MIA Flesh
- Shkup - Kuvendi sot me 81 vota "për" dhe 19 "kundër" dhe pa të përmbajtur e votoi Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kundërvajtje, me procedurë të shkurtuar. Me këtë hapet rruga për fillimin e sistemit për regjistrim automatik dhe sanksionim të aksidenteve "Qyteti i sigurt" nga 1 shkurti. Me kërkesë të koordinatores së "Frontit Evropian", Rina Ajdari, votimi ishte individual. Për miratimin e ndryshimeve ligjore u nevojit shumica prej dy të tretave të deputetëve. Ligji parasheh përforcimin e sigurisë në trafik përmes vendosjes së procedurës së veçantë për kundërvajtje të konfirmuara me ndihmën e mjeteve teknike dhe pajisjeve për regjistrim. Sanksionimi i shpejtë dhe efikas i kundërvajtësve dhe shqiptimi i sanksioneve pritet të ndikojë në parandalimin e përgjithshëm në fushën e sigurisë së trafikut.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:55, 23 janar, 2026
You need to login to view this page