• e mërkurë, 14 maj 2025
MIA Flesh

15:00 / 25 prill / 2025

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Ervin Ibrahimoviq, nënkryetar i Qeverisë së Malit të Zi për marrëdhënie ndërkombëtare dhe ministër i Punëve të Jashtme, i cili po qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në takim morën pjesë edhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska dhe deputetët Merita Kolçi Koxhaxhiku, Ilir Demiri dhe Oliver Spasovski, informuan nga pres shërbimi i Kuvendit. Proceset e integrimit në Bashkimin Evropian të të dy vendeve, si dhe të rajonit në tërësi, ishin në fokus të bisedimeve midis dy delegacioneve. U theksua se anëtarësimi në BE është garanci për stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Dhe se çdo hap përpara në këtë drejtim, nga çdo vend, është sukses për të gjithë rajonin dhe ka rëndësi të madhe për vetë BE-në.

Shkup – Masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditë për të dyshuarin e parë - punonjës i njërit prej personave juridik të akuzuar dhe masë kujdesi për dy persona - njëri person juridik i punësuar në filialin TEC Negotinë dhe për kryetaren aktuale të KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska vendosi Gjykata duke vepruar mbi propozimin e Zyrës së prokurorit për vazhdimin e procedurës për lëndën "Aditivët". Gjykatësi në procedurën paraprake, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike të Republikës së Maqedonisë NKOK për të përcaktuar masa për sigurimin e pranisë dhe masa paraprake kundër tre personave, lidhur me vazhdimin e veprimit, nga prokuroria e njohur si "Aditivë", pas deklaratave të tyre në gjykatë, ajo nxori vendime duke pranuar propozimin e Prokurorit publik.

Shkup - Shoqata e institucioneve private të shëndetit stomatologjik dhe mjekët privat të Mjeksisë stomatologjike SHIPSHS MPMS alarmojnë se është vënë në pikëpyetje vlefshmëria e licencave të punës të të gjithë stomatologëve në vend që kanë rilicencuar me certifikata të lëshuara nga shoqata fiktive që nuk ishin të regjistruara në Regjistrin qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nga SHIPSHS MPMS njoftojnë se alarmi i tyre shumëvjeçar për padrejtësitë në Odën stomatologjike të Maqedonisë janë konfirmuar përmes raportit 17-2579/1 nga 25.02.2025 në Ministrinë e Shëndetësisë ku siç thuhet, "konstatohet një numër i madh parregullsish dhe operacionesh të paligjshme në Odën stomatologjike të Maqedonisë".

Shkup - Gjykata Themelore Penale në Shkup ka caktuar paraburgim, arrest shtëpiak dhe masa kujdesi për 23 persona nën hetim për marrjen e kujdesit dhe pensionit invalidor të dikujt tjetër, njoftoi sot Gjykata Penale. Pas veprimit të djeshëm të gjyqtarëve në një procedurë paraprake bazuar në propozimin e prokurorit publik, nëntë personave iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh, pesë personave iu caktua arresti shtëpiak dhe nëntë të tjerëve iu caktuan masa e kujdesit.

Shkup - Mbështetja e ndërsjellë që shprehim në planin e integrimit evropian është një shembull i mirë i vendosmërisë sonë për të përparuar në këtë rrugë që do të na ofrojë siguri, stabilitet dhe progres drejt një Evrope të begatë që synojmë bashkërisht. Çdo sukses i njërit prej vendeve të rajonit në rrugën evropiane është lajm i mirë për të gjitha tjerat. Këtë bashkërisht e konstatuan ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, Timço Mucunski dhe Ervin Ibrahimoviq, në një konferencë për shtyp në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Shkup - Nënkryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë për sektorin privat, Ivan Peshevski e ka theksuar nevojën nga përmirësimi i të drejtave të punëtorëve në sektorin privat dhe u ka bërë thirrje punëtorëve që të kyçen në Protestën e 1 Majit. Kërkesat kyçe të sindikatave janë pagat më të larta, kushte të sigurta për punë dhe respektim të të drejtave ligjore. Sektori privat në Maqedoni është nxitësi kryesor i situatës ekonomike të vendit. Sektori privat është diçka që duhet përmirësuar menjëherë me staf dhe të rinj të kualifikuar. Por këto dy vende pune kërkojnë kushte pune dinjitoze, ose të sigurta, dhe paga më të larta. Pagat më të larta nuk janë një pagë prej 500 eurosh, por një pagë minimale prej 500 eurosh që do të shumëzohet me koeficientin e kompleksitetit në mënyrë që pagat në këtë sektor të kalojnë 50 dhe 60.000 denarë. Aq sa është minimumi që duhet të marrin punonjësit në sektorin privat, veçanërisht ata në industritë që kërkojnë shumë punë", tha ai.

Shkup - Nën udhëheqësinë e Ministrisë së Administratës Publike, sot u mbajt ngjarje solemne me rastin e ndarjes së mirënjohjes për Menaxhim me cilësinë në sektorin publik të institucioneve të cilat kanë treguar nivel më të lartë të përkushtimit, efikasitetit dhe transparencës në punën e saj. "Çmimi i parë iu dha Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë, çmimi i dytë Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë (APRM) dhe çmimi i tretë iu dha Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FINKI)", kumtoi Ministria e Administratës Publike.

Shkup - Zëvendës kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot në ambientet e Qeverisë realizoi një takim pune me Shkëlqesinë e  Saj, Angela Aggeler, ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Takimi u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht konstruktive, pune dhe miqësore, ku fokusi u vendos në thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve partnere mes dy shteteve, qeverive dhe qytetarëve të tyre, informojnë nga Qeveria. Në takimin u theksua rëndësia e partneritetit strategjik që Republika e Maqedonisë së Veriut ka me ShBA-të, në nivel bilateral edhe multilateral, veçanërisht mbështetja e vazhdueshme që ShBA i jep realizimit të prioriteteve strategjike të Maqedonisë së Veriut.

Shkup - Ministria e Shëndetësisë informon se sot edhe pesë pacientë nga të lënduarit në tragjedinë në Koçan kthehen nga trajtimi në Serbi. Sipas protokollit, tre prej tyre do të jenë nën vëzhgim në Klinikën e kirurgjisë plastike, një pacient në Klinikën kirurgjikale “Shën Naum i Ohrit” dhe një pacient me kërkesë personale do të vazhdojë trajtimin në klinikën private “Zhan Mitrev”. Për momentin në vend po trajtohen gjithsej tre pacientë, prej të cilëve një në Klinikën kirurgjikale “Shën Naum i Ohrit” dhe dy në spitalin privat "Sistina".

Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë 344 milionë denarë për universitetet dhe fakultetet shtetërore, institucionet shkencore publike dhe ASHAM-it për të avancuar infrastrukturën kërkimore - shkencore, por edhe për të realizuar projekte kërkimore - shkencore inovative. Për këtë qëllim, janë shpallur dy konkurse publike, në të cilat mund të aplikohet në mënyrë elektronike përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk, në afat prej 45 ditëve.

Shkup - Vizita e fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe e solli rezultatin e parë konkret. Me kërkesën tonë, ata hoqën vizat të cilat ishin të nevojshme për udhëtim drejt këtij vendi, publikoi ministri Hristijan Mickoski në Fejsbuk. Së shpejti, siç njoftoi Mickoski, me zbatimin konkret të vendimit për udhëtim pa viza  do të ndikohet në një ekonomi më të fuqishme, udhëtim të lirë, përforcim të partneritetit të ndërsjellë.

Shkup - E plotësuam fjalën e dhënë për prodhuesit e duhanit. Sot u realizua pagesa direkte për duhanin e prodhuar dhe të shitur nga rekolta e vitit 2024. Janë paguar 14.502 prodhues të duhanit me vlerë të përgjithshme prej 2.404.561.224,00 denarë përkatësisht rreth 40.000.000,00 euro, informojnë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Tetovë - Universiteti i Tetovës është bërë pjesë e rëndësishme e realizimit të programit të Panairit Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor, që i zhvillon punimet prej 23-25 prill 2025, në Prishtinë. Kjo veprimtari mbahet për herë të katërt dhe organizohet nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit nga Shqipëria.

Dibër - Vazhdon fenomeni i uzurpimit të parcelave përgjatë bregdetit në Liqenin e Dibrës, një nga pjesët më të bukura të qytetit. E fundit nga shumë kallëzime penale u ngrit sot kundër A.D.(27) nga Dibra. "Departamenti i Punëve të Brendshme të Dibrës ngriti padi penale kundër A.B. për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale 'uzurpim të pasurisë së patundshme'. Ai, në mënyrë të paligjshme ka uzurpuar një pjesë nga parcela kadastrale në lokalitetin 'Shpilje' në Dibër, në pronësi të SHA "EMV Shkup", njofton Stefan Dimovski, zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme-Ohër. 

Prishtinë - Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar sërish të zgjedh Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit edhe në tentimin e katërt. Emri i Haxhiut u propozua edhe të premten më 25 prill nga nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca. Konjufca kërkoi mirëkuptimin e deputetëve për siç tha ai, zhbllokimin e situatës. “Emri ynë i vetëm është Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ju kërkoj mirëkuptimin tuaj t'i kontribuoni zhbllokimit të kësaj situate në të cilën kemi mbetur në mënyrë që të kalojmë në faza tjera të zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Konjufca, informon Kosovapress.

Zagreb - Gjithsej 17 ton naftë janë derdhur sot në Detin Adriatik pranë ishullit kroat Hvar, pasi një tub ka shpërthyer në një rezervuar nafte në pronësi të kompanisë kroate të naftës Ina, njoftuan mediat kroate. Drejoria e Policisë së komunave Split-Dallmaci sot në orën 9:30 të mëngjesit sipas kohës lokale, ka marrë informacion në lidhje me ndotjen nga nafta në det pranë ishullit të katërt më të madh kroat Hvar, raportoi botimi lokal "Slobodna Dalmacia".

Romë – Shefi i diplomacisë italiane, Antonio Tajani deklaroi se beson që në varrimin e papës nesër në Romë, në të cilin do të marrë pjesë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, nuk do të flitet për doganat amerikane, sepse kjo do të ishte mosrespektim ndaj kreut të ndjerë të Kishës Katolike, transmetuan sot mediat italiane.  Tajani shtoi se, përveç kësaj, për takimin në atë temë është e nevojshme gatishmëri, transmetoi agjencia Nova. 

Gjenevë - Agjencia e Kombeve të Bashkuara për ushqim dhe refugjatë planifikojnë ulje të konsiderueshme të buxhetit për shkak të mungesës rekord të mjeteve. Programi botëror për ushqim, mund ta ulë numrin e të punësuarve deri 30 për qind që potencialisht do të thotë humbje e vendeve të punës për rreth 6.000 persona, tregojnë dokumentet e brendshme të siguruara nga Rojters.

Bruksel - Fokusi i NATO-s është në përmbushjen e misionit të saj kryesor - sigurimin e mbrojtjes kolektive të aleatëve të saj, sipas Raportit Vjetor të Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës, Mark Rute, për vitin 2024, i cili ofron një pasqyrë të arritjeve kryesore të Paktit gjatë vitit të kaluar në përmbushjen e prioriteteve kryesore politike - nga forcimi i parandalimit dhe mbrojtjes, deri te ofrimi i mbështetjes për Ukrainën. “Në vitet e fundit, NATO e ka zhvendosur qartë fokusin e saj në forcimin e aftësisë së saj për të ofruar mbrojtje kolektive për aleatët në një botë më komplekse. Prioriteti im si Sekretar i Përgjithshëm është të forcoj këtë përshtatje në mënyrë që NATO të mund të bëhet edhe më e fortë, më e aftë dhe më e përgatitur për të penguar dhe mbrojtur me kredibilitet të gjitha kërcënimet ndaj sigurisë sonë”, tha Rute në raport.

Ankara - Tre tërmete janë regjistruar sot në rajonin Kytahja në Turqinë perëndimore, ndërsa më i forti ishte me magnitudë prej 4,6 ballë sipas shkallës së Rihterit dhe ndodhi në rajonin e qytetit Simav në rajonin e njejtë, me thellësi prej 12,1 kilometra, transmeton televizioni shtetëror turk TRT Haber. Më herët në të njejtin lokacion janë regjistruar edhe dy termete - me magnitudë pre 4,5 ballë dhe me magnitudë prej 3,9 ballë sipas shkallës së Rihterit. 

Ankara - Autoritetet turke kanë arrestuar 210 persona nën dyshimin për imploikim në aktivitetet e grupit terrprist "Shteti Islamik" në dy javët e fundit, publikoi ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja në Iks. Ai informoi se operacionet e autoriteteve u kryen në 49 provinca dhe të arrestuarit dyshohen për pjesëmarrje në aktivitetet e "Shtetit Islamik" dhe për financimin e tij.

QËNDRONI TË LIDHUR