• e hënë, 23 dhjetor 2024
MIA Flesh

18:00/ 19 prill/ 2023

Shkup - Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për festat në RMV (“Gazeta zyrtare e RMV" nr. 21/98 dhe 18/07 ), 21 prilli 2023 (e premte), dita e parë e Fitër Bajramit është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shkup - Nëntë deputetë të VMRO-DPMNE-së që posedojnë certifikata të sigurisë sot kanë dërguar kërkesë me shkrim deri te kryeministri Dimitar Kovaçevski që t'u dorëzohet Marrëveshja për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10d.

Shkup - Nuk kam marrë pjesë në Komitetin Drejtues as kam qenë pjesë e negociatave me "Behtel"-in dhe "Enka"-n, tha zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika për Qeverisje të Mirë, Sllavica Gërkovska.

Shkup – Kuvendi në seancën e 111-të i ratifikoi tri marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit - për njohje të ndërsjellë të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale.

Shkup - Në Komisionin kuvendor për politikë të jashtme nuk kanë mbërritur propozime të reja për ambasadorë, deklaroi sot kryetari i këtij trupi legjislativ, deputeti Antonio Milloshoski. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për informacionet në opinion për ambasadorin në Beograd, ai tha se tek Komisioni nuk ka dorëzuar propozim, por gjithashtu dhe për shtetet e tjera.

Shkup - Që në ditën e parë jam angazhuar rreth zgjidhjes së problemit në sigurimin e ilaçit për fibrozën cistike. Kemi siguruar ilaçin me kryeministrin dhe Qeverinë. Tani me të gjithë palët e prekura për “Trikaftën” po punohet intensivisht për të gjitha procedurat dhe protokollet, që njëherë e mirë të ketë një grup dhe komision dhe problemi të zgjidhet në mënyrë efektive dhe cilësore në aspekt afatgjatë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Shkup - Tri marrëveshjet për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, që janë në kuadër të Procesit të Berlinit që sot i ratifikoi Kuvendi, janë të rëndësisë së jashtëzakonshme për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe shërbimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, publikoi në Fejsbuk ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. 

Shkup -  Nën moton “Punëtorët janë shteti”, Këshilli i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë me propozim të Kryesisë së LSM-së, njëzëri solli vendim të organizojë protestë për 1 Maj në Ditën Ndërkombëtare të Punës.

Shkup - Lufta kundër korrupsionit së bashku me elementet e tjera të forcimit të sundimit të së drejtës është në thelb të procesit të zgjerimit të BE-së dhe kërkon përkushtimin e vendit në tërësi. Qeveria, Parlamenti, gjyqësori janë protagonistët kryesorë në atë luftë dhe duhet të shërbejnë si shembull. Edhe pse vërejmë një prpgres të caktuar, hapi i reformave në fushën e sundimit të së drejtës  dhe luftës kundër korrupsionit mbetet zhgënjyes.

Shkup - Lufta kundër korrupsionit së bashku me elementet e tjera të forcimit të sundimit të së drejtës është në thelb të procesit të zgjerimit të BE-së dhe kërkon përkushtimin e vendit në tërësi. Qeveria, Parlamenti, gjyqësori janë protagonistët kryesorë në atë luftë dhe duhet të shërbejnë si shembull. Edhe pse vërejmë një prpgres të caktuar, hapi i reformave në fushën e sundimit të së drejtës  dhe luftës kundër korrupsionit mbetet zhgënjyes.

Shkup Ministria e Drejtësisë sot pasdite i publikoi emrat e ekspertëve të cilët do të marrin pjesë në grupin e punës për ndryshime kushtetuese. Grupi i ekspertëve do të jetë në përbërje të Sali Murati - ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Margarita Caca Nikollovska - ish-gjyqtare në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, Bajram Pollozhani - Ish - gjyqtar kushtetues dhe profesor i së Drejtës kushtetuese, Branko Naumovski- Ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Jeton Shasivari - Profesor në Universitetin e Evropës Juglindore (EJL), Ana Çupeska- Profesoreshë në Fakultetin e Drejtësisë Justiniani i Parë”, Elena Mihajllova Stratillati - Profesoreshë në Fakultetin e Drejtësisë Justiniani i Parë”, Besa Arifi - Profesoreshë në Universitetin e EJL-së, Jagoda Mitrevska – Profesoreshë në Universitetin Ndërkombëtar të Sllav dhe Marija Pandevska - profesoreshë në Institutin e Historisë nacionale.

Tetovë - Në Universitetin e Tetovës sot përmes një aktiviteti letrar, Fakulteti Filologjik e shënoi muajin e librit. Për ta bërë sa më dinjitoz shënimin e kësaj ngjarje Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe e këtij fakulteti organizoi konkursin letrar të titulluar “Unë përballë të tjerëve”.

Kaoshung - Magazina amerikane e biznesit "Forbs" shkruan për vendimin e kompanisë nga Tajvani "Jageo" për të investuar 205 milionë euro në Maqedoninë e Veriut. "Forbs" potencon se "Jageo" e cila midis tjerash, prodhon pjesë elektronike edhe për "Epëll", planifikon përmes Maqedonisë së Veriut ta zgjerojë biznesin e vet në Evropë.

Tiranë - Në zgjedhjet lokale që në Shqipëri do të mbahen më 14 maj, për pushtetin e ri vendor janë regjistruar një numër rekord kandidatësh për anëtarë të këshillave bashkiakë dhe kryetarë bashkie. Në garë për 3.283 poste këshilltarësh janë rreth 24 mijë kandidatë, ndërsa për 61 kryetarë bashkie 141. Kjo është befasia e radhës që vjen nga politika e zgjedhjeve vendore të 14 majit, ku me pak fjalë, gjysma e qytetarëve të Shqipërisë janë në garë për një vend pune, përveç të qenit votues, konstaton në analizën e saj BIRN.

Prishtinë - Me iniciativë të Presidencës së Republikës së Kosovës, si pjesë e zotimeve të Samitit për Demokraci,  Kosova është anëtarësuar në Justice Action Coalition, duke iu bashkuar kështu Shteteve të Bashkuara dhe një grupi të shteteve tjera demokratike që synojnë ta promovojnë kolektivisht drejtësinë e përqendruar tek qytetarët në të gjitha nivelet.

Athinë - Parlamenti Evropian e mbështeti mundësinë e financimit nga BE-ja për vazhdimin dhe zgjerimin e gardhit në Evros, tha zëdhënësi i qeverisë greke, Janis Ikonomu, pas votimit të sotëm në PE për amendamentin e Partisë Popullore Evropiane (PPE) për financimin e infrastrukturës së kufijve të jashtëm të Unionit, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Bruksel - Bashkimi Evropian planifikon të ndajë 100 milionë euro kompensim për bujqit  në vendet në kufi me Ukrainën dhe planifikon të vendosë kufizime në importin e drithërave ukrainase, bëri të ditur sot Komisioni Evropian.

Bruksel - Problemet e bujqve në vendet që kufizohen me Ukrainën për shkak të importit të drithrave të lira ukrainase mund të zgjidhen vetëm me qasje të përbashkët, evropiane, pasi nga masat e njëanshme kanë dobi vetëm kundërshtarët ukrainas, thuhet në letrën e kryetares së Komisionit, Ursula fon der Lajen për liderët e pesë vendeve-anëtare.

 Moskë - Gjykata e Apelit në Moskë sot e ka konfirmuar dënimin me 8.5 vjet burg për opozitarin rus Ilja Jashinin për shkak të kritikave të tij ndaj ofensivës ruse në Ukrainë. "Dënimi i shkallës së parë i shqiptuar në dhjetor mbetet i pandryshuar", tha gjykatësi. Jashini (39) u shpall fajtor për përhapjen e "informacioneve të rremë" për armatën ruse.

Uashington – Amerikanët gjatë muajit prill kanë pasur vetëm 39 për qind besim në punën e presidentit amerikan Xho Bajden, me çka ai iu afrua nivelit më të ulët pasi e ndërmori funksionin në vitin 2021, transmetoi Rojters. Rezultatet e anketës së Rojters/Ipsos, të zbatuar nga 14 deri më 16 prill, tregojnë ulje të vogël të besimit lidhur me muajin e kaluar, kur 42 për qind e të anketuarve deklaruan se i miratojnë politikat e Bajdenit si president.

Kartum - Mëngjesin e sotëm janë intensifikuar sulmet ajrore ndaj caqeve në kryeqytetin sudanez Kartum, raporton gazetari i DPA-së nga terreni, pasi një përpjekje për të vendosur armëpushim 24 orësh dështoi.

Kartum - Shefi i operacionit humanitar i Bashkimit Evropian (BE), në Sudan, belgu Vim Fransen, i cili u zhduk të dielën në mbrëmje, dje është gjetur nga kolegët e tij të misionit të BE-së, por i plagosur, shkruan "Nju-Jork Tajms".

Uashington - Ish drejtori i CIA-s, gjenerali amerikan në pension, Dejvid Petreus, vlerëson se ushtria ruse ka bërë tre gabime kryesore gjatë invazionit të Ukrainës. "Ata nënvlerësuan pçlotësisht forcat ukrainase dhe mbivlerësuan ato ruse. Ata nuk mundën ta imponojnë linjën e tyre të fushatës ushtarake dhe të përgatisnin forcat për zbatimin e kësaj fushate", tha Petreus. “Përveç kësaj, ata nuk kishin sisteme moderne të telekomunikacionit. Pra, gjeneralët vazhduan të vdesin", shtoi ai.

Varshavë - Presidentët e Izraelit, Gjermanisë dhe Polonisë sot nga Varshava në 80 vjetorin e Kryengritjes së Getos së Varshavës porositën  se ua kanë borxh kryengritësve dhe viktimave të krimeve gjermane kundër njerëzimit në Luftën e Dytë Botërore, të thonë së bashku "kurrë më", ndërsa ky leksion gjithashtu do të thotë se në Evropë nuk ka më vend  për një luftë vrastare si ajo që Rusia e bëri duke e sulmuar Ukrainën. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR