MIA Flesh
- Shkup - Qeveria sot në seancën e 74-të miratoi informacionin për nevojën e themelimit të Fakultetit të Shkencave Mjekësore dhe Shëndetësore pranë Universitetit "Shën Kliment i Ohrit" - Manastir. Shërbimi për media i Qeverisë citon se formimi i fakultetit "paraqet një domosdoshmëri strategjike për avancimin e edukimit shëndetësor veçanërisht në rajonin e Pellagonisë dhe Jugperëndimor të Republikës së Maqedonisë së Veriut" dhe se ai "do të ketë detyrën të jetë pasardhësi ligjor i Shkollës së lartë të mjekësisë, ku përveç studimeve të ciklit tre vjeçar do të akreditohen programe studimore katër vjeçare për infermiere dhe akushere".
- Post By Sara Ademi
- 17:55, 13 maj, 2025

18:00/ 13 maj/ 2025
Shkup - Qeveria sot në seancën e 74-të miratoi informacionin për nevojën e themelimit të Fakultetit të Shkencave Mjekësore dhe Shëndetësore pranë Universitetit "Shën Kliment i Ohrit" - Manastir. Shërbimi për media i Qeverisë citon se formimi i fakultetit "paraqet një domosdoshmëri strategjike për avancimin e edukimit shëndetësor veçanërisht në rajonin e Pellagonisë dhe Jugperëndimor të Republikës së Maqedonisë së Veriut" dhe se ai "do të ketë detyrën të jetë pasardhësi ligjor i Shkollës së lartë të mjekësisë, ku përveç studimeve të ciklit tre vjeçar do të akreditohen programe studimore katër vjeçare për infermiere dhe akushere".
Shkup - Qeveria në mbledhjen e sotme të 74-t miratoi informatën për sigurim të pjesëmarrjes buxhetore për realizim të kredisë për ndërtim dhe pajisje të 30 sallave sportive në shkollat fillore dhe rikonstruim të shkollave. Shërbimi qeveritar për shtyp informoi se në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës realizohet projekti - Ndërtimi dhe pajisja e 145 sallave sportive shkollore dhe rehabilitimi i shkollave fillore dhe të mesme.
Shkup - Qeveria në mbledhjen e sotme të 73-të të rregullt e miratoi informatën për dhënie të pëlqimit për mjete financiare për furnizim të insulinës, glukagonit, gjilpërave të insulinës dhe shiritave për matje të sheqerit, pompave të insulinës me material shpenzues dhe senzorë për matje të vazhdueshme të glykemisë për periudhën prill 2025 - prill 2027, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.
Shkup - Kryetarja e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve në Kuvendin e RMV-së, Zhaklina Peshevska, sot realizoi takim me kolonelen Antoniella Stankovska-Budimir nga Ministria e Mbrojtjes. Në takim mori pjesë edhe deputetja Lidija Petkoska, anëtare e Komisionit.
Shkup - Njësia për Krime Financiare në kuadër të Sektorit të Hetimeve Penale në Departamentin për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë dje në Prokurorinë Publike në Shkup ngriti kallëzim penal kundër L.D.F. (67), K.G. (37), J.I. (64) dhe I.S. (41), të gjithë nga Shkupi për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Të pandehurit, me veprimet e tyre, i shkaktuan Buxhetit të Shtetit një dëm total prej 116,576.9 dollarësh amerikanë.
Shkup - Mbrëmë në orën 21:00, policia në Aerodrom të Shkupit e privoi nga liria V.S.N. (55) nga Shkupi për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "mashtrim" gjatë shitjes së një banese. Siç thuhet në kumtesën nga Ministria e Punëve Brendshme, një 34-vjeçar banor i Shkupit V.S.N. i ka paguar 172.732 denarë gjatë lidhjes së marrëveshjes noteriale për ndërmjetësim në blerjen e një banese, por i dëmtuari më vonë më
Prishtinë - Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, sot ka konfirmuar se kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, do të marrë pjesë në takimin i cili më 15 maj është thirrë nga presidentja Vjosa Osmani, për konsulta me partitë për "zhbllokim të ngërçit politik".
Tiranë - Kryetari i Demokratëve Shqiptarë, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp akuzoi se zgjedhjet e 11 majit janë "grabitja më e madhe zgjedhore në histori" dhe se ishin "të diktuara nga krimi". "Zgjedhjet e 11 Majit u diktuan që të gjitha nga krimi. Bandat kriminale të qeverisë ishin aktive në 10 qarqe të Shqipërisë, në 20 bashki të vendit dhe ato patronuan 30 deputetë të mazhorancës kriminale. Ato ishin zgjedhjet më të manipuluara, më të parregullta në të gjithë historinë zgjedhore të Shqipërisë pluraliste. Ato ishin të diktuar nga krimi, të drejtuar nga vrasës, kontrabandistë dhe banditë", akuzoi Berisha.
Berlin - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, tha se përpjekjet e organizatës botërore për mbajtjen e paqes janë "aq të fuqishme sa edhe angazhimi i vendeve anëtare ndaj tyre", dhe sot u bëri thirrje vendeve anëtare ta paguajnë pjesën e tyre, njoftuan mediat amerikane.
Berlin - Bashkimi Evropian është i gatshëm të vendosë sanksione më të ashpra kundër Rusisë nëse këtë javë nuk arrihet përparim në negociatat për ndërprerje të luftës në Ukrainë, deklaroi sot kancelari gjerman, Fridrih merc, duke cekur se tashmë është përgatitur pako e re e sanksioneve.
Gjenevë - Pesëdhjetë e shtatë fëmijë kanë vdekur nga pasojat e kequshqyerjes gjatë bllokadës së vazhdueshme në Rripin e Gazës, deklaroi sot Rik Piperkorn, përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke cituar ministrin palestinez të Shëndetësisë. Piperkorn i cili përfaqëson OBSH-në në territorin palestinez, në video thirrje tha se organizata e KB-së ende nuk i ka konfirmuar këto numra.
Kopenhagë - Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallasi, sot deklaroi se nuk mendon se Rusia është vërtet e interesuar në arritjen e paqes në Ukrainë, njoftuan mediat britanike. "Nuk mendoj se ata (rusët) janë të interesuar për paqe. Ata vazhdojnë të bombardojnë Ukrainën. Nëse janë të interesuar për paqe, mund të ndalen menjëherë", tha Kallasi në margjinat e samitit të tetë vjetor të demokracisë në Kopenhagë.
Riad - Presidenti amerikan Donald Tramp dhe princi i kurorës saudite Mohamed bin Salman sot në Riad nënshkruan marrëveshje për partneritet ekonomik strategjik ndërmjet SHBA-së dhe Arabisë Saudite. Mediat britanike njoftojnë se partneriteti përfshin marrëveshje në fushat e energjetikës, minierave dhe mbrojtjes.
Uashington - I dërguari special i presidentit amerikan Donald Tramp për Ukrainën, gjenerali në pension Kit Kellog, tha se SHBA-ja shpreson që Vladimir Putini do të vijë në negociatat në Stamboll. Nëse kjo ndodh, tha ai, do të vijë edhe vetë Presidenti Tramp.
Uashington - Përfaqësuesit kryesorë të presidentit të amerikan, Donald Tramp, Stiv Uitkof dhe Kit Kelog, të enjten do të jenë në Stamboll në bisedimet e mundshme për atë se si të vendoset fundi i luftës në Ukrainë, njoftuan sot tre burime të njohur me planet. Një zyrtar i lartë amerikan, megjithatë, deklaroi se ende nuk dihet nëse dikush nga Qeveria ruse do të paraqitet, raportojnë mediat britanike.