• e premte, 20 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/14 mars 2023/

Shkup - Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Elizabeta Gjorgievska po qëndron për vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa në përbërjen e delegacionit zyrtar në EBA është edhe ministri i Financave, Fatmir Besimi. 

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Suedisë, kryesuese aktuale e Këshillit të BE-së. Në delegacionin e Ministrit Osmani është edhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështje Europiane, Arbër Ademi.

Shkup - Pas Vendimit për rritjen e pagës minimale në 20.175 denarë ose 12 për qind, konform Vendimit të Qeverisë nga marsi 2022 me metodologjinë e re për harmonizimin e pensioneve, edhe pensionet në muajin mars do të rriten për 8,4 për qind nga 17.666 denarë në 19.150 denarë, bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Shkup - Falimentimi i Bankës amerikane të Luginës së silikonit (SVB) nuk ka kurfarë pasoja të drejtpërdrejta për sistemin tonë bankar, duke e pasur parasysh ekspozimin e vogël ndaj jorezidentëve, por edhe modelit radicional afarist të bazuar në kreditim të ndërmarrjeve dhe qytetarëve gjatë burimeve stabile të financimit, informuan sot nga Banka popullore.

Shkup - Republika e Maqedonisë së Veriut për herë të parë merr pjesë në Hulumtimin Social Evropian, një nga hulumtimet më të mëdha dhe metodologjikisht më cilësore në botë, në fushën e shkencave sociale.Duke e njohur rëndësinë e tij, Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbështeti financiarisht. Ministri Jeton Shaqiri, në prezantimin e sotëm të rezultateve të hulumtimit, theksoi rëndësinë e të dhënave sikurse për hulumtuesit e shkencave shoqërore dhe humaniste, poashtu edhe për institucionet shtetërore, mediat dhe opinonin e gjerë.

Shkup - Këshilli Gjyqësor e mbështeti Mirjana Llazarova Trajkovskën për nominimin e saj si kandidate për gjyqtare në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Shkup - Sistemi për identifikim biometrik që e kemi bërë në Qeveri është i njëjti për realizimin e të cilit Britania e Madhe ka shpenzuar 14 milionë paund, thotë ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Dragi Rashkovski, për çështjen “Softuerët” që po zhvillohet kundër tij dhe gjashtë personave të tjerë.

Shkup - Gjykata Themelore Penale - Shkup e ndërpreu procedurën penale kundër ish-drejtorit të Doganës, Dragan Daravelski për shkak të shfaqjes së vjetërsimit absolut.

Shkup - Drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Bekim Maskuti theksoi se tre aeroplanët zjarrfikës janë funksional dhe të gatshëm për shuarje të zjarreve gjatë periudhës së verës. Ai theksoi se sot do të hapin furnizim publik për aeroplanë të tjerë të rinj.

Tetovë - Në Universitetin e Tetovës, sot u mbajt MasterClass, me temë: “Terapia me grimca”, veprimtari kjo që u realizua nga profesori i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, Prof. Dr. Bashkim Ziberi, përfaqësuesja e shkollës së mesme “7 Marsi”, Nermine Muradi dhe Yiota Foka nga GSI Darmstadt. Ky takim organizohet si një punëtori në kuadrin e “International Masterclasses for High School Students”, si pjesë e International Particle Physics OutreachGroup(IPPOG), një program që përfshin më shumë se 225 universitete dhe institute kërkimore nga 60 shtete të ndryshme.

Tetovë - SPB Tetovë informon se sot është mbajtur një seminar me temën "Roli i grave në njohjen e hershme të krimit dhe krijimin e komunitetit të sigirt", ku policët kanë debatuar me përfaqësues së disa institucioneve dhe organizatave.

Tetovë - Për vrasjen e djalit 16-vjeçar që ndodhi në dhjetor të vitit 2022 Gjykata themelore Tetovë sot shqiptoi dënimin me burg prej dhjetë viteve për vajzën 17-vjeçare, informuan nga zyra e gjykatës tetovare për marrëdhënie me opinionin.

Shkup - Numri i përgjithshëm i turistëve në janar të vitit 2023, krahasuar me janarin e vitit 2022 është rritur për 10,3 për qind, ndërsa numri i numri i bujtjeve është rritur për 1,8 për qind, njofton Enti shtetëror i statistikave. 

Beograd - I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, nesër në Beograd do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq, njoftoi Beta.

Lubjanë - Kënaqësia e jetesës tek njerëzit në Slloveni është përmirësuar në katër vitet e fundit, tregon hulumtimi më i ri i Entit për statistikë për vitin 2022, i publikuar sot.

Varshavë - Polonia do të mund të dërgojë aeroplanë ushtarakë MiG-29 në Ukrainë gjatë katër deri gjashtë javët e ardhshme, deklaroi sot kryeministri polak, Mateush Moravjecki.

Uashington - Rusia po tenton të mohojë të drejtën e Ukrainës për të ekzistuar dhe të diktoj se çfarë politike të jashtme të udhëheq, apo vendet e mëdha nuk guxojnë të "ngatërrohen" me ato më të vogla, porositën mbrëmë nga Departamenti i shtetit. 

Sakramento - Kompania Meta e cila posedon Fejsbukun, Instagramin dhe UatsApin njoftoi sot se po shkurton edhe 10.000 vende pune si dhe nuk do të plotësojë 5.000 pozicione të hapura me qëllim për të ulur shpenzimet.

Cyrih - Asociacioni botëror në futboll (FIFA) ka vendosur për formatin e Botërorit në vitin 2026. Do të ketë 12 grupe nga katër kombëtare dhe 104 ndeshje në 39 ditë.

Paris - U bë i ditur kushti nën të cilin sulmuesi i PSZH-së, Lionel Mesi mund të largohet drejt kampionatit të Arabisë Saudite. Sipas gazetarit të "El Chiringuito", Haime Astrain, sulmuesi argjentinas mund t'i bashkohet klubit saudit nëse fiton më shumë se lojtari i ekipit Al-Nasr, Kristiano Ronaldo.

QËNDRONI TË LIDHUR