• e premte, 11 korrik 2025
MIA Flesh

18:00/12 qershor/2025

Shkup -  Njëqind e nëntë persona kanë paraqitur propozime dhe kërkesa në linjën telefonike për të lënduarit në tragjedinë e Koçanit, u njoftua në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, në të cilën folën zëdhënësja e qeverisë Marija Miteva, dr. Katerina Mirçovska, u.d. drejtoreshë e spitalit të Koçanit dhe dr. Gordana Gerogieva. "Deri në këtë moment, Zyra e kryetarit të Qeverisë ka kontaktuar me 109 persona, duke theksuar kërkesat dhe propozimet e tyre", informoi Miteva.

Kumanovë - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, sot, në kuadër të aktiviteteve të tij të punës, vizitoi Sektorin e Punëve të Brendshme në Kumanovë dhe Njësinë policore Mateç, ku nga udhëheqësia u informua për aktivitetet që po ndërmerren në territorin e Kumanovës. "Në takim u theksua se situata e sigurisë në të gjithë rajonin është stabile. Ata diskutuan gjithashtu aktivitetet aktuale, lëvizjen e krimit, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe sfidat me të cilat përballen në aspektin e mungesës së mjeteve materiale dhe teknike dhe burimeve të pamjaftueshme njerëzore", bënë të ditur nga MPB-ja.

Shkup - Xhosef Xhon DioGardi dhe Shirli Klojs DioGardi shpallen "Qytetarë Nderi" të Komunës së Çairit. Vendimi është marrë në seancën e sotme të rregullt të Këshillit të Komunës së Çairit. Siç informon Komuna e Çairit, bëhet fjalë për dy personalitete me kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe në përfaqësimin e tyre në arenën ndërkombëtare. 

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme kumton se linja telefonike 192 është ndërprerë për shkak të problemit teknik. Siç ceket në kumtesë, qytetarët ë cilët kanë nevojë, mund ta shfrytëzojnë numrin 112, deri në mënjanimin e problemeve teknike. "Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se numri 192 për shkaqe teknike për momentin nuk është në funksion, po ndërmerren masa për mënjanimin e tyre. Ju informojmë se në funksion është numri 112 dhe qytetarët të cilët kanë nevojë mund ta shfrytëzojnë këtë numër", ceket në kumtesë. 

Shkup - Zjarri afër Vardarishtes është vënë nën kontroll dhe aktualisht po shuhet. Në terren ndodhen 25 zjarrëfikës me tetë automjete zjarrëfikëse, deklaroi për MIA-n komandanti i Brigadës Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit (NJTZ) Zvonko Tomevski. Tomevski sqaroi se si masë parandaluese kanë qenë të detyruar të shkyçin dy largëpërçues, një të EVN-së dhe një të MEPSO-s, për shkak se po punohet në afërsi të tyre. "Nuk ka të lënduar dhe nuk ka dëme materiale", deklaroi Tomevski.

Vjenë - Irani sot paralajmëroi se do ta ndërtojë impiantin e ri të tretë për pasurim të uraniumit në një lokacion të sigiurt. Paralajmërimi pasoi pas rezolutës së Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, në të cilën akuzohet Irani se nuk i plotëson detyrimet e saj bërthamore. "Republika Islamike e Iranit nuk ka zgjedhje tjetër përveç se t'i përgjigjet kësaj rezolute politike. Sipas kësaj, shefi i Organizatës për Energji Bërthamore të Iranit i ka lëshuar urdhrat e domosdoshëm për ndërtim të një qendre të re për pasurim të uraniumit në një lokacion të sigurt", theksohet në deklaratën e përbashkët të Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme dhe Organizatës për Energji Bërthamore të Iranit.

Tel Aviv - Armata izraelite bëri të ditur se në një operacion në pjesën jugore të Sirisë ka arrestuar disa anëtarë të Hamasit të cilët po përgatitnin sulme ndaj Izraelit. Autoritetet siriane ende nuk kanë konfirmuar një ndërhyrje izraelite në territorin sirian. Që nga rënia e regjimit të Bashar al-Asadit në dhjetor të vitit 2024, Izraeli ka kryer qindra sulme në territorin sirian dhe ka vendosur forca në zonën e demilitarizuar të Lartësitë e Golanit midis dy vendeve.

Nju Delhi - Gjatë rrëzimit të aeroplanit të pasagjerëve Boing 787-8 të "Er India", i cili qarkullonte nga Ahmedabad për në Londër, e humbën jetën të paktën 133 persona.  Aeroplani i "Er India" me 232 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit u rrëzua pak kohë pas ngritjes nga aeroporti në Ahmedabad. Aeroplani u rrëzua mbi një objekt të Kolegjit të Mjekësisë dhe Spitalit Civil në Ahmedabad. 

QËNDRONI TË LIDHUR