë një punë të mrekullueshme. Ky është një moment i mrekullueshëm për të gjithë tifozët tanë në Francë dhe jashtë saj, si dhe për qytetin e Parisit", ka thënë Al-Helaifi.
Barcelonë - Trajneri i Barcelonës, Hans Diter Flik ka komentuar barazimin me Betisin. Katalunasit mbrëmë në kuadër të xhiros së 30-të të La ligës në terrenin vendas barazuan 1:1. Me këtë është ndërprerë seria e nëntë fitoreve radhazi të Barcelonës në kampionatin spanjoll. "Skuadra dha maksimumin dhe tentoi të shënonte golin e dytë, por nuk arriti. Ne ishim të pafat në zonën e penalltisë për mysafirët. Jam i kënaqur me atë që pashë në pjesën e dytë. Ka ditë kur thjesht nuk mund të shënosh dhe duhet ta durosh këtë. Duhet të mendojmë për gjërat pozitive", ka thënë Flik pas ndeshjes.