• e premte, 05 dhjetor 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 14 nëntor/ 2025

Shkup - Është realizuar transplantimi i parë i kornesë në vendin tonë në shëndetin publik. Kjo paraqet një hap jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe të shumëpritur përpara për vendin tonë, për shëndetësinë dhe para se gjithash për pacientët të cilët kanë nevojë për këtë lloj trajtimi shumë të specializuar, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk. Me këtë, thekson kryeministri, Maqedonia numërohet mes vendeve të rralla në rajon të cilat kryejnë një operacion të tillë të ndërlikuar.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski ka biseduar në telefon me zëvendës sekretarin shtetëror të SHBA-së, Kristofer Landau, me ç'rast është konfirmuar bashkëpunimi i afërt dhe konstruktiv me SHBA-në, si dhe përcaktimi i përbashkët për përparimin e stabilitetit rajonal, bashkëpunimin ekonomik dhe aleancën në kuadër të NATO-s.

Shkup - Gjatë qëndrimit njëjavor të delegacionit mjekësor nga Duke University (SHBA), një nga institucionet më të njohura botërore në mjekësinë klinike, në Klinika Universitare për Sëmundjet e Syrit – Shkup u kryen gjithsej nëntë transplante të kornesë, duke vendosur standarde të reja në kujdesin oftalmologjik në vendin tonë, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Delegacioni, i përbërë nga Prof. Dr. Lloyd Williams, Ass. Dr. Nick Garson dhe Dr. Sheena Song, gjatë vizitës së tyre u prit edhe nga kryeministri prof. dr. Hristijan Mickoski dhe ministri i shëndetësisë Azir Aliu.

 Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Federale të Gjermanisë Johan Vadeful më 18 nëntor vjen në Shkup në kuadër të vizitës së tij disaditore në shtetet e Ballkanit Perëndimor, bëri të ditur Ambasada gjermane në vend. Vadeful fillon turneun e tij në rajon më 16 nëntor, ndërsa përveç Shkupit, do t'i vizitojë edhe Sarajevën, Podgoricën, Tiranën, Beogradin dhe Prishtinën.

 Shkup - Shumica e pacientëve me diabet për momentin po trajtohen me insulinën e gjeneratës së tretë, dhe krahasuar me rajonin dhe të kaluarën, ky është një përparim i madh, theksoi sot drejtori i përgjithshëm i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve me rastin e 14 Nëntorit, Ditës Botërore të Diabetit.

Shkup - Fondi i Sigurimit Shëndetësor (FSSH) sot shënoi 25-vjetorin e themelimit. Drejtori i për4gjithshëm Fondit, Sasho Klekovski në prezantimin e tij theksoi se FSSH ka 1.840 000 të siguruar, prej të cilëve 1.200 000 janë bartës të sigurimit shëndetësor.  Buxheti i Fondit është 53 miliardë denarë, ndërsa për sigurim shëndetësor paguhet 3.000 denarë në muaj. Investimi i tillë, siç tha, është i mjaftueshëm dhe është në nivel të vendeve të zhvilluara mesatarisht. 

Shkup - Deputeti i BDI-së Blerim Bexheti, i cili shërbeu si kryetar i komunës së Sarajit për tre mandate, sot në një konferencë për shtyp në Kuvend u ndal në kallëzimin penal të ngritur dje kundër disa personave, përfshirë edhe vetë atë, për përvetësim prej 108 milionë denarësh ose 1.7 milionë eurosh, duke theksuar se ai është i sajuar politikisht dhe i pabazuar ligjërisht. Sipas tij, akuzat janë pjesë e një gjuetie të organizuar, të drejtuar nga qeveria dhe drejtpërdrejt nga kryeministri Hristijan Mickoski, me, siç theksoi ai, qëllimin e qartë për të ushtruar presion mbi të si deputet me qëllim rritjen e shumicës së tij.

 Kiev - Numri i të vdekurve në sulmin rus ndaj kryeqytetit ukrainas Kiev gjatë natës është rritur në gjashtë, deklaroi shefi i administratës ushtarake të qytetit, Timur Tkaçenko.  Tridhjetë e katër persona janë plagosur në sulm, i cili goditi gjithsej nëntë zona në Kiev.

 Moskë - Rusia është e gatshme për një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan Donald Tramp në kryeqytetin hungarez Budapest, nëse ai është përgatitur mirë dhe bazuar në marrëveshjet nga takimi i dy liderëve në shtetin e Alaskës, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme në Moskë. Trampi dhe Putini u takuan më 15 gusht në Enkorixh, Alaskë. Të dy duhej të bisedojnë në Budapest muajin e kaluar, por takimi i tyre u anulua.

 Bruksel - Ministrat e punëve të jashtme të Bashkimit Evropian javëmn e ardhshme do të bisedojnë për propozim me të cilin blloku do ta merrte drejtimin në trajnimin e 3.000 policëve palestinezë nga Rripi i Gazës. Propozimi ka për qëllim të vendosë oficerët në enklavë pasi të përfundojë trajnimi i tyre.

 Xhakartë - Presidenti indonezian Prabovo Subianto ka urdhëruar forcat e armatosura të përgatisin 20.000 ushtarë për një mision të mundshëm paqeruajtës të KB-së në Rripin e Gazës, njoftoi sot ministri i Mbrojtjes i vendit, Safri Samsudin, i cituar nga DPA. Duke folur në Ministrinë e Mbrojtjes në Xhakartë, Safri Samsudin tha se forca do të përfshijë ushtarë me ekspertizë mjekësore dhe inxhinierike për të mbështetur operacionet humanitare në shkallë të gjerë, raportuan mediat indoneziane.

Paris - Futbollisti sulmues francez, Kilian Mbape e arriti kufirin prej 400 golave në karrierën e tij, por tha se kjo nuk është e një arritje mjaft mbresëlënëse për adhuruesit e futbollit. Mbape shënoi 398 gola para ndeshjes së djeshme kundër Ukrainës në kualifikimet e Botërorit ku sulmuesi i Real Madridit ishte shënues i dyfishtë në triumfin prej 4:0.

 

QËNDRONI TË LIDHUR